Barça e mirë, Reali i keq?

anazapta

“Më tepër se një klub” është motoja e Barcelonës, skuadrës kryesore të kryeqendrës së Katalonjës, krahina që gjithmonë ka dashur shkëputjen nga pushteti qendror i Spanjës. Reali është klubi i mbretit, ka qenë klubi që përkrahte diktatori Franko, ndaj edhe rivaliteti i Barçës me të është shtrirë përherë edhe jashtë fushës së futbollit, duke krijuar shpesh idenë se Barcelona është e persekutuara dhe Reali përfituesi. Por a është vërtet kështu? Ka mjaft fakte që tregojnë të kundërtën e atyre që besohet.

Miti Forcat fashiste të Frankos e vunë që në fillim në shënjestër Barcelonën, duke vrarë presidentin e saj, Josep Sunyol, në gusht 1936, gjatë javëve të para të luftës civile.

KUNDËRSHTIMI Vrasja e Sunyolit nuk ka të bëjë aspak me postin e tij si president i Barcelonës. Ai ishte deputet i Esquerra Republicana (E majta Republikane Katalanase) dhe aksidentalisht doli në anën e gabuar të frontit, duke brohoritur “Viva la Republica” para trupave nacionaliste të Francos.

Miti Nëntë Kupa Kampionesh. Real Madrid është skuadra më e mirë e të gjitha kohëve.

Kundërshtimi A është vërtet? Në 40 vitet e fundit, Reali ka fituar tre Champions League. Më pak se Barcelona, Liverpool, Milan, Bayern, Ajax…

Miti Regjimi i Frankos nuk e lejoi Barcelonën të fitonte asgjë.

Kundërshtimi Barcelona fitoi katër Copas del Generalisimo (po, të Gjeneralismit Franko) dhe tre tituj në periudhën midis fundit të luftës civile deri më 1953, koha kur regjimi ka qenë në kulmin e egërsisë. Iu deshën dhjetë vjet për të fituar titullin pas vdekjes së tij, ndërkohë që Reali fitoi katër nga pesë kampionatet e parë pas vdekjes së Frankos.

Miti Vetëm pushteti i regjimit të Frankos mbi arbitrat i dha mundësi Realit të ndërtonte një dinasti e të bëhej klubi më i suksesshëm në historinë e futbollit spanjoll.

Kundërshtimi Kjo ishte arsyeja që Reali ishte edhe më i suksesshëm në Evropë, ku Franko ishte i papranueshëm?

Miti Real Madrid është një klub xhentëlmenësh. Tifozët e tij duartrokitën Ronaldinjon në nëntor 2005, pasi i dha fitoren Barcelonës në “Bernabeu”. Tifozët idhnakë të Barcelonës nuk do ta bënin kurrë këtë gjë.

Kundërshtimi Veç në mos qoftë dita kur Laurie Cunningham i vuri në majë të shpatës në shkurt 1980, apo jo? (Anglezi u duartrokit në “Camp Nou” për lojën fantastike në fitoren 2-0 të Realit).

Miti Me katër tituj radhazi dhe Champions League më 1992, Dream Team e Barcelonës është skuadra më e madhe të gjitha kohëve.

Kundërshtimi Ndoshta skuadra më me fat e të gjitha kohëve. Barça fitoi tre nga katër titujt e saj në javën e fundit, falë gabimeve të kundërshtarëve dhe jo shkëlqimit të saj: në dy sezone radhazi, Reali shkatërroi gjithçka në fushën e Tenerifes, në rastin e tretë një penallti e humbur në minutën e 89-të nga qendërmbrojtësi i Deportivos, Miroslav Xhukiç, i dhuroi Barcelonës titullin. Oh, edhe Champions League e fitoi në kohën shtesë. Me një goditje standard.

Miti Real Madrid është një klub spanjoll, gjithmonë gati të ndihmojë kombëtaren. Ndryshe nga Barcelona.

Kundërshtimi Barcelona ka nxjerrë lojtarë për kombëtaren më shumë se çdo klub tjetër. Përfshirë edhe Realin.

Barça, Madridi dhe unë

Nga Michael Laudrup, ish-lojtar i të dyja skuadrave

Kur mbërrita te Barcelona, më 1989, pata një imazh të qartë të Barçës si një klub për të gjithë Katalonjën. E ndieje vërtet se ishte e veçantë. Njerëzit të tregonin për të kaluarën dhe që “Camp Nou” ishte i vetmi vend ku mund të flisnin në gjuhën katalanase. Për ta kuptuar këtë, duhej të kuptoje çështjen katalanase.

Real Madrid ishte më tepër një skuadër për të gjithë Spanjën. Barcelona ka tifozë jashtë Katalonjës tani, por në atë kohë ishte ndjesia se Barcelona ishte vetëm katalanase, ndërsa Reali kishte tifozë në të gjithë Spanjën.

Si lojtar kishe më pak ndjesi për identitetin politik, lojtarët nuk e ndienin atë në të njëjtën mënyrë si media dhe tifozët. Media edhe pyetjet m’i bënte në gjuhën katalanase, ndonëse unë mund të flisja vetëm kastiljanen.

Befasohesha nga urrejtja e madhe midis dy palëve. Ishte diçka që e ndjeva deri në palcë kur u transferova te Reali. Nuk e di nëse është e njëjta urrejtje edhe në drejtimin e kundërt. Lojtarë si Hagi, Prosineçki e Luis Enrike kanë shkuar nga Reali te Barça, por nuk  ka qenë aq keq.

Të luaje kundër Barcelonës dhe pritja aq armiqësore ishte një përvojë shumë e trishtuar. Ishte shumë e ashpër, por duhet ta shikoj edhe nga këndvështrimi i tyre. Pas ndeshjes së parë kundër tyre, më 1995, Jorge Valdano më tha në avion: “Sonte e kuptova se sa shumë të kanë dashur, kur pashë se sa shumë të urrejnë tani”.

 

 

 

Share This Article
3 Comments
  • Ky eshte nje trillim koke e kembe. Mjafton te shikosh 2 penalltite e fundit qe ka marre reali dhe e kupton me mire se si eshte e verteta. Mos te diskutosh tolerimet per kartona qe behen tek Reali. Eshte skuadra qe per nderhyrje teper te egra nuk ndeshkohet, ndersa kundeshtaret jane vazhdimit te ndeshkuar per protesta dhe nderhyje teper te diskutueshme.

  • Kaq te sjellshem jane sa ne kundershtim me gjithe boten e qytetruar ne stadiumin e tyre shkruhet “Kosova eshte Serbi”. Bravo i qofte Bajernit qe kerkoi qe te njihej nga UEFA edhe Kosova.

  • Reali ka marre 3 pike ne kampionat pra 3-4 javesh, nga arbitri qe nga 3 minuta te dhena ne kohen shtese, ai e coi ne 6 minuta duke dhene pennalti ne minuten e 6 te kesaj shtese kur ishte faull i bere ne dem te kundershtareve nga idioti i perhershem Pepe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *