Termi “koncesion”, që deri para pak kohësh, me zor kuptohej nga publiku, sot gëzon popullaritet dhe përhapje masive si fjalë.
Madje dokumentacioni i prodhuar për koncesionet e qeverisë që ankohet se “nuk ka lekë”, tani është sheshit.
Të paktën kjo kuptohet nga fotoja që ka dërguar në redaksinë e Dita, lexuesi I.A. nga Tirana, pushues këto ditë në Pogradec.
Ka blerë një misër në një shitës ambulant në shëtitoren e liqenit dhe… shihni me çfarë është mbështjellë.
“Aq shumë kontrata paskan bërë sa kanë tepruar kopje edhe për këta të misrave” – shkruan ai me humor.
a.d. / dita


HAHAHAA
RAMIU QE DO PRISHTE KONCESIONET E SALIUT
U NDRROI EMRIN I BERI PPP DHE I DHJETEFISHOI
MASKARA BURRE
Koncesionet jane aq shume sa ato do te na dalin edhe tek…letrat higjenike!