Shkeljet, përjashtohet nga Garda e Republikës “grupi i zjarrit”

anazapta

Ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur reforma edhe në Gardën e Republikës. Mësohet se është firmosur shkarkimi nga garda i tetë efektivëve, mes tyre edhe oficerë të lakuar si ‘grupi i zjarrit’ përgjatë protestës së 21 janarit 2011.

Sipas Top Channel, i cili i referohet një burimi, aktualisht po verifikohet se si kanë përfituar gradë pas zgjedhjeve të 23 qershorit disa oficerë në këtë institucion, në një kohë që pritet që të propozohet përjashtimi edhe për 18 efektivë të tjerë, që rezultojnë se nuk janë paraqitur në detyrë.

Sipas burimeve janë liruar e më pas përjashtuar nga radhët e Gardës me motivacionin për thyerje të dispilinës dhe shkelje të betimit. oficeri Fatos Skeja, së fundmi i angazhuar në njësinë speciale, por para 23 qershorit njihet si shoqërues i familjes se ish-Kryeministrit Berisha, por gjithashtu edhe një emër i lakuar ne dosjen hetimore për rastin e një gjobëvënieje në Tiranë.

Janë liruar e përjashtuar edhe ish-shoqëruesi i ish-komandantit të Republikës, Ilir Duraku, dhe ish-komandanti i njësisë speciale Agron Malaj, i përfolur si pjesëtar në atë që u identifikua si grupi i zjarrit më 21 janar.

Po ashtu është liruar nga detyra edhe nënkapitene Marjana Prendi, bashkëshortja e ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi. Sipas burimeve, të përjashtuarit kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë pa lejen e ministrit të Brendshëm, një rregullore kjo e përcaktuar qartë për efektivët e Gardës.

Ndërkohë ka paraqitur dorëheqjen nga detyra drejtori i Ruajtjes së Personaliteteve në Gardë Bashkim Boletini.

Share This Article
3 Comments
  • Perjashtimi i ketyre krimineleve eshte largimi nga Garda e Republikes, per ata duhet te dale urdher arresti dhe te pergjigjen me burg, per krime te kryera ndaj qytetareve civil ne demostrate, me 21 janar duke i ekzekutuar me pushkatim, me urdher te Saliut dhe Lulit.

  • Autoret e 21 Janarit jane te lire. Kjo eshte nje shuplake qe i jepet cdo dite ne fytyre fjales:
    NJERI
    LIRI
    DEMOKRACI

    Persa kohe qe ata levizin te lire per mua Shqiperia eshte nje vend diktatur. Asnje ligj dhe pengese nuk ekziston per te kaluar mbrapa hekurave autoret e 21 Janarit;
    1. Sali Berisha
    2. Lulzim Basha
    pastaj vine keta burrucet e ushtarucet qe kane zbatuar urdherin. Me kete qendrim, kushdo qeveritar apo kriminel mund te kryeje krime ne Shqiperi dhe te mos i bindet drejtesise.
    Qeveria e re eshte ne prove te tregoje ne se eshte qeveri e zgjedhur nga populli per popullin apo per kolltuqe. Perballe LIGJIT JANE TE GJITHE TE BARABARTE:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *