Burimet e gazit natyror/ Rriten tensionet Qipro-Turqi

Edona Llukacaj

Në një kohë kur tensionet mes Turqisë dhe Qipros janë rritur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me kërkimet për burimet natyrore të gazit, ministri turk i Energjisë, Fatih Donmez, bëri me dije se anijet turke po vazhdojnë operacionet në Mesdheun lindor, dhe një anije tjetër do t’u bashkohet këtë muaj.

Turqia ka dërguar dy anije shpuese si dhe një anije eksplorimi, për të operuar në ujërat jashtë ishullit të ndarë të Qipros, ndërsa ëhtë akuzuar nga Greqia se po dëmton sigurinë në rajon.

Kundër operacioneve të Turqisë në këtë rajon janë shprehur edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Nga ana e saj, Turqia ka kundërshtuar marrëveshjet që qeveria qipriote, e njohur ndërkombëtarisht, ka arritur me shtetet e tjera mesdhetare për zonat ekonomike detare. Ankaraja thotë se turqit qipriotë kanë të drejtë për një pjesë të burimeve.

Nikozia është në mosmarrëveshje me Turqinë që nga pushtimi turk, më 1974, i cili ka ndarë ishullin në dy pjesë: Qipron greke, e cila njihet ndërkombëtarisht si Qipro, dhe rajonin separatist të Qipros turke.

Por Qiproja turke njihet si shtet vetëm nga Turqia dhe është subjekt i sanksioneve ndërkombëtare.

e.ll./dita

 

Share This Article
2 Comments
  • Qipro turke,eshte Qipro tamam,se eshte gjysma e ishullit dhe pjesa me e bukur,me e gjelberuyar,dhe me turistike.
    Te drejte per burimet natyrore te ishullit ka Turqia,duan,s`duan grekerit.
    Shelfin kontinental,te detit mesdhe Turqit dijne ta ndajne mire sipas parimeve nderkombetare,jo si shqiptaret,qe kane ca spurdhjaker qeveritare,qe shesin kufijte,toke e det,qe u lane te paret.
    Turqit kane bicak.

  • Nuk jam mysliman.Por çfarë duan këta parazitët grekë.Pse vetëm ata të jetojnë,bile pa punuar.Erdhën nga larg gjermani i sindromi në bijtë e Agamemnonit.dhe Sofokliut.Rëmbyen tona nga fqinjët.HËNGRËN QYL MILIARDA NGA Evropa për 50 vjet.Bënë qef.pa.punuar.Vitet e.fundit Dogji u mundua tu a.nxirte nga hundët,duke i shndërruar në langot.Cipradi filloi ti ringrerë,e.hoqën.Zgjodhën vajzën historike.për të jetuar me qyl .Në këtë kuadër veprohet dhe në Qipro,prej grekut.Haron ai, se turku e ka hanxharin më të madh se.brisku i rojes së grekut.Dhe në vënd që ta bëjë synet,grekun do ta lerë pa allate.Të paktën të na lerë rehat në shqiptarëve. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *