Rregullonte pompën e ujit/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes 43-vjeçari

Bora Basholli

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte në Tiranë. Policia njofton se shtetasi me iniciale E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:38 në rrugën “Brigada VIII” shtetasi E. K.,43 vjeç dyshohet se gjatë tentativës për të riparuar pompën e ujit në pronën e tij, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

b.b/dita

Share This Article
4 Comments
  • Rilindja e pompave dhe depozitave
    Qelbesira qe vetem i grabisin ketij populli dhe nuk i japin asgje per te jetuar me dinjitet dhe siguri per jeten.
    Primitivitiet i vitit 1919 si aparati me rreze X i Spitaleve te Shqypnise se Zogut.
    Shtet muze i primitivitetit

  • Eshte turp qe ne nje vend dhe ne nje shtet si Shqiperia qe ndodhet ne kontinentin Evropian, kontinenti me i zhvilluar ne bote, shekulli XXI, viti 2019, vdes nje person duke rregualluar pompen e ujit qe furnizon banesen dhe ku ne zonen e Bllokut ne Tirane qe eshte zona me infrastrukturen me te mire ne Tirane dhe ne Shqiperi.
    Ketij personi i iku jeta per nje pompe.
    Ku nje gjendje e tille e furnizimit me uje jo nuk ka asnje vend evropian, por asnje vend ballkanik dhe asnje vend fqinj me ne, duke filluar nga Greqia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.
    Ky eshte zhvillimi qe i kane dhene keto 30-te vjet politika shqiptare e PD-se me shpellarin SALI BERISHA dhe Rilindja e PS-se me sharlatanin EDI RAMA.
    Te dy keto takeme nje gje e bejne e mire, se nuk bejne asnje pune, vetem pune quajne çfare te vjedhim dhe te grabism nga mengjezi ne darke, non stop.
    Nga kjo vdekje e parakoshme, aksidentale, ne moshe te re, per nje pompe uji, ngushellime familjes se tij dhe shpirti i tij te pushojene paqe.
    Me maskarenj dhe mashtruesa nuk behet as shtet dhe as qeveri.

  • Mırel ke shume te drejte se me perpara kemı jetuaredhe pa uje jemı lare me kanaqe,Per 3o vjet cfare u ndertua per sjedhjen e ujıt nje vrıme ne uje Ka shume vıte qe flıtet per heqıen e rezervuareve dhe te pompave,por nuk e dı sa shekuj duhet me e realızue,Berı ca pune Rama dhe e menderosen Lulı dhe Lalı Erı,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *