Bëhet me dije se një person është plagosur me armë zjarri, mbrëmjen e sotme në Selenicë të Vlorës.
Policia ka njoftuar se në sallën operative të DVP Vlorë, urgjenca e spitalit ka njoftuar se një person me inicialet D.T, rreth 50 vjeç nga Selenica është plagosur me armë zjarri.
Sipas njoftimit, i plagosuri është transportuar me makinë private drejt spitalit.
Urgjenca, gjithashtu, ka nisur autoambulancën me ekipin mjekësor dhe pritet ardhja e të lënduarit në spital.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor janë nisur për në vendngjarje.
e.ll./dita
