Gjendet një trup i pajetë pranë një lumi në Kurbin, dyshohet të jetë mbytur

Bora Basholli

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë një lumi në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Viktima është identifikuar si shtetasi, Luigj Gjeloshi, banues në Shënkoll të Lezhës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se viktima mund të jetë mbytur. Siç bëhet me dije, ai ka rënë aksidentalisht gjatë natës nga ura.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *