Raporti: Kërkesat e shqiptarëve për leje qëndrimi në Itali, në rritje

Bora Basholli

Ministria italiane e Punës dhe Çështjeve Sociale ka publikuar raportin me të dhënat e fundit zyrtare mbi karakteristikat e shtetasve të huaj.

Aktualisht në Itali jetojnë 5 milion e 144 mijë shtetas të huaj e 440 mijë janë shqiptarë.

Ata renditen të dytit në numër pas komunitetit të emigrantëve rumunë që janë mbi  1 milionë e 190 mijë, shkruan Oranews.

Statistikat zyrtare të raportit ministerial të Drejtorisë së Përgjithshme të Emigracionit e të Politikave të Integrimit informojnë se ka një rritje të numrit të lëshimit të lejeve të qëndrimit për shtetasit e huaj që kërkojnë të jetojnë në Itali.

Kërkesat e shtetasve shqiptarë për t’u pajisur me dokumenta të rregullta janë rritur me  7.8 % në krahasim me një vit më parë.

Sipas të dhënave të fundit janë 20 013 shqiptarë që kanë marrë leje qëndrimi, 69.8% e tyre për motive familjare (bashkim familjar), 6.3% për motive punësimi e 23.9 % për motive të tjera (studimi, mjekësor etj).

Rreth 54% e emigrantëve shqiptarë në Itali janë të punësuar.

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Emigrimin nuk e njohin vetem Shqiperia dhe pjesa e Lindjes,ppr edhe BE. Meqe jemi tek Italia, italianet kane emigruar dhe vazhdojne ta bejne. I ke ne mase ne Argjentine, Amerike dhe ne Europe si Gjermani, Zvicer, Angli, France, Australi. Nuk duhet ta shikojme si nje fenomen negativ. Edhe shqiptaret rrine sa rrine jashte shtetit e pastaj kane deshire te kthehen ose per te hapur nje biznes ose per te pleqeruar. I kemi pare kuzhinjeret tane qe kane fituar eksperience ne Itali, Greqi dhe me gjere. Jane me te miret, fale eksperiences qe kane fituar jashte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *