Aleati i Bashës: Nuk ka zgjedhje në 13 tetor, u mbyllën të gjitha afatet

Elena Tase
Kryetari i PD, Lulzim Basha, deputetet Dashamir Tahiri, Agron Duka dhe Fatmir Mediu, duke folur per gazetaret pas nje takimi me aleatet e Partise Demokratike, ku kane diskutuar garantimin e zgjedhjeve te lira dhe transparenca mbi financimin e partive./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and lawmakers, Dashamir Tahiri, Agron Duka and Fatmir Mediu, after a meeting with Democratic Party allies, where they discussed guaranteeing free elections and transparency of party funding.

Ashtu sikurse ishte edhe e deklaruar 13 tetori nuk realizohet! Kështu u shpreh aleati i Bashës dhe kreu i PAA, Agron Duka. I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Duka u shpreh se zgjedhjet ne 13 tetor nuk do të mbahen.

“Nuk mbahen zgjedhjet në 13 tetor, sepse në fakt u mbyllën të gjitha afatet. KQZ nuk u mblodh, pra 13 tetori nuk realizohet, dekreti i Presidentit u hodh poshtë.

Faktikisht ka një dualizëm pushtetesh në realitetin shqiptar. Është ai i mazhorancës që sipas nesh ka kapur të gjitha institucionet dhe nga ana tjetër dekreti i Presidenti që njihet nga opozita. Pra nuk ka tre pole, por dy, mazhoranca dhe opozita që janë të qëndrueshëm dhe nuk lëshojnë asnjë hap nga qëndrimet e veta”, është shprehur Duka.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *