Akuzohet për abuzim me legalizimet, vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës

Bora Basholli

Vetëdorëzohet në polici nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, pasi akuzohet se ishte pjesë e një skeme abuzime me legalizimet. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Isaku akuzohet për ‘Falsifikim të dokumenteve’. 

Mësohet gjithashtu se në polici është dorëzuar edhe ekonomisti i këtij institucioni, shtetasi me inicialet R.K., 27 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet F.R., 28 vjeç, me detyrë Specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës-Durrës. Në kuadër të operacionit të koduar “Legalizimi”, zyrtarët akuzohen se kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat dy shtetas për një sipërfaqe 123 metra katror dhe truall 500 metra katror në zonën e plazhit, shkruan Ballkanweb.

Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentat shtetasit me iniciale Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat, të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale ” Vjedhja me pasoja të rënda” parashikuar në nenin 134/3 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • U vetedorezua qeni. Pse nuk u vetehodh me mire nga pallati i tij i vetendertuar, bashke me artikullshkruesin?!

  • Vetedorezohet. Fjalori i ri Rilindas. A ka pesore folja dorezoj? U dorezua eshte e sakte.
    Shkoni mesoni drejtshkrimin. E benim ne 8 vjecare. Tani kushedi cfare idiotizmash te reja akademike u mesojne nxenesve. Apo si, vetemesojne..!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *