EKSKLUZIVE / Kryeministri nxjerr dokumentin ku Valdrini zë be se e ka fshirë dënimin nga arkivat italiane 

redaktor

DHËRMI – Kreu i qeverisë shqiptare thirri sot mediat në një konferencë urgjente për shtyp në zyrën kryeministrore në Dhërmi, ku shprehu edhe një herë, me shumë forcë, distancimin e tij nga Valdrini.

I indinjuar nga akti i padenjë i këtij të fundit, shefi i ekzekutivit u deklaroi me një ton solemn reporterëve të pranishëm, domethënë dy kameramanëve të ERTV-së:

“Nuk dua të bie në përsëritje. Unë nuk e dija që Valdrini ishte ende fajtor. Akti i tij nuk ka pse të bjerë mbi Partisë Socialiste, aq më pak mbi mua personalisht. Që të mos ju ha shumë kohë juve njerëzve të medias në këto ditë të nxehta,” tha kryeministri ndërsa dy kameramanët shikonin njëri-tjetrin në mënyrë pyetëse, “ju kam thirrur për të ekspozuar deri në fund çështjen e Shkodrës”.

Dhe KM-ja nxori para kamerave një dokument në letër kartoni të verdhë me reliev, një material që edhe diplomat e Harvardit do ta kishin zili, në fund të të cilit dallohet firma e Valdrinit:

“Ja, kjo është e vërteta! Këtu Valdrini betohet se dënimi i tij për drogë në Itali është fshirë nga arkivat e policisë, gjykatave dhe ministrisë së Brendshme italiane dhe tani ai është i pastër. Ja dhe firma në fund, e shikoni?”

Në vijim kreu i ekzekutivit shpjegoi se kjo ishte vetëm deklarata e fundit. Valdrini kishte nënshkruar be’ra të ngjashme në çdo hap të karrierës, si në krye të hipotekave, ashtu edhe kur u emërua çuni më Perfekt i Shkodrës.

“Kështu pra, këto janë dokumente serioze, jo ato paçavuret që nxjerr gjykata italiane”.

Duke parë nga kamerat teksa kameramanët kishin dalë në oborr për një birrë, kryeekzekutori bëri me dije se është në praktikën e tij të punës në krye të halleve të shqiptarëve, që të gjithë të dënuarit për krime e shkelje të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, të cilët fillojnë punë në majën e administratës së shtetit shqiptar, të bëjnë be e rrufe se “i kanë mbyllur ato çështje”.

Kryeministri pohoi se një praktikë e ngjashme institucionale dekriminalizuese ishte ndjekur me Visin e Kavajës, me Armandon dhe Benin e Lezhës, me Gjush akulloren po e po; por edhe me gomarin e xha Qazos nga Elbasani.

“Kanë firmosur të gjithë në kartona të shtrenjtë, si ky këtu, çin të zej be!”, deklaroi solemnisht KM-ja, duke shtuar, “përjashtim bën vetëm Dhamiani, të cilit i kërkova të nënshkruante në fletë ari. Se Dhamiani ha bukë veç, dhe dorën e ka të rëndë, trimi i partisë!”

Në fund, kryeekzekutori thirri institucionalisht çunat e kamerave: “Eni mër derra se marum!”

 

****

 SHËNIM: Gojët e Liga është një rubrikë satirike e bindur qe fajin e ka Valdrini

 

Share This Article
10 Comments
  • Me rekorde kriminale,
    I zgjodhën për deputet,
    Vetëm nga tuf’e Rilindjes,
    Numërohen shtatë a tetë.

    Të dënuar për krim e drogë,
    Përzgjidhen kryebashkiak,
    I zgjedh lideri me dorë,
    Pesë e gjashtë, janë pak.

    Të përjashtur si deputet,
    Për fshehje të pasurisë,
    Nga kopeja e Rilindjes,
    Dhe Rilindjen bën pis.

    Në parti-administratë,
    Nga kjo tufë, thuhet treqindë,
    I përzgjedh nga ky rasat,
    As kjo Liderin se bind.

    Me kriminel në parlament,
    Në parti dhe në qeveri,
    U vë syn lideri vet,
    Ndaj vendi bën prokopi.

  • E pyeten Edi Ramen gazetaret:

    Na trego pa mashtrime enveriste nje emer nga te tute qe ti i ke besim qe nuk eshte i perlyer me hajnine, mafian, drogen apo krimin, te cilit ti i beson totalisht?

    Edvini u mendua per disa caste dhe u pergjegj:

    I besova Elvisit per Kavajen doli pusht
    I besova Gjushit per Durrsin doli pusht
    I besova Qazos Elbasanin doli pusht
    I besova Damianit Dibren doli pusht
    I besova Valdrinziut Shkodren doli pusht
    I besova Sajes Ministrine doli pusht
    I besova Fatmirit dhe Geronit dolen pushta
    I besova Spiropalit Doganat doli pushte

    KUJT T’I BESOJ UNE TANI?

    Dhe Kryeministri u mbyt ne vajtime dhe te qara ne shoqerine e mikut te tij per koke, Bashkim Ulaj qe i fshinte lotet me shamine e tij prej mendafshi dhe qe per te cilin Kryeministri nuk kishte asnje dyshim

    QE MUND TE ISHTE PUSHT

  • Nuk late gje pa politizuar!

    I dolen te palarat personit, e hoqi. N.q.s. nuk e hiqte, atehere do ishte problem.

    Late nam!!! Edhe kur nje zog te leshon glasen ne xhamin e makines, prape Kryeministri e ka fajin!

    Para Shqiperia e populli politikan shqiptar!

    S’na u nda politika ne kohe te Enverit e s’po na ndahet tani!

  • Nje cope rrugac kriminel ordiner erdhi nga Kuba,qe quhej ernesto-ce guevara,Enveri nuk doli t`i hidhte syte.Mehmeti e priti 5 minuta inkognito,sa i ngeci ne dore nje automatik dhe i tha:Zhduku neser qe pa gdhire,se po e mori vesh Enveri na piu e zeza.
    Ky kryeminister karagjoz,mire i ka gjithe kapobandat shoke,por i ben edhe deputete dhe kryebashkiake!
    Kunderzbulimi i PD nuk ka nisur gjurmimet tek sektori femeror,se ketij i dalin gjysma Drejtoreshave dhe ndonje ministre, prostituta

  • Ju quani paçavure dokumentet Italiane ?
    Ju qënkeni koqe ordiner që besoni më shumë një drogaxhi ordiner si ju
    edhe nuk besoni administratën serioze të njërit nga 10 shtetet më të zhvilluar ne botë.
    Ne Itali,nuk fshihen dënimet ,bile nuk fshihet as një borxh i pashlyer ndaj një istituti financiar,
    Mund ti fshini ju në provincëm e humbur ku jetoni,jo në Itali.
    Kontrollen se mos e ka hequr me vendimin e ndonjë gjykate në lezhë,rrogozhinë ose kavajë.
    Shpresoj ta dini se gjykatat tuaja të korruptuara nuk kanë jurisdiksion ne Evropë.

  • Presidenti i republikës,Hajdut me dame.
    Kryeministri idiot me patentë,derisa qenka kaq naiv që beson në fjalën e një drogaxhiu
    të vertetuar me vendim gjykate (jo e rrogozhinës).
    Shtet i kalbur që tallet gjithë bota,dhe populli vuan nga 100 vjet.
    Me deklaratat e drogaxhive, nuk fshihet as bytha.

  • Pra kishe dijeni qe ishte i denuar per droge dhe nuk ishte problem per ty
    Problemi ishte qe ishte fshire apo jo
    Po mir mor burre kaq budallej qenkan keta djemt e sojit tone
    Qe mendojne se nje denim perfundimtar gjykate ne itali fshihet kur te duash sidomos kur valdrini ka pranuar fajin
    Per kryeministrin tone qe e pacim sa malet
    Nqs pas 5 shekujsh pasardhesit e pjetrit do shkojne ne itali te kerkojne per valdrinin do shohin ne fedinen e tij penale te njejtat gjera qe jane sot, pra valdrini do vije dita qe zdo ket as nam as nishan ne shqiperi por dosja e tij do jetoj ne itali
    Ta lumsha kryeminister cdon me thone shtet

  • Nuk e marr vesh, nuk e kuptoj si ka mundesi qe ekzistojne ne faqe te dherit rob qe komentojne nje shkrim humori si me qen lajm serioz. Sa trishtim……

  • Ti je kryeministri ma kakareq i gjithe kryeministrave te historis se vendit.
    Po Mit’hati si tu duk.Brilant.Turru e futu ne dhe o i pa ftyre dhe i pa karakter perderisa del me hallate me nji kurve femne qe ta ledhaton me dore me buzqeshje pislleku.Qe diten qe tu ekspozue kjo foto ti nuk duhesh te dilje kurren e kurres para popullit.Mo huligan ekstravagan i pa karakter.Por mos harro se vendin e ke ne Rec dhe ti.Por fal ndonji kompromisi me USA dhe BE mund te shpetosh duke u largu perfundimisht nga politika.Po mos harro se heret a von aty do perfundosh ne Rec.Je hajdut,bashkepuntor i tradhetarve te atdheut njeri i krimbur ne korrupsion me perfitim 20% takse cdo biznesit sa ishe ne krye te Bashkise Tirane.
    Shpresojme ne sterilizimin radikal tek dy instituciont SPAK dhe BKH.Mbasi keto 30 vite mjaftojne ne njohjen e karakterit te cdo politikanit dhe kriminelit qa e kullote deri ne palce kete vend.U majne e u hapen bithesh e zun vendet ma te bukura te vendit per pronzimin e tyre.Ndersa populli turret ikjeve ne vendet e botes.Duke sakrifikue dhe jeten per nji jete ma te mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *