Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në rrugën e Unazës, në zonën e Ujit të Ftohtë, në Vlorë.
Sipas raportimeve, rreth orës 21:50 një makinë ka përplasur një nënë dhe vajzën e saj.
Makina ka qenë duke me shpejtësi të lartë, dhe drejtuesi nuk ka mundur të frenojnë në kohë.
Të plagosurat janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndonëse nëna është në një gjendje pak më të rënduar se e bija.
e.ll./dita
