Anijet e mëdha të lundrimit nuk do të lejohen në qendrën historike të Venecias.
Duke filluar nga muaji shtator, anijet që peshojnë më shumë se 1,000 tonë do të dërgohen në drejtime të tjera.
Ky vendim i qeverisë italiane pritej që më parë, si një mënyrë për të parandaluar ndotjen e “qytetit lundrues”.
Megjithatë, vendimi vjen pas një aksidenti në muajin korrik, në të cilin një anije është përplasur me strukturën e ankorimit dhe ka plagosur pesë persona.
Por shumë mbeten skeptikë. Sipas tyre, ndërhyrjet e qeverisë për të parandaluar erozionin nënujor dhe ndotjen e qytetit janë të pamjaftueshme.
Në vitin 2013, qeveria italiane pati ndaluar hyrjen e anijeve që peshonin më shumë se 96,000 ton në kanalin Giudecca. Mirëpo projektligji më pas u rrëzua.
Në vitin 2017, u njoftua se anijeve të mëdha nuk do t’iu lejohej qarkullimi në zonën historike, por, më vonë, u tha se planet për ta finalizuar këtë projekt do të zgjasnin katër vjet.
e.ll./dita
