I la katër orë kohë për të zgjidhur një konflikt në Amerikë, por e ekzekutoi brenda afatit që i kishte përcaktuar. Ermir Gjergji është penduar dhe vrasjen e vjehrrit të motrës, Zef Ejlli e cilëson në gjaknxehtësi e sipër. Gjykata e Shkodrës vendosi “Burg pa afat” për autorin e krimit në Gur të Zi. Pendesa e autorit të vrasjes nuk ka mjaftuar për të ndryshuar vendimin e gjykatës në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë duke e lënë në burg. Prokuroi i çështjes Vat Staka paraqiti përpara togave të zeza prova për motivin e krimit të ndodhur në Gur të Zi.
Sipas përfaqësuesit të organit të akuzës autori 32 vjeçar, Ermir Gjergji dhe viktima Zef Ejlli ishin në konflikt të hershëm, konflikt ky i importuar nga larg. Motra e autorit dhe djali i viktimës, burrë e grua në Amerikë, ndodheshin në një situatë mosmarrëveshjesh. Autori është informuar për këtë dhe ka kërkuar zgjidhje prej babait të djalit. Ai i kishte lënë një afat kohor prej katër orësh për zgjidhjen e konfliktit në Amerikë, por ai e vrau brenda afatit që i kishte përcaktuar. Për prokurorin Staka, vrasja është kryer me paramendim, pasi më herët ishte e planifikuar nga autori 32-vjeçar, i cili kishte shkuar i armatosur në takim.
Ai kërkoi për autorin e krimit “Burg pa Afat”, duke e cilësuar arrestimin si të ligjshëm. Mbrojtja, duke u bazuar në vetdorëzimin e klientit të tij pas vrasjes, kërkoi një masë më të butë. Vetë i pandehuri në rivlerësimin e masës së sigurisë shprehu pendesë për vrasjen e vjehrrit të motrës, duke pohuar se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se qëllimi i tij nuk ishte ekzekutimi fizik i Zef Ejllit.
Por, pendesa e autorit nuk ka ndikuar në vendimin e trupi gjykues i kryesuar nga Hasan Selimi, i cili pasi ka dëgjuar akuzën e mbrojtjes vendosi masën e sigurisë së kërkuar nga prokurori “Burg pa afat”. Ngjarja e rëndë ku një person u vra me armë zjarri, ndodhi mbrëmjen e së mërkurës. Pak para se të vritej viktima po luante domino dhe dëshmitarë në vendngjarje treguan se mes autorit e viktimës kishte një debat të fortë verbal, e cila u pasua me ekzekutimin e njërit prej tyre dhe pikërisht Zef Ejllit. Dëshmitarët ndër të tjera treguan se viktima u qëllua në momentin që u ngrit nga loja dhe po shkonte drejt shtëpisë. Pikërisht në atë moment Ejlli u qëllua nga një breshëri automatiku e qitur nga arma e Ermir Gjergjit, duke e lënë të vdekur në vend.
Dëshmia në polici
“Motra ime, Albina Gjergji është martuar me Arben Ejllin, i cili është djali i Zefit. Të dy bashkë jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe marrëdhëniet midis tyre janë të acaruara. Për këtë arsye, motra ime e ka denoncuar disa herë bashkëshortin e saj, si në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikë, por ata nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Në këto kushte kam kërkuar ndërhyrjen e babait të dhëndrit, por ai më fyeu dhe unë e vrava”, kështu dëshmoi para oficerit të policisë gjyqësore Ermir Gjergji.

Mund te nxjerresh malokun nga shpella, por nuk nxjerr dot shpellen nga maloku…
Ca ti bosh, kur ska pune shajtani lun deren
BIG LIKE Bimit!
o bimi:Shko ne kenet e gjyej bretkosa se aty e ke vendin.
eh malok hesapi Kafshe parahistorike
Me te vertete eshte shpellar. Si mund te normalizonte maredheniet e ciftit Zefi, kur kjo lidhje kishte kohe qe nuk shkonte. Dhe ne fund te fundit, kete pune e dijne te rinjte, vete i dijne ku i kane problemet ndermjet njeri-tjetrit. Sot te rinjeve nuk mund t’ju nderhysh dhe aq me teper as nuk mund ti urdherosh ti normalizojne maredheniet. Edhe sikur te ndaheshe motra e Ermirit, nuk ishte fund i botes dhe aq me teper qe eshte ne nje vend si Amerika ku hapsirat per te punuar jane te medha.
“bimi ” ,mos komento me per ….nja 2 vjet !
USA mbnan rekord per divorce, numri i tyre e kalon shifren 50% te martuarve, ka edhe me 2 e me shume here te divorcuar, mire eshte qe kete problem social t’a shikojme ne Shqiperi, qe ka nje perhapje te madhe sikurr te jete ndonje epidemi, eshte bere ca si e modes.