Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nëpërmejt një postimi në rrjetin social Facebook, ka protestuar kundër lirimit të parakohshëm nga burgu të Miodrag Shalaja-s, një prej anëtarëve të njësisë së “Akrepave”. Ai e ka cilësuar veprimin e autoriteteve serbe një akt të turpshëm, duke e quajtur të papranueshmë heshtjen e BE ndaj këtij veprimi dhë një sërë të tjerësh.
Ndër të tjera, Veseli shkruan se: “është e pakuptueshme heshtja e Brukselit ndaj mosnisjes së proceseve për shumë masakra serbe të zbardhura, gjyqeve të zvarritura apo lëna në mes”.
Ai shton se: “Kosova nuk duhet të lejojë që historia të manipulohet dhe viktima të barazohet me xhelatin”.
Javën e kaluar është bërë e ditur se Miodrag Sholaja, i dënuar për masakrën ndaj civilëve shqiptarë në Podujevë në masr të vitit 1999, është liruar me kusht, pasi ka vuajtur dy të tretat e dënimit të tij. Gjykata e Apelit në Beograd, në vendimin e datës 31 korrik, ka marrë vendim për lirimin e tij, tre vjet para përfundimit të dënimit, pasi ka kryer 12 nga 15 vitet e dënimit.
Dënimi i Shaloja-s është bazuar pjesëmarrje në masakrën e Podujevës, ku pjesëtarët e njësisë “Akrepat” qëlluan për vdekje 14 civilë shqiptarë: shtatë fëmijë prej moshës 2 deri në 15 vjeç, dhe shtatë gra.
Përveç tij, Veseli ka përmendur edhe lirimin e një viti më parë të Sasha Cvjetanit, i cili po ashtu ishte liruar pa përfunduar dënimin e tij. Një tjetër anëtar i “Akrepave,” Cvetjani, ka qenë i dënuar me 20 vjet burg, për pjesëmarrje në masakrën e Podujevës.
“Akrepat” fillimisht u krijuan si një formacion paramilitar në territoret e Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës dhe operuan edhe në luftën e Kosovës.
e.ll./dita
