Shkeljet me karburantin, Balluku: Jo vetëm gjoba, kompanitë do të mbyllen

Bora Basholli

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku në një konferencë për shtyp foli për kontrollet e ushtruara lidhur me cilësinë e karburantit në vend. Ajo e konsideroi shqetësuese mungesën e kapaciteteve monitoruese.

Balluku theksoi se “lufta frontale kundër informalitetit cilësor do të vazhdojë çdo ditë”.

“Do vazhdojnë kontrollet në të gjitha subjektet që merren me hidrokarbure. Do merren masa të forta kundrejt atyre që shkelin ligjin, nuk ka tolerime”, tha ministrja.

Do jenë 130 inspektorë të rinj që do merren me luftën kundër informalitetit dhe Balluku theksoi se për subjektet që kapen në shkelje nuk do të ketë vetëm gjoba, por edhe mbyllje të aktivitetit të tyre.

“Nuk do ketë thjesht gjoba për subjektet që konstatohen me shkelje. Do të mbyllen ato subjekte që konstatohen me shkelje”, u shpreh Balluku.

 

 

b.b/dita

Share This Article
5 Comments
  • Bere nje show para nja dy muajsh ketu rruges per Rinas, te kthesat e Laknasit, Berxull , ketu ku cdo dite perplasen makinat nga qe kjo rruge ka me dhjetra hyrje-dalje.
    Ne kete show ftove gjithe mediat , edhe komplet ARRSH – ne. Dhe per cfare ????
    Per te vendosur ca kinezerira 5 lekshe qe bota nuk i perdor me.
    Vendosni trafikndarese ne te dy anet anesore o ministre, aty ku kthehesh per Laknas , bej rrethrrotullim

  • Nje kuriozitet, sapo piva kafe te “Kokona” prane oxhakut dhe nik jepet fature.
    Kokona ka levizur ne PS, pastaj ne LSI tani prape ne PS. Besoni ne luften e prtenduar ndaj informalitetit…?

  • “Po kjo ishte loja” kete ka ne mendje ministrja me sebepin e luftes ndaj korrupsinit ne hidrokarbure. Pra do te punesoje edhe 130 njerez te tjere qe te bejne edhe keta leke si shoket e tyre. Pse nuk pranon kjo qe ka deshtuar I gjithe sistemi I kontrollit te hidrokarbureve, kush kane qene personat pergjegjes per kontrollin e tyre. Pse nuk I dergon ne gjykate keta drejtore, kryeinspektor dhe inspektora te hidrokarbureve qe kane abuzuar me detyren, ti kontrolloj edhe pasurine nese e justifikojne apo jo. Pra ta filloj nga vetja njeher, dhe me pas kuptohet qe e ka seriozisht luften.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *