Fotot: U vendos 9 muaj më parë, dhunohet busti i Mit’hat Frashërit

redaktor

Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit dhe shumë të paktë janë ata që e kanë marrë vesh se është dhunuar varri i Mit’hat Frashërit.

Kjo për arsyen e thjeshtë se vizitorët nga kodrat e liqenit në kryeqytet janë rralluar së tepërmi në këto ditë të nxehta gushti.

Dhe nga këta tek-tuk ndonjë mund të hedh sytë nga memorialet, qofshin edhe ato të vëllezërve Frashëri, apo nga Mit’hati aty pak më larg tyre.

Këto fotografi janë bërë sot pasdite, më 11 gusht.

Sikurse duket nga fotografitë, janë hequr pllakat e mermerit nga pjesa ballore e piedestalit që mban kokën e Mit’hatit, si dhe një pllakë e madhe në anën e majtë të tij.

Rreth bustit tani janë vendosur shirita të verdhë plastmasi, ndërsa aty ku duhej të ishte emri i Mit’hatit, është vënë një tabelë e verdhe ku lexohet: “KUJDES! KËTU PUNOHET”.

U interesuam në zyrat e Bashkisë së Tiranës, por ata nuk kishin dijeni se kush ishte duke punuar tek varri-memorial i Mit’hat Frashërit.

Duke parë që janë marrë pllakat e mermerit, ajo që të vjen më së pari në mendje është se ky dhunim është vepër hajdutësh.

Por të vjen habi pse pikërisht aty.

Ky është varri më i ri i ndërtuar aty, rreth 8-9 muaj më parë, ndërsa varret e Vëllezërve Frashëri qëndrojnë aty prej dekadash të paprekur. Madje shpesh të mbuluar me tufa dhe kurora me lule.

Edhe Faik Konica që ndodhet aty prej 25 vjetësh qëndron i paprekur.

Në 14 nëntor të vitit të kaluar kryeministri Edi Rama, me një ceremoni shtetërore solli eshtrat e krye-kolaboracionistit shqiptar të L2B dhe i rivarrosi me nderime pranë vëllezërve Frashëri, me ç’rast u tha fitimtarëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare që të ulnin kokat.

Xh. Shehu / Dita. Fotot: Xh. Shehu

Share This Article
25 Comments
    • Edhe une kete mendim kame,ti vihej dinamiti e te hidhej ne ere busti i ketij pinjolli famkeq i Mitat Frasherit.Ai me partine e tij jo vetem nuk mori pjese ne luften per çlirimin e shqiperise,por edhe vrau partizan,dhunoi fshataret duke u kerkuar kaponj deti,pula,revani ne karroqe,veze te pjekura ne hell si pretekst per t’i vrar.Krimet e Mitat Frasherit dhe partise tij Balli kombetar,do te ngelen ne histori si njolla me e zeze.

      • Po per qingjat dhe viçat qe hengren partizanet ke noi koment ti o komentuesi? Apo atyre ua jepnin katunaret me deshire se e dinin qe prapseprape do behej tufezimi?

  • S’kishte si te ndodhte ndryshe! Kete fat paste edhe shtatorja e Zogut te kurves. Kjo toke nuk i duron dote cibanet, qofshin te vdekur, apo te gjalle….

    • Tamam, ashtu si nuk duroi çibanin e madh Enver Bytho qe ka 30 vjet qe ia hodhi e ia pshurri te gjitha shtatoret e bustet kudo ku i kishte.

  • Popull budalla jemi te forte me njeri tjetrin varezat e ushtareve grek nuk i prek asnje memorialin e turpit te liqeni qe duhet ta zhdukin nuk e prek asnje. Prandaj jemi popull bastard dhe te huajt bojne qejfe me ne

    • Do u vije radha dhe atyre. Bastardet jane ata qe hane tradhetine me buke.
      Mithati duhet te ishte qerruar me gjithe koken e qelbur te kelyshit nazist

  • shoku Xhevo,
    po andej nga varri Nexhmijes dole gjë ti ?? ops, s’ka ngordhur akoma ..
    po varri xhaxhi Endhjerit mirë është ? në Sharrë ngelën kockat e atij zarbos!!?

    Xhevo, kto përrallat me sabotatorë nuk pinë më ujë, janë vetëm për disa lakenj në andropauzë që s’ua japin më as gratë e tyre, dhe dalin nga liqeni të përgjojnë ndonjë pllakë…aty pas ferrave nga e kanë dhe origjinën

  • Me 1829 sulltan Mahmuti,pasi mbushi Stambollin me kokat e Jenicereve,vendosi te prishe edhe teqete bektashiane,qe ishin strehe ku faleshin Jeniceret.
    Ne Shqiperi nuk pati nevoje per batalione ushtaresh,sepse
    YSHTJA funksionoi me mire se ushtria.Ulemate e xhamive YSHTNIN besimtaret muslimane me keto fjale:
    Teqete bektashiane jane shtepia Jezitit.Kush shkul nje gur ne Teqe,eshte njesoj sikur ka bere nje Haxhillek ne Qabe..
    Haxhilleku ne Qabe ne ate kohe i merrte besimtarit tre vjet kohe per te shkuar e per t`u kthyer.Prandaj me kollaj eshte te shkulim teqete.Keshtu populli ju versul teqeve dhe nuk la teqe ne kembe.
    Keshtu edhe Xhevdet Shehu,si ulemate e xhamive po nxit me kete shkrim besimtaret enveriste ti versulen bustit te Mithat beut,qe ka qene Jezit antikomunist.

  • Te parin dinamit : Lartmadherise te treni dhe te dytin Mit’
    hatit te Parmu i Liqenit ! Hiqeni qafe keto bajga se qelben
    dynjane. Berishovici, kryezogist , Rama kryeballist ! Ndersa
    banda pedeiste e ka gjetur nje lolo me emrin Lylzim B.,
    banda peseiste,pa folur per lesheline, ende e ka vakant
    emrin e kryetarit te saj. Erion ver Ti kanditaturen per krye-
    tar te PS sepse Edi e ka nje post si mryeballist..,,!!,

  • Hajt per mbare, me rradhe ne koke te gjithe tradhetareve. Sidomos te atyre qe i ndertojne keto memoriale poshteruese

  • Gazeta Dita bën mirë që të mos i fryjë këtij zjarri të rrezikshëm, bile do të thoja shumë të rrezikshëm. Po bëhen përpjekje që të kurohet dasia e ndyrë që iu shpif shqiptarëve, që u mboll nga komunistët, dhe u zhvillua për 45 vjet. Të persekutuarit e regjimit të tyre në 1990 nuk treguan as më të voglën shenjë revanshi, kur kurrizi i tyre ua dinte, në të njëjtën kohë ata që i dhunuan e i persukutuan u fshehën vrimave, edhe pse askush nuk i trazoi. Inatin që keni me Ramën mos e përdorni për të kryer një faj më të madh. Nëse për disa alabakë Mid’hat Frashëri duhet përdhosur, kjo nuk mund të përkojë me qëndrimin qytetar të mijrave, që mendojnë ndryshe. Në Shqipëri ka me qindra gazeta e TV, por nuk kam ndeshur asnjë që qoftë dhe një herë t’i fryjë prej muajsh kaq shumë urrejtjes dhe për kë, ndaj një figure historike me vlera të padiskutueshme kulturore dhe patriotike, pavarësisht veprimtarisë shumë të debatueshme apo të diskutueshme për të gjatë një viti 1943-1944 gjatë luftës II bot. Fjala e kryeministrit, pra e shtetarit më të lartë të vendit, ditën e inagurimit të bustit të Mi’hatit e dha motivin e aktit ceremonial me protokoll shtetëror dhe ky u mirëprit nga shumica e shqiptarëve, kjo vërtetuar nga mosreagimi masiv, përkundër disa zërave të veçuar, që pasqyrohen prej muajsh në këtë gazetë. Akti i përdhosjes së bustit si akt vandal duhet dënuar dhe jo të ngazëllehet për të, sepse aq duhet, një shkëndijë dhe zjarri nuk dihet më se ku mund të ndalet. Megjithatë besoj se organet kompetente nuk do rrinë indiferente, fajtorët dikur do kapen dhe do ndëshkohen. Gjithsesi, maskarallëk për ata që e bënë apo e nxitën dhe turp për ata që u shkon goja vesh më vesh.

  • Oh c’lajm i dhjere…i mjere,desha te thosha….
    C’i paskan bere Mutat Lumo Skendos….

    C’eshte kjo hata e zeze..Po pse me kaq vonese mor te uruar…

  • Buretovic, jane rrezuar e perdhosur sa e sa buste,lapidare,
    monumente te partizaneve legjendare qe luftuan me arme
    ne krah kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe zotrote e disa dhjetra si Ti as keni denjuar te thoni dy fjale ne mbroj-
    tje te nje Lufte qe beri epoke planetare dhe tash na jepni
    keshilla “per te mos i fryre urrejtjes” ?! Cilet e mbollen urrej-
    tje zoti BURETOVIC ?! Ata qe luftuan apo ata qe e ngrysnin
    diten qe sic thote i madhi D.Agolli “ME PULA E PILAF” ?
    Dhe tash na jane bere “gjenerale pas beteje” ?! Duke per-
    funduar ju kujtoj se “halabakerine” coje ne shtepine tende
    te zgjebosur sepse populli yne

  • Zoteri B, “halabakerine” coje ne shtepine tende !
    S’ka pse t’na japish leksione morali mbi gjera qe
    shumica derrmuese e shqiptareve nderohen me
    LNCL te popullit shqiptar dhe qe e radhiten Shqi-
    perine ne anen e duhur te historise dhe sot u thu-
    ren ditirambe e hosana atyre qe e bene “luften me
    pula e pilaf”, sic e ka percatuar i madhi Dritero !
    NUK PO SHKRUAJ ME GJATE SEPSE ME SA DUKET
    “DITA”NUK KA SPACIO DHE M’I SHUAN KOMENTET.!!!.

  • Bureto!
    Le te vazhdojne keshtu po mos te cuditen ne qofte se ndodh ajo qe nuk ndodhi ne 90.
    Sot nuk do mashtrohet e sakrifikohet askkush per kete ´ demokraci ´

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *