Një makinë tip “Ford” është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje, në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kosova”, në zonën e Skelës.
Si pasojë e flakëve makina është shkrumbuar totalisht, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime.
Dyshohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur me shpejtësi për të shuar zjarrin.
e.t./dita
