Të paktën 28 të vrarë dhe mbi 1 milion të evakuuar. Është ky bilanci ende paraprak i tajfunit Lekima, i cili goditi bregdetin lindor të Kinës.
Autoritetet bënë me dije se vdekjet u shkaktuan nga rrëshqitjet e dheut si pasojë e stuhisë. 10 persona të tjerë raportohen të zhdukur.
Lekima preku tokën në orët e para të së shtunës së Wenling, mes Tajvanit dhe kryeqytetit financiar të Kinës, Shangait. Stuhia u klasifikua fillimisht si supertajfun por u dobësua pak para se të godiste.
Rrëshqitja fatale e dheut ndodhi në Wenzhou, pranë zonës ku tajfuni preku tokën.
Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë u mobilizuan për të shpëtuar personat e bllokuar në automjete dhe gjetjen e të mbijetuarve në rrënojat e ndërtesave të dëmtuara. Në shumë zona pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrëzime pemësh.
Autoritetet anuluan më shumë se 1 mijë fluturime e pezulluan shërbimet e trenave, si masa parandaluese në pritje të stuhisë.
Lekima pritet të dobësohet edhe më tej ndërsa i afrohet qytetit të Shangait, por megjithatë do të vazhdojë të sjellë përmbytje të rrezikshme.
Shangai evakuoi rreth 250 mijë banorë, me 800 mijë të tjerë që janë larguan nga banesat e tyre në provincën e Zhejiang.
l.h/ dita
