Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Dibër, ku një konflikt mes të rinjve ka degjeneruar në plagosjen e disa personave.
Mësohet se dy grupe janë përplasur fizikisht mes tyre në bulevardin kryesor të Peshkopisë.
Nga të dhënat e para, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa sherri mes dy grupeve ka vijuar edhe në spital.
Ende nuk dihen shkaqet dhe se sa persona janë përfshirë në këtë përleshje, por pritet që policia të zbardhë ngjarjen e rëndë në vijim.
l.h/ dita
