Nuk ia hedh dot Amerikës, fiton lotarinë amerikane por i zbulojnë…

Elena Tase

Lotaria amerikane është ëndrra e përvitshme e shumë qytetarëve të Shqipërisë dhe jo vetëm. e tillë ka qenë edhe për Çlirim Tupin nga fshati Zabzun, fshat i Librazhdit, por gjeografikisht në kufi me Dibrën, derisa u shpall fitues.

Por ëndrrat kthehen në makth, nëse përpiqesh të gënjesh amerikanët, apo të kryesh vepër penale sikundër veproi 36 vjeçari, gjë të cilën nuk e kishte çuar kurrë ndërmend.

Pas një hetimi intesiv disamujor Prokuroria mbylli hetimet dhe e dërgoi Çlirim Tupin të pandehur në Gjykatë së bashku me një drejtor shkolle që ka vulosur dokumente false dhe e ka “diplomuar”.

I dyshuari nuk e kishte frekuentuar asnjë ditë gjimnazin. Në dokumentet e firmosura nga ish-drejtori i shkollës Dashnor Hysa që do të gjykohet me të riun për falsifikim dokumentesh, në përshkrimin e sjelljes shkruhet se mëson me hope, por ka një sjellje të mirë.

Këtë diplomë gjimnazi 36 vjeçari nga Dibra e ka paraqitur në Ambasaden Amerikane për intervistën prej të cilës pas lotarisë priste të pajisej me vizë. Por ndërkohe siç kuptohet amerikanet kishin kryer verifikimet e tyre dhe madje kishin shkuar deri në fshatin Dorëz në Librazhd, në shkollën “Shefqet Dosku” dhe kishin kontaktuar me stafin pedagogjik.

Dhe ashtu sikurse ishin edhe dyshimet, zbulimi i amerikanëve ishte se fituesi i lotarisë kishte paraqitur dokumente false në zyrat e selisë diplomatike dhe pretendonte të pajisej me vizën, që i takonte pas fitimit të lotarisë amerikane.

Në këto kushte pasi ka parë se ëndrra e tij amerikane u thye, i riu ka vendosur të thotë të vërtetën. Ai ka treguar se i duhej një diplomë dhe se kishte takuar një qytetar në Rrugën e Kavajës, të cilit i ka paguar 2 mijë euro për të marrë një vërtetim të tillë.

Policia shkencore përmes një shkrese i ka bërë të ditur Prokurorisë se shenjat e vulave në vërtetimin  e shkollës së mesme i përkasin vulës së shkollës, ndërkohë që Tupi nuk rezultonte i regjistruar në indeksin e amzës. Por ish drejtori i shkollës edhe ai i marrë i pandehur ka deklaruar se një i ri kishte shkuar në zyrën e tij dhe i kishte kërkuar një vërtetim notash dhe ai ja kishte dhënë pas një verifikimi në regjistrin e veçantë.

Vetë drejtori i shkollës bën të ditur se i riu që kishte kërkuar këtë listë notash figuronte si nxënës i shkollës së mesme. Por, sipas Prokurorisë ish-drejtori nuk thotë të vërtetën dhe se zyrtari ka shpërdoruar detyrën duke mbajtur vulën jashtë shkollës dhe duke mos i vendosur numër protokolli vërtetimit që më pas është sjellë nga Librazhdi në Tiranë dhe është shitur për dy mijë euro.

e.t./dita

Share This Article
14 Comments
  • C’eshte ky gezim kaq i madh i ” e.t/dita” qe paskan kapur nje”kriminel” se paska bere nje deftese fallso…..
    .
    Pse nuk vrisni mendjen per faktin se mbi 70% e te rinjeve duan te ikin te lemerisur nga Shqiperia..

    .Mbani lotet e gezimit !
    .

  • Po keta mut anerikane perse nuk bejne hulumtimet per dokumentat fallco te Deputeteve, Ministrave, Drejtoreve dhe Nenpunesve qe gelojne ne Albanistan?
    Apo “peshku i madh” na qenkesh ky bariu i gjore nga Librazhdi?

  • Ky i shkreti punetor ne Amerike donte te shkonte.Po Lefter Koka me diplome fallco u be minister.Kjo eshte me keq.

  • Jam kunder cdo lloj dokumeti fallco te cdo niveli..por
    .
    POR me GERMA TE MEDHA..ju betohem se ky “puntor llaci” eshte nje mijard here me i mire se ai palo ambasador qe i dha vize gjeneral Luan Hoxhes pasi ky ishte kercenuar me jete nga Shkerdhen Berisha

    • Or, mik, a e ke degjuar ate shprehjen “Nderron havaja, nderron pazari”. Prandaj as mos u cudisni dhe as mos u revoltoni!

  • Ky djali nga Librazhdi ka dashur te plotesoi nji deshjre , per te shkuar ne Ameriken “e enderrave te medha”,po edhe te krimit dhe pasigurise me te madhe ,ku njerzit vriten si “pulat”per tekat e drogmeneve dhe njerzeve anormale te armatosur,te Amerikes ,qe te mbysin reklamat per te shkuar me studime ,per te punuar e per te jetuar “si ne parajse”; dhe sigurisht ,kesaj reklame qe perseritet cdo vit edhe nga ambasada Amerikane ketu ne Tirane ,nuk i paska shpetuar edhe ky djali nga librazhdi ,qe paska vene ne llevizje ambasaden qe paska zbuluar kete “kriminelin” ketu, pa e vene ne rrezik shtetin e fuqishem Amerikan,,se kushedi cfar mund te imin e ketyre armiqeve organizonte atje ,ndoshta ndonji rrevolucion per rrezimin e qeverise Amerikane!Po Amerika e enderrave te medha u dha strehim politik te gjithe atyre bashkepuntoreve te Nazifashizmit nga Shqiperia e tere Ballkani ,duke neperkembur edhe vendimet e Konferences se paqes per denimin e ketyre armiqve ne vendet e tyre dhe qe i perdori pastaj per te organizuar permbysjet ne vendet e Europes lindore!

  • O i shkreti ce paskan djegur. Nje diplome per te punuar ne ndertim fallcifikoi lumadhi, sikur mori tender dhe PPP si sportelisti.
    I varfri dhe i ndershmi e gjejne belane gjithmone, dhe Amerika u eshte qepur kembe per kembe atyre.

  • Sa TURP për AMBASADËN AMERIKANE ,dhe Stafin e saj !!!! TURP TURP TURP TURP TURP !!!! Po ai i Shkreti do shkonte dhe do Lyente me Bojë , do Lante Pjatat apo do bënte LLAÇ !!! U TREMB AMERIKA nga FUKARAI i GJORË , kurse PETRIT HAJDUT VASILI dhe VANGJEL BANDIT TAVO , shkojnë e Vijnë në USA me LEKËT, €UROT dhe DOLLARËT e KORRUPSIONIT SHTETËROR dhe KRRIMIT të ORGANIZUAR , dhe Petritëve të POLITIKËS KARAPUTANË 29 VJEÇARE , NUK JU HYN GJEMB NË KĒMBË !!!!!! Respekte për FUKARAIN nga Librazhdi !!! NEVERI dhe URREJTJE për SPIUNAT dhe DOBIÇAT FUKSA si Fatjon Plaku që Punojnë në AMBASADËN AMERIKANE , për të SPIUNUAR dhe për t’ju PRISHUR ËNDRRAT FUKARENJËVE !!!!! Merruni me Petrit KRYEHAJDUTË Vasilat e POLITIKËS 29 VJEÇARE O MJERANËT SHQIPTARË FUKSA të Ambasadës AMERIKANE !!!! Përse NUK SPIUNONI dhe FUKSONI për KRYEHAJDUTËT dhe DOBIÇAT si Petrit Vasili , Ardjan KRYEKUSAR Fullani , Vangjel KRYEBANDIT Tavo etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj etj , O FUKSAT SHQIPTARË të AMBASADËS AMERIKANE , por merreni me FAKIR-FUKARAIN e LIBRAZHDIT??!!!

  • Nje kerkese kisha per gjithe te rinjte shqiptare te dinstancohen nga partite politike qe jane sot ne qarkullim dhe ti bejne naften emigrimit se shume gjera humbasin.Amerika i do sklleverit te shkolluar dhe me profesione qe te ndertoje vendin e saj dhe tu pellcase zemren prinderve po dhe femijeve qe largohen.

  • Ardian Fullani vodhi diten per diell thesarin e bankes dhe per kete mori shperblim per trimerine e treguar, ndersa ky fakirfukara duhet te paguaj edhe per Fullanin!?

  • Paska bere zbulim te madh Amerika! Turp, te merresh me nje rast te tille. Nuk e di, po a mund te me thote dikush, nje kompetent, nese irlandezet, italianet dhe evropianet emigrante dinin apo jo shkrim e kendim?! Po ce do Ameriken, mor i uruar! Te denojne pa kryer krim, nuk ke shkaktuar asnje pasohe. Kjo eshte drejtesi muti.

  • Vidhni një bukë nga uria dhe kalbeni në burg. Vidhni1 miljon dhe do admiroheni nga shoqëria. V. Hugo . Fullhani, berisha, meta nderohen nëpër ambiente VIPash. Ky i mjeri del në gazetë si kriminel. Çfarë mashtrimi gjigant. Shqipëria i ngjan një grumbulli plehrash ku jetohet keq dhe mjerueshëm, përveç pronarit që bredh me Ferrari.

  • Ahahahahahahahahahah !!!! E kapi Fatjon SPIUN Plaku HAJDUTIN ??????!!!! Po ai është një FAKIR-FUKARA , që do Punoj me PUNË KRAHU atje more HALABAK !!! Me 1 FUKARA nga FSHATRAT e LIBRAZHDIT merreni O FËLLIQËSIRA !!?????? TURP TURP TURP !!! Edhe në USA (SHBA) ajo ‘GËNJESHTËR’ , quhet thjeshtë “GËNJESHTËR E BARDHË” , sepse NUK i PRISH PUNË KËRRKUJT ai FAKIR-FUKARAI nga LIBRAZHDI !!! AI do shkoj atje dhe do LAJ HALETË E AMERIKËS dhe do USHQEJ FËMIJËT e Vegjël !!!! FATJON HALE PLAKU ,e Kapi “HAJDUTIN dhe të KORRUPTUARIN” ??????!!!!! Hej ZOT na RUJT !!!!! NË Vend të merren me Petritë Vasilat , Ardjanë Fullhanët , Vangjelë Tavot , Leonardë Solis , Genc Rrulët , Bodet , Haxhinastot , Naçot dhe PALAÇOT e POLITIKËS 29 VJEÇARE , që kanë VRARË ,PRERË , VJEDHUR , GRABITUR , ZHVATUR dhe PLAÇKITUR gjithë SHQIPËRINË dhe SHQIPTARËT , merren me SUPER FUKARAIN e LIBRAZHDIT , që NUK kanë BUKË të HANË !!!!! Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu Pu !!!!! TURP TURP TURP TURP TURP TURP !!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *