Hijeshojnë drejtoritë
Blu e ndezur në çdo skaj
Ndaj kudo këto 8 vite
Shkuan punët si në vaj.
Titullarët demokratë
Këto punë i torrën hollë
Me merak i ndreqën gratë
Drejtoresha në çdo shkollë
Hidhni sytë sot nëpër shkolla
Nga të doni ta filloni
Sa u lodhën ata burra
Ju kudo do ta shikoni
Kish’ telashe burr’i ngratë
Hall me qenë “zyrtar partie”
Se dratë donin si dhuratë
Nga një çelës drejtorie.
Dhe askush s’e bënte fjalë
Perfomancën, aftësinë
Çfarëdo ceni ta kanë fal’
Veç ta duash fort Partinë
Le të çirret goj’e ligë
Nga inati të pëlcasë
Ne i kemi sot pa frikë
50 nxënës në një klasë
Specialistit i ran’ kokës
Dhe mbi të gjëmoi fshesa
Se ne shkojm përtej Evropës
Bëjmë mësim me 3 ndërresa
Sa i mbajtën mor’ premtimet
Interneti po shkon mbarë
S’kanë komunat telefona?
I kan’ lidh me celular.
Na u mblidhshin militantët
Si në dasëm miq, mikesha
Do të vemë simpatizantët
Qoftë drejtor, qoftë drejtoresha
Kush bën sot sikur s’beson
Se kështu është meseleja
Le të nis të kontrollojë
Emërimet më të reja.
Të shikojë dhe organikat
Sa jan’ fryrë e po pëlcasin
Nesër kur t’u bjerë lapsi
Janë të majtët që i ngasin.

Nuk bie druri tek zullumqaret,or jo!Kane bere kaq shume zullumew sa sdi nga tja fillosh me pare1
SHUME E DREJTE