Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë, se tërheqja e njohjeve të Kosovës është proces i pandalshëm dhe i pakthyeshëm.
Në një intervistë për një media serbe, ministri Daçiç është shprehur se këtë javë do të shpallej edhe një vendim i ri për tërheqje të njohjes së Kosovës, por Serbia “nuk dëshironte të krijonte shqetësime gjatë kësaj jave”.
Sipas ministrit të jashtëm serb, arsyeja për shtyrjen e shpalljes së këtij vendimi ishte deklarata e Quint-it. Ai tha: “Nuk kemi dashur të dëmtojmë shëndetin e asaj që shkruhet në deklaratën e Quint-it dhe të këtyre në Prishtinë”.
Deklarata e ministrit të Jashtëm të Serbisë vjen dy ditë pasi vendet e Quint-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), në një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës dhe Serbisë të shmangin veprime që do të pengonin një marrëveshje përfundimtare, duke theksuar: “Për Kosovën, kjo nënkupton heqjen e taksave të vendosura ndaj Serbisë. Për Serbinë, kjo nënkupton ndërprerjen e fushatës për tërheqjen e njohjeve kundër Kosovës”.
e.ll./dita
