Procedura e vlerësimit të nxënësve pas klasës së tretë do të ndjekë një tjetër rrjedhë nga ato të përdorurat gjatë viteve të shkuara. Nxënësit nuk do të vlerësohen me notë në të gjitha lëndët, dhe provimet që do të kryejnë. Në dispozitat normative për sistemin arsimor parauniversitar, është përcaktuar edhe procedura e vlerësimit me notë, ose jo, që do të ndiqet për nxënësit nga klasa e katërta e deri tek gjimnazet. Vlerësim i cili, do të ndryshojë në varësi të llojit të lëndës. Provimet me shkrim të nxënësve ruhen nga mësuesi për një vit shkollor, ndërkohë që ato do të jenë edhe objekt i kontrolleve dhe inspektimeve të vazhdueshme të organeve përgjegjëse arsimore në vend, (ISHA) që shqyrton përputhjen me programin lëndor dhe objektivitetin e vlerësimit.
Vlerësimet e shkurtra (minitestet), nga fundi i orës mësimore, për rendimentin e orës mësimore ose të një kapitullit, nuk vlerësohen me notë. Notat që nxënësit marrin në testime, të cilat nuk kryhen nga mësuesit lëndorë, nuk hidhen në regjistër. Mësuesi i ciklit fillor ose mësuesi kujdestar njehsojnë mesataren e notave vjetore të të gjitha lëndëve të çdo nxënësi, e cila njësohet me një shifër pas presjes. Po, sipas këtyre dispozitave normative, të cilat tashmë janë dërguar në të gjitha shkollat, nxënësit do të vlerësohen edhe për sjelljen, por jo me notë. Konkretisht, nxënësi nuk vlerësohet me notë në tre lëndët që kanë të bëjnë me :“Përforcim dhe shërbim komunitar”, “Veprimtaritë e kurrikulës me zgjedhje të lirë në klasat IV-IX”, si dhe në “Projektet kurrikulare”, në nivel shkolle ose të disa klasave në gjimnaz. Nxënësi vlerësohet me notë në të gjitha lëndët për klasat IV-VI, në lëndët e kurrikulës bërthamë dhe ato me zgjedhje për klasat VII-deri në fund të arsimit parauniversitar.
Në arsimin bazë pas klasës së tretë, si dhe në gjimnaz, në lëndët e kulturës së përgjithshme të shkollave profesionale dhe ato të orientuara, nxënësi vlerësohet për një ose disa tema mësimore të sapozhvilluara, një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit, apo për projekte ndërlëndore. Nxënësi vlerësohet në çdo lëndë të paktën një herë gjatë vitit shkollor për projektet ndërkurrikulare. Orët mësimore për projektet u takojnë orëve të parashikuara në programin lëndor për përpunimin e njohurive. Nxënësi, që ka munguar në vlerësimin e një ose disa kapitujve të tekstit të nxënësit, është i detyruar t’i nënshtrohet këtij vlerësimi, përndryshe vlerësohet me notën “katër”.
Nxënësi, që me raport mjekësor, kufizohet nga veprimtaritë fizike ose përkohësisht ka kufizime të tilla, merr pjesë në lëndën e edukimit fizik dhe të sporteve sipas një programi lëndor të hartuar nga mësuesi, ndërkohë që vlerësimi i tij për programin e reduktuar. Mësuesi vendos vetë, nëse do të zhvillojë një vlerësim përmbledhës të lëndës për një vit mësimor. Ky vlerësim përfshihet në notat e provimeve për një ose disa kapituj të tekstit. Në arsimin e mesëm të ulët, në gjimnaz dhe në lëndët e kulturës së përgjithshme në shkollat profesionale dhe ato të orientuara, nota vjetore lëndore nxënësit përllogaritet nga mësuesi i lëndës me formulën: Nota vjetore lëndore = 0,4 x M1 + 0,5 x M2 + 0,1 x M3, ku M1, M2, M3 janë përkatësisht mesataret aritmetike të vlerësimeve për të gjitha lëndët e kurrikulës bërthamë edhe asaj me zgjedhje, të rrumbullakosura me një shifër pas presjes.
Vlerësimet vjetore me short
Nga fundi i vitit mësimor, drejtoria e shkollës organizon provimet vjetore me short për të gjitha lëndët ose fushat e të nxënit dhe të gjitha klasat, me përjashtim të klasës së nëntë dhe të klasës së fundit të arsimit të mesëm të lartë. Në arsimin profesional dhe atë të orientuar përfshihen vetëm lëndët e kulturës së përgjithshme dhe ato teorike profesionale. Procedurat e shortit dhe numri i provimeve caktohen nga drejtoria e shkollës pas këshillimit me këshillin e mësuesve. Notat e nxënësve në provimet me short përfshihen në vlerësimin për një ose disa kapituj të tekstit të nxënësit. Përgjigjet e nxënësve ruhen në arkivin e shkollës për 2 vjet dhe janë objekt i inspektimit. Provime vjetore zhvillohen nga Drejtoria Rajonale Arsimore. Analiza e rezultateve të provimeve u dërgohet të gjitha shkollave.
Edhe sjellja e nxënësve nën vlerësim
Vlerësimi i sjelljes së nxënësit pas klasës së tretë bëhet në 5 shkallë : “Shumë mirë”, “Mirë”, “Mjaftueshëm”, “Dobët”. Nxënësi vlerësohet me: “Shumë mirë”, kur nuk ndëshkohet gjatë vitit shkollor me ndonjë masë disiplinore, “Mirë”, kur e përfundon vitin shkollor me masë disiplinore të shlyer ose masa disiplinore e pashlyer nuk është ulje e notës në sjellje, “mjaftueshëm”, kur e përfundon vitin shkollor me ulje të notës në sjellje, “Dobët”, kur vendos këshilli i disiplinës. Vlerësimi i sjelljes së nxënësve vendoset në regjistrin e klasës, dëftesën e klasës dhe amzë.
Brenda javës, mësuesit duhet të bëjnë 30 orë mësimi
Në rregullat e përcaktuara për nisjen e vitit të ri shkollor 2013-2014, është përcaktuar në mënyrë të detajuar edhe kohëzgjatja e orëve që mësuesit duhet të kalojnë në shkollë. Sipas rregullores, mësuesit e institucioneve arsimore publike duhet të paraqiten në shkollë 15 minuta para fillimit të orarit mësimor të shkollës. Drejtuesit dhe mësuesit e shkollave gjithashtu duhet të qëndrojnë 30 orë në javë në mjediset e shkollës ose në mjedise të tjera zyrtare, për të kryer veprimtaritë e procesit mësimor dhe jo-mësimore të planifikuara, duke përfshirë veprimtaritë jashtëshkollore, mbledhjet profesionale, takimet me prindërit dhe pjesëmarrjen në grupet e punës. Punonjësi i institucionit arsimor mund të paraqitet në punë me vonesë ose të largohet gjatë kohës së punës vetëm me lejen e drejtorit të institucionit ose të personit të ngarkuar prej tij, në rastet kur drejtori nuk është në institucion.
Gjatë gjithë ditëve të punës, mësuesi duhet të përditësojë edhe portofolin e tij profesional. Konkretisht në këtë drejtim sqarohet se mësuesi duhet të mbajë dhe të përditësojë portofolin e tij profesional,i cili përmban kopje të këtyre dokumenteve: “CV, certifikatën e krediteve të fituara, kumtesat që ka mbajtur duke filluar nga ato në këshillin e mësuesve, çmime e certifikata të tjera për merita profesionale. Pjesë e dosjes duhet të jenë edhe plani i mësuesit, vlerësimi vjetor i mësuesit nga drejtori i institucionit arsimor, si dhe dokumente të tjera profesionale. Ndërkohë që një kopje e këtyre dokumenteve që përbëjnë portofolin profesional të mësuesit mbahen edhe në drejtorinë e shkollës.

Ku e kane gjetur kete 30 ore qendrim ne shkolle keta? Vetem nje personi qe s’ka lidhje me arsimin mund t’i veje mendja ne kete detyrim. Hiqni dore nga ky detyrim me burim ndonje ish “kryetar keshili” a “sekretar byroje”. Interesouni dhe po nuk doli qe nismetar i kesaj paudhesie nuk eshte ndonje i tille.
po ia fusin edhe kto kot me kot si kau peles. (me falni per fjalorin) po nxjerrin budallalleqe me oke!!!!! Nje sistem arsimor qe nuk eshte fare i efektshem. pfffff
erdhi pushteti i vjeter qe kerkon vetem leter,dhe nuk hap syte per te pare gjendjen e shkollave ku mesojne femijet tane,nuk kerkon punen konkrete,por kerkon punen ne letra e formalitete,flm.