Raporti: Shqipëria e bekuar me pasuri ujore, por çalon tek kujdesi

Bora Basholli

Pozita gjeografike pranë detit Adriatik dhe detit Jon, ka bërë që vendi ynë të jetë “i bekuar” nga një pasuri ujore e pashembullt për sipërfaqen që ka dhe numrin e popullsisë.

Veç perlave bregdetare të Jonit Shqipëria ka një pasuri prej 247 liqenesh natyrore, 125 lumenj që rrjedhin nga juglindja drejt veri-perëndimit dhe 15’000 ha sipërfaqe lagunore bregdetare, që shërbejnë si strehë për mbrojtjen, riprodhimin e shumë gjallesave ujore.

Për të ruajtur këto vlera, cilësia e ujërave është tepër e rëndësishme.

Duke u nisur nga ky fakt, por edhe sepse jemi në sezonin turistik Agjencia Evropiane e Mjedisit EEA dhe Komisioni Evropian, ka paraqitur një raport, për cilësinë e vendet ujore të frekuentuara në Evropë.

Sipas të dhënave, raporti synon të ndihmojë qytetarët evropianë të informohen se cilët janë bregdetet, lumenjtë dhe liqenet më të mira dhe të sigurta për tu vizituar.

Sipas raportit, më shumë se 21.000 plazhe monitorohen në Evropë për çdo sezon.

Për sa i përket vendit tonë, janë identifikuar dhe raportuar 108 plazhe të frekuentuara. Plazhet janë klasifikuar duke mbështetur tek dy parametra mikrobiologjikë si “Escherichia coli dhe enterokokët e zorrëve”.

Për fat të keq, nga vëzhgimet e këtij raporti del se rreth 85.2 për qind janë me standardet minimale të cilësisë së përcaktuar, ndërsa 10 të tjera janë me cilësi të dobët.

Gjithashtu, edhe 6 vende ujore janë përcaktuar si pa cilësinë më minimale për frekuentim.

Përveç monitorimit, autoritetet ofrojnë gjithashtu informacione mbi menaxhimin e vendeve ujore të përdorshme në vend.

Nga të dhënat rezultoi se në Shqipëri, 10 dete, rreth 2.5 përqind më pak se në vitin 2015, kur rezultonin rreth 31 bregdete me cilësi të dobët.

Në raport thuhet se ky përmirësim është kryer në baze të pesë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza që janë ndërtuar vitet e fundit. Sipas raportit, duhet të shtohen impiante edhe në ujërat me cilësi të varfër, duke përcaktuar një numër më të lartë të deteve cilësore.
Impiantet që janë ndërtuar në Shqipëri dhe përfitimet e tyre.

  1. Impianti i trajtimit të ujërave të ndotura në Kavajë me kapacitet 4.500 m3 / ditë, që siguron ujë për 25000 banorë.
  2. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Durrës, i bashkë-financuar nga Banka Evropiane dhe Komisioni Evropian, me kapacitet 60. 000 m3 / ditë, që siguron ujë për 250 000 banorë.
  3. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Sarandë, i bashkë-financuar nga Banka Evropiane dhe Komisioni Evropian, që siguron ujë për 60. 000 banorë, me një kapacitet 12. 240 m3 / ditë.
  4. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza Shëngjini, i bashkë-financuar nga Banka Evropiane dhe Komisioni Evropian, i cili siguron ujë të pastër për 60 000 banorë dhe ka kapaciteti rreth 12. 240 m3 / ditë.
  5. Impianti i trajtimit të ujërave të zeza në Velipojë ka kapacitet 15. 800 m3 / ditë e siguron ujë për pothuajse 50 000 banorë; ajo u dhurua nga Komisioni Evropian në kuadër të programit të Instrumentit për Ndihmë Para-Anëtarësimit (IPA ).

Gjithashtu, raporti shpjegon se në vitin e kaluar, u gjetën gjashtëmbëdhjetë ujëmbledhës përbrenda Liqenit të Ohrit, por këto ujëra nuk mund të klasifikohen cilësorë, pasi nuk janë mbledhur ende mjaft mostra përcaktuese.

Por, pavarësisht ndryshimeve të shumta Shqipëria ka ende shumë për të bërë mbi cilësinë e vendeve ujore të frekuentuara, pasi renditet ndër vendet e fundit në Evropë, shkruan SI.

Në një informacion të përgjithshëm, raporti cilëson se 95.4 përqind të vendeve ujore të frekuentuara, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, i përmbushnin kërkesat minimale. Vendet si Qipro, Malta, Austria dhe Greqia, ishin katër vendet me cilësinë maksimale të plazheve.

Ndërsa, vende të tjera me cilësi të mjaftueshme ishin Letonia, Luksemburgu, Malta, Rumania dhe Sllovenia.

Gjithashtu, në raport u përcaktua se për Francën dhe Spanjën ka pasur një ndryshim në krahasim me vitin 2017, vendet me cilësi të ulët janë zvogëluar në këto dy shtete, ndërsa Italia ka pasur një rritje të ujërave të frekuentuar me cilësi të dobët.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • SHQYPNINE E KA BEKUAR ZOTI, POR E KA MALLKUAR ENVERI DHE ENVERISTET ME PUSHTET PAS TIJ

    Ne Greqi impiantet e pastrimit te ujrave te zeza jane denbabaden ne cdo fshat turistik, nuk diskutohet fare per qytetet bregdetare, nese leshon MUTIN ne det gjoba eshte katastrofale per mutdhjeresit, ne Shqypni llokmat e MUTIT lundrojne ne siperfaqe te detit dhe atje ku lahen kalamajte me shume gjen shurre se uje me jod dhe kripe deti. Kur intelektuali pas viteve 90-te tentoi te sillte ne Shqypni investitore te huaj, kryesisht cekosllovake ne fushen e pastrimit te ujrave te zeza ne bregdet dhe ne fshatra, impiante moderne me kapacitet te vogel dhe te mesem perpunues, atehere Sali Berisha si kryeminister u pergjegj:

    PO SHQYPTARET TERE JETEN MES MUTIT KANE JETUAR, C’NA DUHEN KETO IMPIANTE MODERNE?

    Besoj se duke lexuar kete shkrim emocionues per vendin tone zoti Berisha te kete nderruar mendje.

  • Po vlora she himara pa impinge pastrimi ….ujrat e ndotur derdhen ne det part u moren nga format e lungomares puna nuk u be

  • Po po, aq te kujdeshme per ujerat tone jane sa i dhane qeverise pare per qindra HEC per te shkateruar ekosistemin e lumenjeve e bregdetit tone!!
    Pfff po kur do behen shqiptaret Zot ne shtepine e tyre!

  • Keta duan me shit impiantet e tyre asgje ma shume! Ndihmat ndihmojne ekonomine e tyre e ne na fusin ne borxhe per qindra vjet! : ne vende si tonet ujerat derdhen ,me a pa impiant ,ne deti se kemi terrenin ashtu qe nuk i pi ujin kur bje shi edhe cdo here uji i shirave pastron rruget edhe shkon ne deti me gjithe fekalet . Kjo ndodh edhe ne jug te Frances ku ka impiante po ku pas cdo shirave ndalojet dallja ne deti se ka teper Ecoli se gjithe muti i qeneve perfundon ne deti … pra qe na duhen impiantet patjeter , po perkunder atyre mos u cuditni do kemi cdo here E coli e bakteri tjera!
    Sa per grekine vertete kujtoni se ujerat respektojne kufirin administrativ aq mire se nuk kane asnje Ecoli albanistaneze qe kalon ´kufite administrativ’?
    Ps: te shpresojme se nuk eshte prape u hapen tendera qe te gllaberojme paret publike si cdo here deri sot!

  • Po lexoja per kuriozitet Gazeten Dita te vitit 2018 dhe me pare! Artikuj mburres per Ramen dhe mediokritetin dhe perversitetin e artikull shkruesve! Tani habitesh kur shikon qe lavderohet Likja,per floririn e kam fjalen dhe shajne Ramen! Nuk lene koment pa botuar te atyre qe perdorin fjalet me te ulta te shqipes dhe jane turpi dhe krimi i Dites edhe neqoftese komenti perseritet nganjehere deri 5 here, sepse komentuesit e Dites jane like-berisha gjysem analfabete dhe injorante.Tena rroje injoranca dhe hajduteria shqiptare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *