A mbështesin Brukseli dhe Uashingtoni qeveritarë të korruptuar?

Nela

Analisti i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit Daniel Serwer ka bërë një replikë me dy autorë ballkanikë, të cilët akuzojnë ndërkombëtarët që po e lenë Ballkanin jashtë BE duke mbështetur korrupsionin qeveritar në emër të stabilitetit.

Vladimir Djordjevic dhe Vladimir Vuckovic në një koment të bouar në 19 korrik në Ballkan Insight, shprehen të bindur se “europianizimi i Ballkanit ka qenë një dështim”.

Arsyet sipas tyre janë: 1-Korrupsioni dhe marrëdhëniet e brishta rajonale. 2-Brukseli është fajtor për ndërmarrjen e një qasjeje “stabilitokratike”, pra, që favorizon stabilitetin mbi reformën.

Por Serwer e quan këtë qajse, gabim.

Sipas tij kjo qasje anashkalon progresin e dukshëm të bërë në të gjithë Ballkanin që nga 1991 dhe faktin që mbështetja ndërkombëtare nuk është çdo herë për arsyet që duket sikur është.

“Progresi duhet të matet nga ku ka ardhur Ballkani dhe jo nga distanca e tyre nga një ideal” – shkruan Serwer.

Sipas tij megjithëse në shumë vende të Ballkanit “qeverisja dhe sundimi i ligjit kanë dështuar” dhe “partitë politike në pushtet përdorin pushtetin, për të ndërtuar foletë e tyre”, Ballkani që njihnim dikur ka ndryshuar.

“Sot, shumë turistë dhe njerëz të të gjitha grupeve etnike shkojnë pothuajse kudo dhe kurdo që duan në rajon, me shqetësime minimale, duke u përballur me aspak armiqësi dhe duke gjetur sjellje kryesisht profesionale nga ana e zyrtarëve në kufij.  Standardet e jetesës janë rritur, kujdesi shëndetësor është i disponueshëm, edhe pse një kujdes më i avancuar shpesh kërkon një udhëtim në BE” – shkruan ai.

Djordjevic dhe Vuckovic shkruajnë se ndërkombëtarët shpesh mbështesin liderë të korruptuar dhe qortojnë BE-në se sjell “kryesisht vetëm ndryshime formale zyrtare dhe për pasojë të kufizuara dhe sipërfaqësore”.

Por Serwer tërheq vëmendjen në rastet kur kjo mbështetje është strategji për të arritur qëllimet e duhura. Ai përmend rastet kur BE-ja dhe SHBA-ja i kanë mbështetur këta lloj liderash “qëllimisht dhe me sukses”.

Millosheviçi i Serbisë dhe Nikola Gruevski i Maqedonisë si rezultat e panë veten në gjykatë – shkruan Serwer.

“Brukseli dhe Uashingtoni do të ishin të marrë të shqetësoheshin për ndryshime, nëse alternativat janë po aq të korruptuara sa, ose më keq akoma sesa zyrtarët aktualë në detyrë” – shkruan ai.

n.s. / dita

Share This Article
8 Comments
  • Po, Uashingtoni dhe Brukseli ca me shume mbeshtesin qeveritare te korruptuar ne emer te nje gjoja “stabiliteti”. Dhe pushtetet e korruptuar e kane kuptuar tashme se mjafton te ndash korrupsionin me zyrtaret e Uashingtonit dhe Brukselit ne vendet e tyre dhe merr nga ata me teper mbeshtetje sa kane ne popull.
    Ne se sot Ballkani ka probleme madhore me qeverisjet e korruptuara kjo eshte pikerisht per kete arsye, se Ballkani ka se paku keto 20 vjet qe nga lufta e Kosoves (1999) qe eshte parcele eksperimentale e deshirave te Uashingtonit dhe Brukselit. Ballkani sot eshte nje deshtim i politikes Uarshingtonit dhe Brukselit. Ne menyre qesharake ky deshtim kerkohet te justifikohet me tezen aq te dashur ne Perendim – “Nderhyrja e Rusise”

  • Brukseli dhe Uashingtoni jane te detyruar dhe te imponuar nga vetvetja e tyre te mbeshtesin qeveritare te korruptuar.Sepse vete sistemi i lire favorizon korrupsionin te bazuar tek thithja sa ma shume many many ne xhepin e qeveritarit te korruptuar.Nuk gjene nji per derman qeveritare apo politikan te ndershem sic i kisht monizmi.Te cilet dhe keto nuk mund te ishin te ndershem.Por isht sistemi qe ia impononte te ishte i ndershem.Ne te kundertn dilje armik dhe perfundoje ne burge etj etj.Me nji shpejtesi qe ky vetingu i sotem peshqesh nga sistemi demokratik i lire asht teper qesharak.Sepse me njimije e nji kiamete po imponohet te lind,e pale kur te filloje te rritet e ti lejne shpergajte ne djep si arkitet antikitet i drejtesise.Ky asht mendimi per aktualitetin politik,qeverisje shqiptare.
    Ne fund,shkurt.
    Perendimi nuk ishte i pergaditur per fitore mbi sistemin monist boterore.I vetmi shtet kapitalist qe veproi me pergjgjesi e ne prspektiv ishte Gjermania per kontributin ne bashkimin dhe unitetin me gjermanin e lindjes ku sot nuk dallohet askund diferencimi midis dy gjermanive.
    Fatkeqesia e planetit sot ne bote asht vendosja pa merit e Pr.Trump ne Shtepine e Bardhe.Ne vend te rrisin influencen Amerika ne gjithe boten,ka pesue fjiska,Superfuqit te tjera po ia marrin ne kthese Amerikes.Kshtuqe nga nji vella i madh po krijohen vllezer te tjere te medhenje.Pra bota do ket jo nji si deri me sot po dy apo tre.

  • Pse nuk marrim shembull politiken tone…
    Kemi tre parti qe deri sot quajne perendimin “miqte tane” kane 30 vjet qe qeverisin ndersa 70% e popullit mori arratine nga qeverisja e tyre
    Keta tre parti kane pasur mbeshtetjen e perendimit pra ju eshte njohur qeverisja mbi shqiptaret
    A ka lejuar perendimi autokrate ne shqiperi?
    Une them po
    Po pse?
    Thjeshte sepse autokratet jane te korruptuar pra te jesh politikan i korruptuar je i shantazhueshem nuk mbron dot interesat e popullit sepse je i shantazhueshem dhe i shet ato per interesat e tua
    Nqs perendimi do vinte si kusht demokracine ne kembim te mbeshtetjes politike per keta tre parti sot keto parti nuk do ishin me

  • Me Sali Berishen 30 vjet, Ilir Meten president dhe Edi Ramen kryeminister nuk ka nevoje per komente qe perendimi mbeshtet forcat regresiste e kriminale, te pakten ketu ne Shqiperi. Kjo per arsyen e zbatimit te axhendes se tyre ne Shqiperi.

  • Qe perendimoret nuk duan njereze te pakorruptuar u pa si ne Shqiperi si ne Kosove: ishim qindra studente e profesioniste shqiptare te shkolluar e te punesuar neper euvrope deri ne administraten e ketyre venddve: shume prej nesh u ofruan per te punuar ne shqiperi edhe ma vone ne kosove : shume shume pak u pranuan! Jane ´nationalista ‘ …. qofte edhe per nje pune si infirmiere a mjek( shqiptaret e sviceres e kishin formuar ne nje kohe nje keshille per kete) …

  • Millosheviçi në gjykatë ishte një farsë e shëmtuar e Europës për të shkarkuar vetëm tek ai, përgjegjësitë e saj politike, rracizmin ndaj myslimanëve europianë dhe paaftësinë totale të saj për të zgjedhur konfliktet brenda kontinentit, pa ndërhyrjen e Amerikës. Europa është njësoj përgjegjëse si serbët, për krime ndaj njerëzimit në ish-jugosllavi, genocidid, kampe shfarosje përqendrimi mu në zemër të kontinentit që udhëheq me intriga, dëngla pseudodemokratike dhe pandërgjegjshmëri.
    Të mos harrojmë që kur Amerika kishte ardhur të zgjidhte çështjen e Kosovës, Europa edhe pse impotente, minonte përpjekjet Amerikane dhe shantazhonte liderët e Kosovës, që jetonin masakrat ndaj popullit të tyre, spastrimin etnik dhe rrezikun e jetës nga shteti kriminal serb.
    5 vënde europjane as sot e kësaj dite nuk e njohin shtetin e Kosovës. Kur Europa nuk arrin të flasë me zë të vetëm, apo të bindë pjestarët e saj, është e pamundur të merret seriozisht.
    Nuk është çudi që humnera të tjera dhe krime të tmerrshme si ato të ish-jugosllavisë, të përfshijnë përsëri një Europë kaq ksenofobinë, rraciste, dogmatike,
    të përçarë dhe tërësisht impotente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *