PD për drejtoren e Arkivave: Nika u shkarkua me ferman të zi

anazapta

Partia Demokratike reagon për një tjetër shkarkim. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së akuzoi kryeministrin se me ndryshimet në arkivën qendrore të shtetit, “ka arshivuar një herë e mirë standardet kulturore, propagandën e tij për meritokracinë, dhe premtimet e tij për cilësi në qeverisje”.

Zëdhënësja Silvi Bardhi tha më tej se shkarkimi i Nevila Nikës nga posti i drejtoreshës së Arkivave tregoi mungesë respekti për dinjitenin njerëzor.

“Askush nuk pret më që Kryeministri Rama të tregojë respekt për personalitetet si Nevila Nika, një historiane e njohur, ekspertja më e mirë e arkivave të vendit, zotëruese e 5 gjuhëve të huaja, dhe një punëtore e palodhur në këtë institucion prej më shumë se 35 vitesh. Por me emërimin që ka bërë, askush nuk pret më që Kryeministri të tregojë respekt për pasurinë shpirtërore të vendit, për dosjen e madhe të letrave shqipe, për margaritarin e arkivave të shtetit. Me mënyrën e shkarkimit, duke i dërguar dorazi zonjës Nika fermanin e zi, përmes zëvendësuesit të saj, zoti Rama ka konfirmuar dhe një herë largësinë e tij të madhe me etikën dhe respektin ndaj dinjitetit human”, tha Bardhi.

Share This Article
9 Comments
  • Dale dale,ku ini akoma,Vetem ju shushkave qe delni aty dhe kini pas kurrizit logon e PDs do shpeyoni pa u hequr,nese ju vjen keq per te shkarkuarit i mbani sherbetor ne shtepine tuaj e jo sherbetoret tuaj ne shpi te shqiptareve

  • LARGIMI I NEVILA NIKES NGA DREJTIMI – DOMOSDOSHMERI E KOHES.

    DR. TEODOR KARECO
    Nder veprimet me te drejta te qeverise ne fuqi gjykoj se është largimi i Zonjës Nevila Nika nga drejtimi i Drejtorisë se Përgjithshme te Arkivit te Shtetit.
    Kishte kohe qe ajo ishte bere nder pengesat dhe barrierat qe Historia e Shqipërisë te mos rishkruhej ne përputhje me dokumentet e shumta dhe te padiskutueshme qe disponohen ne Arkivat e Shtetit. Unë jam dëshmitar okular i qëndrimit barbar te “Zonjës” ne fjale ndaj atyre qe përpiqeshin te vinin një “gur” sado te vogël ne te mire te shkrimit te historisë.
    Kam shkruar një artikull ne fundin e muajit gusht 2012 ku nder te tjera shprehja mendimet e mia për atë “kasapë” te frenimit te historisë, pra, për Nevila Niken, kur ajo ishte ne kulmin e prapësive te saj e mbrojtur me mburoja te dukshme e te padukshme.
    Ai artikull u botua ne gazetën Tema pjesërisht për arsye se plekseshin disa probleme. Unë e përkraha mendimin e botuesit. Gjithsesi meqë problemi nuk doli qarte për Nevila Niken qe sillej ne mënyre despotike ne Arkivin e Përgjithshëm te Shtetit, e botova artikullin ne gazetat ne internet si : 24 Ore, AlbDreams.net, Lajmi Shqip dhe ne gazetën kosovare “Bota Sot”.
    Me indinjoi zonja e ledhatuar pa te drejte, qe sundoi për shume vjet me arbitraritet kur shkruan ne Gazetën Tema se “Gjendja ne Arkiv si me 1952, kur ne krye u vendos një oficer. U “burgosa” politikisht.” Nuk i kuptoj këto absurditete. Ne te kundërtën kuptoj se me largimin e saj u “c,burgosen” pra u liruan jo vetëm disa dhjetëra punonjës te arkivit por, se pari e me kryesorja po lirohet rruga qe historianet ta përdorin si shtëpinë e tyre, natyrisht brenda ligjit, ne te mire te shkrimit shkencor dhe objektiv te Historisë se Popullit Shqiptar.
    Pa njërës te tille si Nevila Nika ne krye te institucioneve kaq te rëndësishme ka garanci shume me te mëdha për te afruar atë dite qe te kemi atë histori te vërtete e realiste qe e nderon kombin tone.
    Ne artikullin qe përmenda pasi përmendja disa faktorë frenues ne shkrimin e historisë, shkruaja:
    Por, fatkeqësisht po përmend edhe një here “por”, këtu ka edhe pengesa subjektive jo thjeshte burokratike ne shërbimin e dokumentacionit nga arkivat. Dokumentet thuajse janë te plota edhe për numrin e sakte te dëshmoreve. Por, ne krye te Arkivit Qendror Shtetëror është zonja Nevila Nika, me titullin “profesor” ne fushe te historisë. Është paradoksale dhe e pabesueshme por kjo profesoreshe është faktori frenues qe historia te mos shkruhet drejt, ajo pengon me forma nga me te ndryshmet përdorimin e dokumenteve qe zbardhin te vërtetën historike.
    Nga i nxjerr këto konkluzione. Ne vitin 2010, ne përputhje me një kontrate te lidhur me Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Institutin e Studimeve Historike, mora përsipër te jap ndihmese për problemet e ekonomisë ne librin e ri qe po shkruhet për Historinë e Shqipërisë. Megjithëse larg dhe i moshuar e mora përsipër ketë bare si një detyrim ndaj vendit tim.
    Kur mbrij ne Tirane ne takimet e para me historianet e institutit te historisë me këshillojnë qe te mos shkoj ne arkiv sepse atje është një drejtoreshe keqdashëse e historisë, ajo i diskriminon ata. Madje me sugjeruan se nëse do te doja te shkoja patjetër, atëherë ishte mire te merrja kontakt me Ministrinë e Arsimit qe e ka ne vartësi.
    Natyrisht këto sugjerime me bene përshtypje, por, nuk mund t’i pranoja. Ne një shtet demokratik një studiues duhet t’i ketë dyert e hapura për ne arkiva. Unë i kam përdorur arkivat edhe ne vitet ’60, kur Arkivi i Shtetit varej nga Ministria e Punëve te Brendshme, kur rruhej me mitraloza dhe, kur vigjilonte si drejtor një ish gjeneral qe merrej me “astronomi”.
    Me ligj arkivat janë te hapura, studiuesit mund te përdorin pa kufizim dokumentet qe u interesojnë.
    E vërteta është se ne ditën e pare ne arkiv pata surprize. Jashtë çdo parashikimi dhe paralajmërimi shoqëror qe pata, me priti zonja Nevila Nika, me një ngrohtësi dhe gatishmëri te çuditshme. Ndoshta nga qe unë e njihja te atin e saj te nderuar Bujar Hoxha i cili ishte proverbial ne atë kohe. Ai deklaronte hapur se ne historinë e partisë çdo shqiptar është kalues. Me gjykimin tim unë e përkrahja ketë mendim sepse çdo shqiptar dinte bëmat e partisë komuniste, vrasjet, burgosjet, komplotet, krimet, mungesën e bukës, mishit, qumështit, dinte se një popull i tere ishte ne lëngim.
    Pra, për qëllimin qe kisha zonja Nevila i hapi te gjitha dyert për te punuar ne arkiv, dha porosite e duhura. Dhe vërtet kështu ndodhi, punonjësit e palodhur te arkivit, me një bare te rende ne ditët e sotme, mu përgjigjën me profesionalizëm dhe me humanizëm. Për kushtet specifike qe jetoja larg, ato shume here nuk prisnin afatet e stërgjata për te me ofruar dokumentet. Me pak fjale mbeta shume i kënaqur nga shërbimi, mu duk se ato zonja e zonjusha, ata djem e burra ishin si fëmijët e mi.
    Por, “dardha e ka bishtin prapa” thotë një fjale e urte popullore. Këtu u shfaq tere ajo ligësi e keqdashësi qe u paralajmërova. Ndoshta ne fillim zonja Nevila kujtoi se do merrja pak dokumente dhe do te kthehesha nga kisha ardhur. Jo unë kisha detyre te rende, te shkruaja historinë për problemet e ekonomisë për vitet 1945-1990. Kjo kërkonte dokumente, fakte qe përmbysnin jo vetëm historinë e shkruar ne kohen e komunizmit ne pushtet, por, edhe te shkruar ne vitin 2008 e me pas.
    Këtu fillon kalvari i mundimeve te mia, “dora e forte”, e papërballueshme, mizore, antishkence, anti-histori e zonjës Nevila.
    Mbështetur ne një fare vendimi te vitit 1996, kur qeverinë e kryesonte Meksi, një inxhinier qe me lidhjet e forta komuniste kishte arritur te punonte ne restaurimin e monumenteve, një njeri mediokër për drejtimin e qeverise dhe qe drejtimi i tij i solli dëme te renda Shqipërisë, ishte mare një vendim anti-shkence për pagesën e dokumenteve kopje qe do te tërhiqeshin.
    Unë do ta quaja ketë pagese një “tatim te jashtëzakonshëm” qe mbyll te gjitha rubinetet e punës shkencore. Për një faqe te kopjuar duhet paguar 350 deri 500 leke te vjetra. Këto çmime shërbimi janë 200-250 here me te larta se shërbimet e njëjta qe bëhen jashtë arkivit. Nuk ndalem këtu se disa dokumente janë shkruar ne letra qe përdoreshin për pankarta. Për një te tille duhen bere 6-8 apo dhjete fotokopje. Pra për një faqe dokumenti duhet te paguash 2-4 mije leke te vjetra. Mos them tjetrën qe një pjese e madhe e dokumenteve te kopjuara keq janë te papërdorshme. Megjithatë dhe për ato do te paguash supertaksen. Pse ndodh kjo: vetëm e vetëm për te penguar shkrimin e drejte e shkencor te historisë. Unë jam një pensionist, përballoj shpenzimet me burimet e mia financiare për te qëndruar ne Shqipëri, kur me duhet te shfrytëzoj arkivat. Unë kuptohet qe nuk jam ne gjendje te paguaj mbi 5 mije dollarë apo 5 milionë leke te vjetra për te tërhequr dokumentet. Çelësi i zonjës Nevila është i qarte – mos i tërhiq, te mos shkruhet historia.
    Natyrisht, unë nuk marr përsipër te tilla shpenzime. Arkivi ka autorizimin qe merr përsipër shpenzimet e fotokopjimit vete Qendra e Studimeve Albanologjike. Detyra e arkivit ishte te me vinte dokumentet e nxjerra ne dispozicion dhe, te zgjidhte marrëdhëniet financiare përkatëse institucionale, sipas ligjeve ne fuqi.
    Jo. Qëllimi nuk janë thjeshte paratë. Ceshtja e parave është vene si barriere, tarifat janë një turp për vete shtetin shqiptar qe “takson” shkencën kaq rende, turp për Ministrinë inegzistente te Arsimit dhe, arme e forte ne dorën e dashakeqeve te historisë si puna e zonjës Nevila. Ky është një problem qe do te duhej te ishte zgjidhur me kohe. Si ne çdo vend te botes aparatet fotokopjuese te vendosura ne salla i lejojnë studiuesit me tarifa minimale te marrin ato dokumente qe u nevojiten për punën e tyre shkencore. Ne paranteze nuk kuptoj se ku përdoren këto para te marrura si dënim “pse merresh me shkence”. Ne katër muaj qe punova aty, ne asnjë dite nuk gjeta ne WC-ne e arkivit as letër higjienike, me duhej te mbushja xhepat me letër kur vija nga shtëpia. Turp, njëqind here turp për ketë institucion me vlera te paçmuara kombëtare.
    Zonjën Nevila ne punën e saj frenuese e ndaluese për shkrimin nga e para te historisë e ndihmon edhe arroganca, fudullëku, “pushteti i pakufizuar” i dhëne. Ne këto dy-tre vjet jam përpjekur te lidhem ne telefon. Përgjigja e sekretares: nuk eshtek etu, është e zëne, është jashtë shtetit. Nuk ishte një dite brenda shtetit ne gjithë ketë kohe te me kthente një përgjigje. Shkrova disa E-Maile, përsëri asnjë përgjigje. Jam ne moshe te moshuar dhe ketë sjellje nuk e kam hasur, ketë prepotence dhe arrogance nuk e kam pranuar dhe nuk mund ta pranoj. Asnjëherë nuk jam pajtuar me njerëz me dy fytyra, te qeshura, te buta ne aparence, dhe, shpirtzinj e zemër katran kur vjen puna te ushtrojnë pushtet. Një përgjigje, qofte edhe formale, një i moshuar e dëshiron.
    Zotërinj, largohuni nga njohjet personale, detyrimet fisnore, vini njerëz me te vërtete te afte ne institucione te tilla prestigjioze dhe me rendësi mbarëkombëtare sikundër është Arkivi Qendror Shtetëror.

    • Kjo militante anti shqiptare,ndonese mburret se vjen nga nje FIS atdhetaresh,mashtron kur thote se “..PARA ARDHESIT E MI,JANE VETERANE TE LUFTES NACIONAL-CLIRIMTARE”!!!!
      Total;isht MASHTUESE!!!
      Kjo e URREN kete lufte se e quan LUFTE CIVILE,se e UDHEHOQEN KOMUNISTET DHE ENVER HOXHA,se daten e CLIRIMIT 29 NENTOR NUK E NJEH,se eshte jugosllave etj,etj!!!
      Mburret se eshte profesioniste,por ,pse nuk e ZBERTHEN FJALEN VETERANE SE CFARE KANE QENE PARA ARDHESIT E SAJ???
      Doemos PARTIZANE NUK KANE QENE,por me siguri,qe do kene qene “VETERANE”te BALLIT KOMBETAR E LEGALITETIT ,por kjo palo historiane i quan VETERANE!!!
      Mund te kene qene edhe ROJE te Ballit ne MUKJE dhe prap i quan veterane!!!
      Mburret me vitet e punes ne ARKIv,por nuk mburret dot,qe ka mbrojtur HISTORINE E VERTETE TE POPULLIT,QE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE E ORGANIZUAN DHE DREJTUAN KOMUNISTET SHQIPTARE E JO MILADIN POPOVICI,SE ENVER HOXHA ISHTE UDHEHEQESI I VERTETE I KESAJ LUFTE E JO TE TJERET,QE PARTIZANET SHQIPTARE LUFTUAN NATEN E 28 NENTORIT 1944 duke u gdhire mengjesi i 29 NENTORIT kunder pushtuesve gjermane dhe mengjesin e dates 29 nentor ,ora 11.00 CLIRIMTARET PARAKALUAN NE SHKODREN E LIRE MES DUARTROKITJEVE DHE PERQAFIMEVE TE POPULLIT SHKODRAN!!!
      Pse nuk e kundershtoi kjo militante qofte edhe nje here TRADHETARINN SERB Sali Berisha kur AKUZONTE DHE PERDHOSTE LUFTEN CLIRIMTARE???
      SHPORRU NGA ARKIVAT,ARMIKE E ZEZE E HISTORISE SE SHQIPERISE!!!

    • Profesor Teodor Kareco, ka shume te drejte,. ato qe shkruan jane 100% te besushme per mua. Drejtoresha e pushuar biologjikisht eshte bije e nje familje me vlera patriotike, por vete nevila ka bere pune shume te keqe. Kam parasysh rastin e kerkesave per terheqje dokumentash per pronat. Kishte organizuar 100 pengesa. fotokopjet ti jepnin me format te vogel edhe kur dokumenti ishte pak me i madh ishte i pa kuptushem. Eshte e veshtire te besohet se Arkiva e Shtetit nuk mund te bente fotokopje me format A3. Kjo drejtoreshe i ka bere dem te madh Shqiperise. I lutem prof. Karecos, qe kete shkrim ta botoje perseri ne gazete, mundesisht edhe tek PD (kete qe te testoje nese ajo edhe media e lire) Dhe kudo qe te botohet ne fund do sygjeroja qe nevila te ftohej ne debat publik. Falenderim prof Karecos .

  • Sepse e gjithe PD vete eshte nje ferman i z i.Dhe nuk na duhet. Shqiptaret duhet te zgjedhin te bardhen ngjyren e paqes.

  • Sepse e gjithe PD vete eshte nje ferman i zi.Dhe nuk na duhet. Shqiptaret duhet te zgjedhin te bardhen ngjyren e paqes.

  • Akoma nuk jeni cbllokuar si shoqate ju te PD, mblidhuni grup rreth Kriminelit dhe perdhni me urdher qe te liroheni. Kerkon Sali Sulltani te kete te drjeten e Fermanit, por nuk ka vule, ajo eshte ne doren e Gjigandit Edi, qe po sjell rilindjen pas 8 vite diktature shpellaresh dhe oborrtaresh, toca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *