Pagesat për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësim, të ardhura për paaftësi, kompensim për dëme të arsyeshme, si dhe të ardhurat në rast vdekjeje që mbulohen nga skema e sigurimeve shoqërore. Llojet dhe kushtet e përfitimeve për secilën kategori të ardhurash
Pavarësisht nga vjetërsia në punë, të gjithë personat e siguruar që vuajnë nga aksidenti në punë, apo nga sëmundje të caktuara profesionale nëpërmjet skemës së sigurimeve shoqërore kanë të drejtë të përfitojnë të ardhura për kujdes mjekësor shtesë dhe riaftësim, të ardhura për paaftësi, kompensim për dëme të arsyeshme, si dhe të ardhura në rast vdekjeje. Të ardhurat për paaftësi përcaktohen në varësi të humbjes së aftësisë si shkak i aksidentit në punë, apo sëmundjes profesionale. Sa i takon të ardhurave nga paaftësia, katër janë llojet e të ardhurave që mbulon skema e sigurimeve shoqërore. Konkretisht bëhet fjalë për të ardhura për paaftësi të përkohshme, të ardhura për invaliditet të përhershëm, për invaliditet të pjësshëm të përhershëm, si dhe të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël. Aksidenti në punë ose për shkak të punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Po në të njëjtën formë veprohet edhe për konfirmimin e rasteve kur kemi të bëjmë me sëmundje profesionale, pas propozimit të dhënë nga Ministria e Shëndetësisë.
Pagesat për invaliditet të përhershëm
Ligji i sigurimeve shoqërore përcakton se e ardhura për invaliditet të përhershëm në punë që ka shkaktuar të paktën humbjen e 67 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga një komision mjekësor i caktimit të aftësisë për punë (KMCAP) do jetë e barabartë me 80 për qind të pagës mesatare të 3 vjetëve të fundit të punës. Në asnjë rast kjo e ardhur nuk mund të jetë me pak se sa niveli minimal i standardit të jetesës që vendoset nga Këshilli i Ministrave. Personi që përfiton të ardhura për invaliditet të përhershëm dhe që ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, ccka konfirmohet nëpërmjet vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP), i jepet edhe një pagesë shtesë. Kjo e ardhur shtesë do të jetë 15 për qind e bazës së vlerësueshme. Ndërsa në rastet kur konstatohet se përfituesi i kësaj të ardhure ka në ngarkim fëmijë deri në moshën 18 vjeç, ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në moshën 25 vjeç, përfitojnë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit bazë. Në total kjo shtesë nuk mund të jetë më shumë se 30 për qind.
Pagesa për paaftësi të përkohshme
E ardhura për paaftësi të përkohshme, si pasojë e një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, e provuar nga një komision mjekësh ekspertë kompetentë vlerësohet me 100 për qind të pagës mesatare ditore të 3 vjetëve të fundit, paguar për një periudhë përfitimi deri në 12 muaj.
Pagesa për invaliditet të pjesshëm të përhershëm
Po sipas kushteve të përcaktuara në skemën e sigurimeve shoqërore, e ardhura për invaliditet të pjesshëm të përhershëm në punë që ka shkaktuar të paktën humbjen e 33 për qind të aftësisë për punë, e vërtetuar nga KMCAP, është e barabartë me një pjesë të 80 për qindshit të pagës mesatare të 3 vjetëve të fundit në varësi nga shkalla e humbjes së aftësisë për punë, por jo më pak se 50 për qind dhe që përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
E ardhura në masë të vogël
E ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël, në më pak se 33 për qind, por më shumë se 10 për qind, e vërtetuar nga një KMCAP, është një shumë të hollash që jepet menjëherë përfituesit. Kjo e ardhur caktohet në përputhje me rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kompensimet
Personat e sigururuar mund të sigurojnë edhe kompensim për dëmtime të ndryshme. Dëmtimi material që i ndodh personit të siguruar në lidhje me aksidentin në punë e sëmundje profesionale, do të kompensohet deri në fund sipas rregullores së Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Kujdesi shtesë
Një person i siguruar që vuan nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, do të marrë kompensim shtesë ose ndonjë kualifikim, apo rikualifikim të nevojshëm për të rikthyer aftësinë e humbur. Forma e përfitimit të këtij kujdesi mjekësor shtesë përcaktohet në rregulloren e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Të ardhurat në rast vdekjeje
Personi që paguan shpenzimet e vdekjes të një personi të siguruar, që vdes si rezultat i një aksidenti në punë ose sëmundjeje profesionale, do të ripaguhet plotësisht në nivelet që do të përcaktohen nga rregullorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Kur një person i siguruar vdes, personat në ngarkim të tij dhe që kanë lidhje në një familje me të, kanë të drejtë për pension familjar me një shumë që varet nga numri i tyre. Në rastet kur personi i siguruar vdes nga një aksident në punë ose sëmundje profesionale, masa e pensionit familjar për personat pasjetues specifikohet në ligjin e sigurimeve shoqërore.
Somarjo
Të ardhurat për paaftësi përcaktohen në varësi të humbjes së aftësisë si shkak i aksidentit në punë, apo sëmundjes profesionale. Sa i takon të ardhurave nga paaftësia, katër janë llojet e të ardhurave që mbulon skema e sigurimeve shoqërore. Konkretisht bëhet fjalë për të ardhura për paaftësi të përkohshme, të ardhura për invaliditet të përhershëm, për invaliditet të pjësshëm të përhershëm, si dhe të ardhura për paaftësi të përhershme në masë të vogël.
Dokumentacioni që duhet të dorëzoni:
Aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale duhen:
- Vërtetimi i të ardhurave (Portali e-Albania).
- Proces-verbali tip, i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sipas VKM përkatës tek sigurimet shoqërore qendron fleta ngjyrë rozë, kur është aksident.
- Listëpagesa (formulari tip që plotëson ekonomistja e subjektit).
Për invaliditet të pjesshëm duhen:
- Listëpagesa (formulari tip që plotëson ekonomistja e subjektit).
- Fotokopje e urdhërpagesës së invalidit.
Për shpenzime varrimi duhen:
- Listëpagesa (formulari tip që plotëson ekonomistja e subjektit).
- Vërtetimi i të ardhurave (Portali e-Albania).
- Certifikatë vdekjeje (duhet të lexojë vetëm shpenzime varrimi).
Përllogaritjet e përfitimeve
Përfitimet afatshkurtëra për degët e sëmundjes, barrëlindjes dhe aksidenteve në punë për personat e punësuar, do të llogariten nga qendrat e punës, kurse për personat e tjerë ekonomikisht aktivë, nga zyrat lokale të sigurimeve shoqërore. Ndërsa përfitimet afatshkurtra për papunësinë caktohen nga zyrat e punësimit që janë në vartësi të Ministrisë së Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë. Kjo e fundit nxjerr aktet nënligjore për plotësimin e dokumentacionit. Pensionet do të caktohen nga zyrat rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore brenda ditës së fundit të muajit të ardhshëm nga data e pranimit të kërkesës dhe të dokumenteve të plota e të sakta për pension.
Kushtet e përfitimit të të ardhurave
Personi i siguruar që e ka plotësuar periudhën e kërkuar të sigurimit, si dhe gjithë personat në ngarkim të atij që vdes, të cilët nuk kanë plotësuar moshën ose nuk plotësojnë kushtet e tjera për pension, kanë të drejtë të marrin pension kur të plotësojnë moshën ose kushte të tjera. Ndërsa personat që i kanë përmbushur të gjitha kushtet, por jo atë të paaftësisë, marrin pension, pasi të provohet se janë të paaftë për punë. Bashkëshorti pasjetues që bëhet i paaftë për punë pas 10 vjetëve nga vdekja e bashkëshortit, nuk ka të drejtë për pension familjar. Përfituesi nuk ka të drejtë për këste përfitimi për çfarëdo periudhe kur merr pagë ose të ardhura nga veprimtaria ekonomike si i punësuar ose i vetëpunësuar. Pagesat e të ardhurave ndalohen për çdo kohë që përfituesi është punësuar ose ka qenë ekonomikisht aktiv. Gjithashtu bëhet e ditur se pagesa nuk ndalohet vetëm kur ligji parashikon qartë punësim dhe veprimtari ekonomike (përshembull pension invaliditeti të pjesshëm).
Punimet mbyllen para afatit
Ndërtohen rrugët e Lagjjes së Re në Ndroq
Një investim i ri shtohet në Njësinë Administrative Ndroq. Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, që u vjen në ndihmë banorëve të Lagjes së Re në Ndroq, duke asfaltuar disa rrugë të saj dhe duke sjellë në këtë zonë standardet më të mira në infrastrukturën rrugore. Por ata që përfitojnë edhe më shumë janë fëmijët e kësaj lagjeje, të cilët studiojnë në shkollën “Ymer Kurti”. Investimi i Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e rrugëve në Ndroq, ka përfshirë jo vetëm asfaltimin, por edhe sistemimin e ujërave të zeza dhe të bardha, trotuare, ndriçim dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës vertikale dhe horizontale.Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky mandat i dytë do të ketë një vëmendje të veçantë tek fshati dhe tek përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale. “Ky do jetë një mandat ku do e kemi fokusin kryesisht te fshati. Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi “Skënderbej” dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë. Jam shumë i lumtur sot që një nga lagjet e reja të Ndroqit ka një rrugë me cilësi”, tha Veliaj. Rruga e re jo vetëm do të përmirësojë infrastrukturën, por do të rrisë edhe vlerën e pronës. “Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt”, tha Veliaj. Kreu i Bashkisë siguroi se në këto ditë të gushtit vëmendja do të jetë tek shkollat, kopshtet, çerdhet dhe infrastruktura e tyre ndihmëse, që shtatori t’i gjejë gati për të mikpritur fëmijët. “Tani që po afron shtatori, fokusi do të jetë te shkollat, kopshtet, çerdhet, rrugët dhe infrastruktura përreth tyre. Besoj se koha kur fëmijët duhet të merrnin fugonin dhe të shkonin në qendër të Tiranës, ose nga lagjet periferike apo nga fshati, kursehen kur infrastruktura është e njëjtë, si në qendër të Tiranës, ashtu edhe në Ndroq”, tha ai. Veliaj u shpreh se është vetëm çështje kohe që investime të tilla të prekin të gjitha zonat në kryeqytet. “Fakti që nuk presim 4 vjet, por as 4 javë që t’i hyjmë punës në fshat, besoj jep shpresë për këdo që e sheh këtë investim dhe thotë, kur do më vijë radha mua. Për sa kohë që çdo ditë ka punë konkrete, është vetëm çështje kohe që të kapim të gjitha segmentet dhe sigurisht do fillojmë me një sens prioriteti. Aty ku ka më shumë banorë do të vijë rruga e parë dhe deri sa të shkojmë deri te lagjja më fundore e secilës prej njësive tona administrative në zonën rurale”, theksoi kryebashkiaku Veliaj.
