Pro dhe kundër Vettingut shqiptar që pritet të përfundojë në 2026

redaktor

Kritikët e Vettingut shohin tek ai një proces agresiv, në disa raste me standarte të dyfishta dhe të ndikuar politikisht nga shumica qeverisëse. Shefja e operacionit ndërkombëtar të ONM, Genoveva Ruiz Calavera, në një intervistë të posaçme me shkrim për Zërin e Amerikës, i hodhi poshtë këto pretendime duke i cilësuar ato si sinjale se Vettingu po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Ajo mohoi që ky proçes të jetë nën ndikime politike, dhe nënvizoi nevojën e reformimit të sistemit të drejtësisë.

 

Rivleresimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve, si pjesë e reformës në drejtësi, ka larguar nga detyra 74 prokurorë dhe gjyqtarë ndërsa 39 kanë dhënë dorëheqje. Në total 113 prokurorë dhe gjyqtarë i mungojnë sistemit dhe për rrjedhojë dy gjykatat ajo kushtetuese dhe e lartë s’mund të marrin vendime për shkak të mungesës së gjyqtarëve.

Vetting-u monitorohet nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Gati tre vite nga miratimi, ai ka marrë mjaft vëmendje jo vetëm si produkti i parë i reformës në drejtësi por edhe si test për ecurinë e saj.

Shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera në përgjigjet me shkrim i tha Zërit të Amerikës, se ky proçes synon kthimin e besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.

“Procesi i rivlerësimit (i njohur si vetingu) u fillua me objektivin kushtetues të rikthimit të besimit të publikut në sistemin gjyqësor, duke pastruar radhët e sistemit të drejtësisë nga zyrtarët e korruptuar. Seancat dëgjimore janë publike dhe institucionet e mbajnë publikun të informuar për arsyetimin e vendimeve të vetingut. Numri i madh i magjistratëve që japin dorëheqjen ose janë duke u larguar nga puna konfirmon se ky është një proces serioz për rinovimin e gjyqësorit”- pohon shefja e ONM, Genoveva Ruiz Calavera.

Që prej fillimit të proçesit të Vettingut për prokurorët dhe gjyqtarët janë bërë afro 4 mijë e 200 denoncime nga qytetarët. Ato merren në shqyrtim nga organet e Vetting dhe nëse ka prova dhe fakte bindëse për prokurorët dhe gjyqtarët e denoncuar këto ndikojnë në marrjen e vendimeve për ta, gjatë rivlerësimit, i cili bazohet në kriterin e pasurisë, të pastërtisë së figurës dhe kriterin profesional.

“Vetting-u nuk mud të jetë radikal dhe nuk mund të penalizojë këdo, por vetëm ata me probleme serioze”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Janë marrë masa serioze për të siguruar ekuilibrat dhe garancitë e nevojshme për pavarësinë e organeve të vetingut, në veçanti për të siguruar mungesën e ndonjë roli vendimmarrës ose përfshirjes së nivelit politik në to. Vëzhguesit tanë ndërkombëtarë po monitorojnë nga afër çdo hap të vendimmarrjes në të gjitha rastet e vetingut. Deri më tani, nuk ka asnjë të dhënë për ndërhyrje politike ose presion tjetër të padrejtë të jashtëm apo të brendshëm”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

Shefja e ONM është e bindur se proçesi i Vetting ka dhënë një measzh të fortë për të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

“Sulmet në rritje ndaj reformës në drejtësi, Vetting-ut dhe ONM-së, vëzhguesve ndërkombëtarë dhe misioneve tona të asistencës së BE në këtë drejtim janë shumë domethenëse. Këto pretendime janë të pabazuara dhe të papranueshme, por ne i shohim ato si një konfirmim që Vetting-u po trondit themelet e një sistemi të korruptuar. Shpresojmë që ndryshimi në gjyqësor të forcojë profesionalizmin, aftësinë dhe guximin e magjistratëve të sapoemëruar për të luftuar korrupsionin.Disa ditë më parë, me rastin e përurimit të Pallatit të ri të Drejtësisë në Tiranë, unë ndoqa një ceremoni diplomimi të Shkollës së Magjistraturës. Unë isha shumë krenare që pashë gjyqtarë dhe prokurorë të rinj që merrnin detyrën dhe të betoheshin për t’i shërbyer Kushtetutës”- pohon Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

Në shkarkimin e mbi 70 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra kriteri kryesor ka qenë ai i pasurisë. Ai rrëzoi dhe prokuroren e parë që ju nënshtrua vetting Besa Nikhasanin e cila i është drejtuar Gjykatës së të drejtave të njeriut në Strasburg, që e ka marrë në shqyrtim çështjen e saj.

“Mosjustifikim i pasurisë më thanë. S’ke çertifikatë pronësie për shtëpinë në Lezhë. Banesën në Lezhë e kisha deklaruar që në 2003-in, me adresë dhe me të dhëna se ka qenë e pahipotekuar. Sot 60% e pronave në Shqipëri janë me probleme” – shprehet Nikëhasani, prokurore e shkarkuar nga Vetting.

“Shoqëria shqiptare ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shoqëri informale. Deri para pak vitesh ne edhe pagën e kemi marrë me bordero. Pra kesh dhe jo përmës bankës. T’u kërkosh sot prokurorëve dhe gjyqtarëve të përgjigjen në detaje për transaksione të caktuara, për justifikim të pasurisë sikur shoqëria ka funksionuar në mënyrë perfekte me formalitet, do të thotë se që në fillim i kë vënë në pozitë të vështirë”- pohon A.Hoxha, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë në UT.

“Ajo për të cilën ne kemi tërhequr vëmendjen ndaj organeve të Vetting dhe kemi parashtruar edhe raportet dhe analizat tona ka qënë fakti se në disa raste parimi i proporcionalitetit, ka shkuar në funksion të konfirmimit në detyrë, dhe në disa raste të tjera ky parim i ka djegur këta prokuorë dhe gjyqtarë dhe i ka shkarkuar nga detyra”- argumenton E.Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

“Ka standarte të dhjetëfishta jo të dyfishta. Problemi është se këta nuk mbajnë përgjegjësi”- shprehet Besa Nikëhasani.

“Ne jemi Kolegji i posaçëm i apelimit. Ne kemi zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin. Nuk na e ndryshojnë idenë e gjykimit as opinonet dhe as mendimet e askujt”- u shpreh Natasha Mulaj, kryetare e Kolegjit të posaçëm të apelimit.

Në Gjykatën e Strazburgut mjaft prokuorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Vetting kanë depozituar padi.

Kjo gjykatë ka gjetur në shkelje të konventës së të drejtave të njeriut edhe shtete të mëdha si Franca Anglia por në rastin e Shqipërisë rreziku lidhet me besimin ndaj Vettingut.

“Mund të krijojë problem Gjykata e Strasburgut përsa i takon besueshmërisë në këtë proçes dhe legjitimitetit të tij”- thotë Erida Skëndaj, Drejtore ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Rivlerësimi i afro 700 prokurorëve dhe gjyqtarëve pritet të përfundojë në vitin 2026.

Angazhimi i operacionit ndërkombëtar të monitorimit do të jetë deri në fund të këtij proçesi me rekomandime dhe opinione duke përfshirë edhe mendime kundërshtuese nëse është e nevojshme.

“Për më tepër, ne kemi dhënë kohët e fundit 42 milion € nga fondet e BE-së. Ne gjithashtu do të vazhdojmë të raportojmë në detaje për situatën e Shqipërisë në raportet e Komisionit. Siç e shihni, angazhimi i BE-së në Shqipëri është i shumëanshëm dhe shumëdimensional sepse ne duam të shohim rezultate konkrete dhe të matshme për realizimin e shtetit të së drejtës. Kjo është jetike për të mbrojtur qytetarët dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik, aq shumë të nevojshëm për të siguruar që brezat e rinj të qëndrojnë në këtë vend të bukur ku kanë lindur pa pasur nevojë të kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit”- shprehet Genoveva Ruiz Calavera shefja e ONM.

Me shkurtime nga VOA

o.p. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Gaboheni zj.Calavera,kur thoni se Vettingu po’ trondit themelet e nje sistemi korruptiv!
    KORRUPSIONI lind dhe lulezon vetem ne nje sistemi politike te korruptuar,ndersa gjykatat jane hallka e fundit e tij.
    Kete te vertete e pohon vete kryeministri Rama,kur deklaron kete qe thoni edhe ju,pra qe KORRUPSIONI do marre fund pas Vettingut,duke e nxjerre veten te lare.
    Fakti qe te gjithe nderkombetaret kane heshtur,kur Rama me te ashtuquajturit “bashkeqeverisjen me qytetaret”ka shkaterruar shtetin ligjor,rrenuat administrate qendrore e vendore gje qe ka bere te mundur lulezimin e korrupsionit,eshte nje menxyre e keqe per demokraci e ne Shqiperi!
    Sot ne Shqiperi nuk te pret asnje epror i nje zyrtari ndaj te cilit ke konflikt e duhet te ankohesh,por te gjithe te tregojne portalin mashtrues.

    • Jam dakort me ty por jo plotsish; sepse qeveria buron nga populli dhe nuk ka asnje lloj menyre qe ta ndryshojn nderkombetaret, por le te shpresojm qe nepermjet ketij sistemi qe po aplikojn ne drejtesi qeveritaret do kene ndjesin e frikes. Sepse deri tani kane qene komplet jasht xhdo kontrolli. Si do qe te jet puna me keq se qishte nuk do jet kjo esht e sigurt.

  • Korrupsonin e mbolli Sala me hajdutet Po a’ka burr nene ta c’rrenosi kete Vetem revolucioni e c’rrenos korupsionin ,Treshja Rama,Basha,Meta ,beton do ti hedhin ,edhe c’unamit ti rezistoj !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *