Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, prej 1 qershorit ka mbyllur dyert për vizitorët. Shkak për këtë vendim , është bërë tërmeti i po të njëjtës datë i cili ka shkaktuar dëme serioze në godinën gati 200 vjeçare.
Por Drejtoria e Rajonale e Kulturës pohon se është miratuar një fond prej 30 milionë lekësh për rikonstruksionin e saj, e në shtator pritet të nisin punimet.
Ky muze mbetet më i vizituari nga turistë vendas e të huaj. Nga statistikat rezulton se deri në fund të muajit maj janë regjistruar më shumë se 16 mijë vizitorë. Edhe pse tashmë i mbyllur, turistët shfaqin interes për të parë.
Në qytetin e Korçës funksionojnë 6 Muze, 2 prej të cilëve, ai i Arsimit dhe Artit Mesjetar janë kombëtarë.
b.b/dita

Normal antishteti fillon punet qe tregojne gjera te mire per shqipet ne pikun e kohes e turizmit! Nuk munden me e mbyll ne shtator!?
O lili nik oret puna se na shmben muret e zene turistat per brenda. Po na qenke shume pesimiste o lili!!