Prishim lapidarët e dëshmorëve  tanë dhe ngremë lapidarët e ish pushtuesve!?

Leda Hysa

Ku vallë qe fshehur,

gjithë kjo farë legeni,

po “dëshmorët” turq,

ç’duan tek Liqeni?!

 

Lapidarët tanë,

ne po masakrojmë,

po këtë të turqve,

përse e ndërtojmë!

 

Këta lart i ngremë,

tonët i mohojmë,

turp-o turp të kemi,

që nuk reagojmë!

 

Në Jug-varret greke,

mbuluan dynjanë,

me justifikimin,

se këtu u vranë!

 

Mirë-ata të grekut,

se këtu u vranë,

po këta mavrinjtë,

për ç’arsye janë?!

 

Unë di që më vete,

ka dalë Shqipëria,

dhe është shkëputur,

nga Perandoria!

 

Po ka shumë mundësi,

tani Erdogani,

e mendon vetveten,

si një tip Sulltani!

 

Si në tokë të tyre,

turqit edhe grekët,

gjer në fund të këmbëve,

na kanë rënë brekët!

 

Pesëqind vjet çibanët,

duroi kjo tokë,

krenari e Kombit,

ku vajti-o shokë!

 

Politikë e ndyrë,

na ka turpëruar,

po ç’bëni kështu,

more të mallkuar?!

 

Turqit nuk i kemi,

vllezrit e mëdhenj,

po pushtuesit tanë,

more maskarenj!

 

Pini edhe gjak,

ju me Erdoganin,

po pis mos e bëni,

vendin dhe vatanin!

 

Me turkun nuk jemi,

as sua-as gjak,

pesëqind e ca vjet,

na mbiu në prag!

 

Ju që turpëruat,

me rrënjë mëmëdheun,

ndonjë ditë do hiqni,

edhe Skënderbeun!

 

Edhe Skënderbeun,

atë burrë me famë,

që ka turpëruar,

plot katër sulltanë!

 

O ju qelbësira,

që ndotni vatanin,

o me Skënderbeun,

o me Erdoganin!

 

O me Skënderbeun,

o me Erdoganin,

se plot me çibanë,

na mbushët Vatanin!

 

Pikë dinjiteti,

si Komb nuk na lanë!

U shofshi me rrënjë,

o politikanë!

 

A.DUKA

Share This Article
1 Comment
  • Rrofshe o trim
    Po ti e une vetem kemi mbetur
    Se populli yne
    Eshte akoma duke fjetur

    O te keqen e penes o trim!
    Bjeri tradhetareve me te lumt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *