Mos shkelni barin! Cilin bar?

Ori

Këtu jemi në qendër të Tiranës, buzë bulevardit Dëshmorët e Kombit, pranë statujës së Ismail Qemalit.

Është një vend që frekuentohet shumë nga turistët, sepse fotografojnë instalacionin e një bunkeri të kohës së komunizmit që ndodhet në këtë lulishte.

Por tabela “Mos shkelni barin”, e vendosur aty në dy gjuhë duket qesharake dhe pa kuptim.

Nuk ka bar, siç shihet qartë në këtë foto të dërguar nga lexuesit tanë, veç ca fijeve rrotull boshtit që mban tabelën.

Kështu që…

O do do hequr tabela, o do mbjellë bari.

o.p. / dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *