Dade: Deklarata e Erdogan është çështje e Kosovës

anazapta

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, vlerëson Italinë dhe Greqinë si partnere strategjike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Në një intervistë për “Panoramën”, Dade komenton edhe lidhur me zhurmën që shkaktoi në media dhe opinion deklarata e kryeministrit turk, Erdogan. Dade thotë se deklaratat e bëra në Prizren nga Erdogani, kanë të bëjnë me raportet e shtetit të Kosovës me Turqinë, dhe jo me Shqipërinë.

“Lidhur me këtë deklaratë të Kryeministrit Erdogan në Kosovë, që ka të bëjë me kontekstin e marrëdhënieve dypalëshe Turqi-Kosovë, të cilat përcaktohen nga vetë shtetet respektive, komentet tona do ishin të tepërta. Kosova, si një shtet i pavarur, ka artikulimin e saj në përparësitë e saj në politikën e jashtme, si integrimi në strukturat euroatlantike. Sigurisht, kam ndjekur një numër analistësh për këtë çështje, por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë. Unë si kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, që kam ndjekur dinamikën e zhvillimeve rajonale dhe posaçërisht dhe për Kosovën, do të kisha dëshirë që Kosova të vazhdojë me ritme më të shpejta drejt angazhimeve të saj për integrimin në BE dhe në strukturat euroatlantike. Ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët që Komisioni Europian ka propozuar që Kosova të nisë negociatat për MSA-në dhe sigurisht kursi i këtij shteti është drejt BE-së”, shprehet Dade.

 

Share This Article
10 Comments
  • Me te drejte se Turqia nuk esht fqinja jone,Itali dhe Greqia jan partneret tane Europiane,atje ku dhe Shqiperia admiron!

  • @ DADEN

    Andej nga ana ime,
    ku buron ujët e ftohtë edhe fryn veriu në verë,
    ku mbin lulja me gas shumë dhe me bukuri e m’erë,
    thote nje fjale e urte popullore:”Fshati qe duket nuk do kallauz”.
    Edi Kristaq Anife Rama i dhuroi Erdoganit anadollak fjalen me te shtrenjte te miqesise se shqiptarit: VELLA.

  • Ne shqiptaret jemi shume te zgjuar , i dime e kuptojme te gjitha , prandaj kemi ecur shume perpara fqinjeve ne zhvillim e modernizim te alancave , te gjithe jemi dipllomate , politikane , analeiste , ekonomiste , doktorre e profesore , akademike erudit te klasit boteror , ekonomia eshte e dyta pas Gjermanise , ( leme ne bisht Norvegjine,Suedine,Finlanden Danimarken , Luksemburgun e Zviceren ) o popull beni detyren qe u takon ndaj shtetit e atdheut secili sipas aftesise ne fushen qe i takon bashke me politikanet qe i kini zgjedhur ,( i keni zgjedhur prift mos u rruani mjekrren )

  • Me keqardhje dhe dhembje në shpirt me duhet të reagoj ndaj deklaratës së Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të R. të Shqipërisë, cit…por praktikisht kjo ka të bëjë me shtetin e Kosovës, dhe jo me Shqipërinë… mbaron cit.
    Kjo pjesë e deklaratës së z.Dade, nuk mund të konsiderohet ndryshe, pos si një përbuzje e vuajtjeve të popullit shqiptar në trojet e tij nën pushtimin serbo-sllav, të cilat i përjetoi gjatë përpjekjeve shekullore për t’u çliruar dhe ribashkuar me atëmemëdheun e ndarë dhunshëm nga mujsharët ndërkombëtar, i bindur se synimi i tij për të ribashkuar të natyrshmen është i ligjshëm.
    Deklarimi i kësaj zonje, më shumë i ngjason një deklarimi të ndonjë zonje rumune, sllovake, spanjolle…se sa një deklarimi të një shqiptareje, ngase deklarata e saj është e bërë synet nga ndjenjat elementare kombëtare, të domosdoshme për një drejtuese të shtetit shqiptar!

  • PSE DEKLARATAT E ERDOGANIT NUK PREKIN VETEM KOSOVEN?

    Sepse po deklarove qe Kosova eshte Turqi kjo do te thote te shuash apo fshish nga historia figuren e Skenderbeut qe luftoi ne Fushe Kosove me bashibozuket e sulltaneve turq bashke me Huniadin e Hungarise shekuj me pare. Sepse kjo do t’i jepte te drejte edhe sulltaneve te Serbise te deklaronin fet e fet qe Kosova eshte Serbia e Milloshevicit duke fshire nga historia clirimin e Kosoves nga ushtria e NATO-s vite me pare. Pse atehere Kryetarja famoze e Politkes se Jashtme Arta Dade kerkon t’i veje recel persiper deklaratave pa llogjike historike te Erdoganit? Mbase kerkon te qetesoje BOSIN e saj Edi Rama qe e teproi me servilizmin oriental ndaj Anadollit duke ja hedhur te gjithe fajin Hashim Thacit si mesalla me dy faqe qe kerkon me ngulm nga Turqia e Larget te zhvase ndonje LEK per buxhetin e shkundur te Kosoves. Pak a shume si ajo qe kerkon te beje edhe Edi Rama, por i fshehur pas Gaxhoit. Atehere lind pyetja pse Kryetarja famoze e Politkes se Jashtme shqyptare kerkon te dale pa lagur per te kamufluar brockullat pa dogane te Edit ne Prizren duke i ndare Interesat tona Kombetare ne albaneze dhe kosovare? Kjo ngjan me:

    HISTORINE E MAJMUNEVE NE NJE DEGE

    Sapo Sulltan Erdogani e beri Kosoven dhe Shqypnine Turqi dhe e hodhi bananen ne toke, majmunet pas tij filluan te bejne dhe zhbejne historine e Kombit shqyptar sipas kafshites se bananes se kollofitur apo te premtuar per t’u kollofitur. Po si e harruan keta maluketer profesore HEROIN tone Kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeun, shqyptar dhe kosovar njekohesisht dhe tani kane marre persiper rolin e HAMZAIT modern me justifikime qe fillojne nga Japonia e Larget dhe perfundojne tek Franca apo Gjermania ne Evrope? Jazek! do t’u thonte nastradinit ketyre profesoreve driteshkurter sepse Turqia i ka lene ne dere Shqypnise dhe Kosoves Bechtelin mafioz qe vodhi si e papare shqyptare dhe kosovare bashke ne rrugen e Kombit te Saliut dhe Hashimit dhe qe nuk ja kemi pare hajrin akoma se eshte duke u prishur dita dites dhe nuk po i shihet fundi. Se Turqia i la ne dere Shqypnise edhe firmen maifioze KURUM qe nuk paguan taksa dhe tatime ne buxhet dhe blen e shet hidrocentrale ne Shqypni nga bandat mafioze me pushtet sikur t’i kishte pronen e vet prej Anadolli. Se sulltan Erdogani dhunon studentet ne vendin e tij sikur te ishte Sulltan Mahmuti i Kohes se Qepes. “Po ja Turqia ka jejuar shqyptaret te udhetojna pa viza ne vendin e tyre!” do te kundershtonte me emocione Fatos Lubonja sic edhe beri ne emisionin OPINION te Fevziut. “Po Greqia ka strehuar dhe po mban me buke mbi 600 mije emigrante shqyptare o Fatos Lubonja!” do te vinte kontrapedal nastradini tezes se Turqise se Mire kundrejt Greqise se Keqe. Kesaj shifre shtoji edhe ca emigrante mjerane te tjere ne Itali, Gjermani e gjetke qe Fatos Lubonja te bindet se Turqia nuk eshte fare Partner Strategjik per shqyptaret fatkeq por jane ata qe i kane zgjatur dore dhe po i mbajne me buke ne kohe te veshtira. Sic ishte SHBA per Evropen me planin MARSHALL dhe per Japnonine me planin MARSHALL te posacem. Sepse kosovaret mund te harrojne se nga Serbia importojne te gjitha produktet ushqumore, por shqyptaret nuk mund te harrojne kaq lehte HEROIN e tyre kombetar Skenderbeun duke e zevendesuar me BECHTELIN dhe KURUMIN e Saliut.

  • Prononcimi i sotem i zonjes Arta Dade , ne lidhje me ceshtjen e debatuar ne shtyp per citimet e kryeministrit turk ERDOGAN ne… , me duket sa i pa nevojshem aq dhe i pa vend , aq me teper dhe per faktin qe kryeministri i yne i nderuar Edi Rama per te cilen dhe kemi votuar e tha fjalen e tij me nje qendrim miresjellje siq e kane zakon shqiptaret per te pritur mikun ne shtepi , Pa ku se ? Pikerisht ne ate qytet historik ku Abdyl Frasheri me luftetar te tjere formuloi kerkesat ndaj Portes se larte per tu njohur shqiptarve te drejtat e shtetformimit . Une per veten time si qytetar shqiptar nuk shof , ne kete rast , as nje shenje neneshtrimi apo servilizmi ,as tek zoti EDI e as tek Ashim Thaci . Me shume shof nje pritje miqesore dhe me nje qendrim politik te zgjuar e qe premton per nje perkujdesje me te madhe te shtetit e te qeverise turke si ndaj nesh dhe Kosoves ..

  • Mire Dade se kjo I takon qeveris se Kosoves.Po Rama duhet ti kishte thene te vllajt te tij sulltanit Erdogan nje fja sa per sy e faqe.Po ky vetem bene nje buzagas injoranti sic e ka zakon te bej buzqeshje te shtirur.

  • PSE ANADOLLAKET ME BREKUSHE DUAN TE KTHEJNE KOHEN E JENICERE TE SULLTAN MAHMUTIT?

    Ka shume shqyptare anadollake me brekushe jeniceresh qe po perhapin tezen e vjeter qe Turqia eshte BABA e shqyptareve dhe ky shtet anadollak eshte shpetimtari i Vatanit. Ketu lind nje pyetje fare elementare: Cfare progresi apo ndihme i ka dhene Turqia Shqypnise dhe Kosoves, qe Arta Dade i ndan me thiken socialiste si nje REZIL i botekuptimit te saj enverist? Se mileti ne te dy anet e kufirit ku banojne shqyptare nuk kane pare ndonje gje te hajrit nga Turqia e Sulltan Erdoganit pervec firmave BECHTEL dhe KURUM qe vodhen shqyptaret ne bashkepunim me pushtetin mafioz te Sali Berishes dhe qe BOSI i tanishem Edi Rama i akuzonte vazhdimisht kur ishte ne opozite. Atehere cfare ka bo vaki qe Edi Rama pas Hashim Thacit ta ktheje MESALLLEN kaq shpejt dhe t’i cilesoje turqit si vellezer te nje nene me BABE prej Anadolli? Mesiguri nuk jane kuserite e papara te firmave turke qe operojne ne Shqypni apo Kosove si BECHTEL dhe KURUM, sepse Edi Rama i nxorri bojen te dy ketyre firmave para zgjedhjeve te 23 qershorit. Mbase ka degjuar Fatos Lubonjen ne emisionin e rilindur dhe te ringjallur te Blendi Fevziut OPINION qe i mallengjyer shume nga bujaria me vizat turke deklaroi se pikerisht osmanllinjte jane vellezirit tane dhe Partneri Strategjik i shqyptareve per te gjitha kohet. Njesoj sic i shpallte Enver Hoxha “VELLEZERIT E PERJETSHEM” duke filluar nga jugosllavet e Titos per te kaluar me pas tek sovjetiket e Stalinit dhe per te perfunduar tek kinezet e Mao Ce Dunit. Ka shume profesore te tjere te veshur me brekushe jeniceresh qe kane marre persiper si HAMZAI te mbrojne kauzen e Perandorise Otomane drejt kufijve te Evropes dhe hedhin ne media teza mashtruese duke bere krahasime qesharake me maredheniet midis SHBA dhe Japonise apo te Gjermnasie dhe Farances pas Luftes Boterore. Keta profesore te veshur me brekushe jeniceresh qe kane marre persiper detyren e HAMZAIT historik nga ana tyjeter harrojne me dashje per planet MARSHALL te ndihmes ekonomike per Evropen dhe japonine si edhe faktin per demshperblimet qe Gjermania i ka paguar Frances. Ketu lind pyetja llogjike: Cfare i ka paguar Turqia Shqypnise dhe Kosoves qe te shpallet nga BOSAT e politikes si BABA e shqyptareve? Si keshtu tani Edi Rama me Hashim Thacin kane gjetur BABEN e shqyptareve tek turqit e Erdoganit duke harruar patriotet e hershem shqyptare qe kelthisnin papushim:

    NENA JONE MOS KI FRIKE SE KE DJEMTE NE AMERIKE!

    Si e harruan kaq shpejt BOSAT shqyptare Partnerin e hershem te shqyptareve SHBA qe nga Presidenti Willson qe shpetoi Shqypnine deri tek Presidenti Klinten qe shpetoi Kosoven? Kjo eshte nje ceshtje qe kerkon hulumtim mjaft urgjent.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *