Fluks në doganën e Morinës para festës së Bajramit

Bora Basholli

Kjo fundjavë ka sjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Morinës. Mijëra qytetarë të Kosovës iu drejtuan bregdetit shqiptar për të pushuar përpara se të kthehen në shtëpitë e tyre për të festuar Kurbanin Bajramin.

Në mesin e tyre kishte edhe shumë emigrantë që po ktheheshin në vendet e punës në BE pas pushimeve në vendlindje.

Përballë këtij fluksi policia kufitare e Morinës ka ngritur traun e doganës duke operuar me procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë fluks të lartë pati edhe në hyrje për në Kosovë.

Nga të të dhënat e marrë në doganë, nga ora 5 e mëngjesit deri në 10 kanë hyrë 2463 mjete me 12486 shtetas.

Ndërkohë numri pritet të rritet në vijim.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *