Tjetër letër nga Shkodra për ambasadorët: Ndaloni betimin e Pjetrit derisa të vijë përgjigja nga Italia

J L

Një letër që u drejtohet përfaqësive të SHBA, BE-së dhe Italisë në Shqipëri kërkon pezullimin e betimit të Valdrin Pjetrit në krye të bashkisë së Shkodrës në datë 15 Gusht.

Letra u kërkon ambasadave që të ushtrojnë presion te Rama për të mos konstituuar këshillin bashkiak derisa Italia të sjellë përgjigjet zyrtarisht për akuzat që kjo parti ka ngritur ndaj Valdrin Pjetrit.

“Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë”, thuhet ndër të tjera në letër.

Letra nuk ka firmë dhe vulë, por autorësinë e merr një grup përfaqësues qytetarësh. Ajo u shpërnda për media nga PD.

Letra e plotë:

KERKESË

Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri

Ambasadës së Republikës së Italisë

TIRANË

Me konsideratë të lartë, ne një grup përfaqësues i qytetarëve të Shkodrës Ju drejtohemi lidhur  me situatën e pazakontë që po kalon qyteti ynë para dhe pas votimeve të 30 qershorit!

Në një kohë kur pushteti dhe shteti në Shqipëri sot janë e njëjta gjë, kur institucionet e drejtësisë mungojnë, kur ata që duhej të përmbushnin garancitë e një procesi zgjedhor demokratik janë shndërruar në vegla politike, ne na vjen ndermend vargu i poetit kombëtar NaimFrasheri që thoshte “dielli për shqiptarët lind nga perëndon“!

E vetmja shpresë sot për shqiptarët e cfilitur, të vjedhur, të mashtruar, mbeten SHBA-të, dhe Europa demokratike! Qyteti ynë ka sakrifikuar shume në perpjekjet e tij kundër tiranisë ndoshta më shumë se çdo i ngjashëm i tij në Europën Lindore, me qindra martirë e dëshmorë të Lirisë, mijëra të internuar e të persekutuar!

Shkodra është simbol i rezistencës për demokraci në vitin 1944 si dhe në vitin 1990! Por edhe sot me gjasë, barra po i bie asaj për të mbrojtur shenjtërinë e votës së lirë dhe të demokracisë!

Me 30 qershor në Shkoder nuk pati zgjedhje por votime nga më të turpshmet e të paimagjinueshmet! Megjithatë kaq e madhe ishte diferenca ndërmjet vullnetit qytetar dhe rezultatit, saqë kandidati monist mori vetëm 6% të votave të njerëzve të administratës, te të joshurëve dhe të kërcënuarve!

Tashmë prej disa ditësh, krerët e Opozitës dhe mediat, kanë akuzuar zotin Valdrin Pjetri për mashtrim në deklarimet e tij lidhur formularin e dekriminalizimit të depozituar në KQZ si kandidat! Sipas këtyre akuzave, zoti Pjetri ka qenë i dënuar dhe i dëbuar nga organet e drejtësisë italiane! Ai nuk e ka përgenjeshtruar këtë akuze në asnjë moment!

Kryeministri po hesht siç ka bërë edhe më parë me të tjerë kryebashkiakë të tij, subjekte të ligjit të dekriminalizimit, duke i marrë në mbrojte politikisht! Ai ka hequr dorë prej tyre pas disa  vitesh, kur provat janë, konfirmuar totalisht dhe presioni publik ka qenë shumë i fortë!

Të nderuar ambasadorë,

Ne kërkojmë prej jush të ushtroni presion si mjeti i vetëm që funksionon mbi qeverinë e Edi Ramës, që një njeri i akuzuar për shkelje të rëndë të ligjit, i akuzuar për precedent kriminal, të mos kostituohet si kryetar i Bashkisë së Shkodrës me datë 15 gusht, kjo, derisa shteti italian të përgjigjet zyrtarisht për akuzat ndaj zotit Valdrin Pjetri! Kështu ndihmojmë edhe vetë zotin Pjetri sot, për të mos e shpallur “nongrata” në Bashkinë e Shkodrës nesër.

Pezullimi i këtij kostituimi, është më i lehtë dhe demokratik se sa njolla e rëndë që mund ti vihet qytetit antikomunist, nëse zoti Valdrin Pjetri konfirmohet si shkelës e dhunues i ligjit e gënjeshtar nga pikëpamja e etikës civile! Mbetemi me shpresë që kërkesa jonë do të merret në konsideratë!

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Hetimi duhet te shkoje deri ne fund. Pervojsa ka tregusr de rreth Kryeministrit Rama jsne ngjitur shume mafioze, dihen emrat e tyre. Uroj qe i hetuari te dale i paster, ne te kundert, Shqiperise i behet mire qe ne Shkoder dhe rrethe te tjera te kontestuara te ribehen zgjedhjet per kryetar te Bashkise.

    • Ah mor Dardan.A e njeh Shkodren e PD ndopak,me siguri 30% e tyre kan qene ne burgje per vjedhje e prishje te qetsis puplike jane aktiviste ma te zjarrte te PD.Harrove vjedhjet ne qytet ne 1990.SHKODRA I njeh mire kush I bani ato vjedhje e kush jane ato.Nese ndonje person I ndaloj te behen zgjedhjet te denohet urgjentisht.PD edhe me 13 tetor nuk merr pjese ne zgjedhje.PSE?DON pushtet ne tavolin e eshte krejtesisht e paafte te te marr pushtetin.Shiko cilesin e ish deputeteve te PD qe perfaqesojne Shkodren.Historikisht ish deputetet e PD qe perfaqesojne sot Shkodren jane me te dobetit ne 100vjet te parlamenterizmit shqiptar.Boll drejtuan PD Shkodren per 30vjet e dihet fatkeqesisht gjendja ku ndodhet,sa poshte ka rene ne krahasim me qytet tjera.Te mos shfrytezohet antikomunizmi I Shkodres politikisht.

  • Nuk me besohet qe Pjetri te ket qen i denuar ne Itali. Kjo dihet pasi Prokuroria ka hetuar kandidaturat para se te shpallen.!
    Une Besoi qe MOLOTOVJA edhe kete radhe do te deshtoje.!

  • Leter pa koke e pa bisht. As nuk dihet se kush e dergon dhe pa firme e vule, pa date, pa asgje? Eshte si biçim
    leter anonime.

  • Nese z.Pjetri ka kryer veper penale ne Itali te veproj ligji.
    Por dhe te nisni letra pa emer ne adrese te

    Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri

    Ambasadës së Republikës së Italisë.

    Keni kryer nji veprim te turpeshem teper fyese,sepse keto zoteri nuk merren me letra puslla bakallit pa emer e pa nishan e njohuri.Ju te interresuarit vuani nga semundja e sherbimit ndaj ish sigurimit te ish shtetit monist.Qe i sherbeni me njoftim si ma siper dhe ato kaq donin dhe iu versuleshin veprimeve mbi cfare deklaronit ju.
    Jo vetem me kaq por jeni tregue edhe pa edukate duke injoru dhe fyer kulturen djepit te kultures shqiptare qe vashdoni ta tundni edhe sot.Kush mutin jeni ju shkodrane qe tregoheni aspak te civlizume,e te pa kulture dhe te pa edukate.

    • “Shyqyr zotin” mor Kol Shkodren e kan mbyt malcoret se familjet e vjetra shkodrane shumica jane larguar.Kolec kujte ti sqaroj burimet e te ardhunave,ty????.Aferim Kol

  • Ne Shqiperi ulurijne se u iku bashkia, e quajne private dhe nuk njohin as ligje e as shtet; u luten ambasadoreve sikur ata jane ligji dhe shteti dhe ne prisnim nga keta kryebashkiake. Jo, ore, jo. Ligji do funksionoje 100% dhe Voltanen keto dite do ta takoni ne ndonje pyll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *