Vlorë/ Nëna i çon djalit atletet në burg, por e gjen belaja…

Bora Basholli

Një nënë e cila tentoi të fuste drogë në burg për të birin, është në telashe, teksa ai që ia shiti, është ndaluar.

Policia e Vlorës ka ndaluar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” shtetasin me iniciale K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë.

33-vjeçari më datë 14.08.2019, dyshohet se i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe kjo e fundit tentoi t’i fusë në IEVP e Vlorës për djalin e saj (i dënuar për vjedhje).

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45-vjeçaren me iniciale L.B. për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Policia ka proceduar në gjendje të lirë 45 vjeçaren me iniciale L.B për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *