Vritet një shqiptar në Gjermani, një tjetër i plagosur

Leda Hysa

Një shqiptar mbeti i vrarë me armë zjarri në Gjermani ndërsa një tjetër u plagosë.

Mediat gjermane shkruajnë se burrat e plagosur të moshës 30 dhe 31 vjeç, u gjetën në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus i tha BILD se të plagosurit janë të dy shqiptarë.

Ata përfunduan në spital, por njëri prej humbi jetën më vonë si pasojë e plagëve të marra. Disa të shtëna u qëlluan në drejtim të të rinjve nga një makinë në lëvizje, çka do të thotë se vrasja ka qenë e parapërgatitur. Viktima është identifikuar si Keidi Pasha.

Ata po ecnin në trotuar. Një banor i tha BILD se kishte dëgjuar gjashtë të shtëna. Hetuesit siguruan prova në vendngjarje, kontrolluan rrobat e viktimës për të dhëna për detaje. Një komision hetimor për vrasjen u krijua mëngjesin e sotëm me rreth 20 hetues dhe zyrtarë policie.

 

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • U plagose..ee
    Zgjedhimi, veta e trete koha e shkuar :u plagos.
    Une u plagosa. Ne u plagosem
    Ti u plagose. Ju u plagoset
    Ai, Ajo- u plagos. Ata u plagosen

    Gjuha shqipe, klasa e peste apo e gjashte..nuk mbaron me e veta e trete o dhiare gazetare

  • Tani shqipkaret jane perhapur si fara e hidhesit ne gjermani. Keto gjera do perseriten e do duken normale deri sa edhe gjermanet te lodhen e te kerkojne rikthim vizash. Ahere do te mbyllen kafshet ne vathe si ne kohen e Dulles a do bejne si beqira neper ambasada per nje vize

  • turkalvane do TA qash kohen e atij qe e quan dulle, do TA qash po nuk do TA gjec

    Shqypnise i humbi shpata dhe mburoja.

    Jeni bere Si loqet, tallet Bota me Shqiperine e Shqiptaret.

    Po.kur tallet dhe nga ajo Klase Politike dikur Pa breke e Pa buke, vaj me der.
    Cfaj na ka Bota?

    Ne koke tate o ti krishtalbane

  • turkalvane do TA qash kohen e atij qe e quan dulle, do TA qash po nuk do TA gjec

    Shqypnise i humbi shpata dhe mburoja.

    Jeni bere Si loqet, tallet Bota me Shqiperine e Shqiptaret.

    Po.kur tallet dhe nga ajo Klase Politike dikur Pa breke e Pa buke, vaj me det
    Cfaj na ka Bota?

    Ne koke tate o ti krishtalbane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *