Hetimet për dënimin, Prokuroria i merr Pjetrit gjurmët e gishtave

Bora Basholli

Pas dorëheqjes së tij si kandidat fitues për postin e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri pritet t’i nënshtrohet hetimit. Bëhet me dije se Prokuroria e Përgjithshme ka marrë gjurmët e gishtërinjve të tij, për verifikim.

Pjetri është paraqitur në organin e akuzës këto ditë, para se të jepte dorëheqjen.

Kështu gjurmët e marra do të përdoren me qëllim hetimin e çështjes së hapur ndaj tij në bazë të ligjit të dekriminalizimit.

Po ashtu sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme i ka kërkuar Interpol dhe Europolit, informacion lidhur me precedentët penalë të Pjetrit gjatë viteve 2001-2002.

Në mesazhin e tij të dorëheqjes ditën e djeshme, kandidati socialist për Bashkinë e Shkodrës, sqaroi se, “Një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent, në të cilën unë nuk kam asnjë faj e përgjegjësi e nuk i kisha kushtuar rëndësi, u nxor nga konteksti”.

 

b.b/dita

Share This Article
11 Comments
  • As mos e rruj hic. Sa te kemi liderin global ne krye, me Saje qorrin beni jete qejfi. Dukuni sa per sy e faqe nje here ne 6 muaj ne prokurori dhe shijoni frytet e “punes” tuaj.

  • Nga informacionet e mia te sakta, fbi- ja eshte duke perfunduar dosjet per ramën dhe te inkriminuarit e tjere. Kjo eshte drejtesia anglosaksone qe iu jep leksione ketyre çapaçulave.

  • Tashti dihet se kush asht pro atdhetar dhe kush tradhetar.
    Te gjithe ato qe riabilitojne kolaboracionistet duke fillue ma heret me riabilitimn e Ahmet Zogut e deri tek Mit’hat Frasheri jane armiqt e popullit.Kshtu Ti i dashuri Ngj.Je komplet ne rruge te drejte.

    • Me te dy do merret “Drejtesia” tha lideri global. Po me qe e paske merak, shkruaji nje here platformes Shqiperia qe duam pordhe me rigon #.

  • Eshte puna e Prokuroreve , se c’do hetojne . Per llogjiken e thjeshte , problemi “Valdrini ” nuk ekziston . Kete e ka vertetuar dokumenti I Ministrise italiane . Ne se ka pasur ndonje problem , perpara 17 vjetesh , nuk e njef ligji italian dhe boteror . PD shqiptare , kur nuk shkreh molotove , gjuan me shpirtra te vdekur , sic eshte ky rrast krejt banal . Valdrini eshte nxituar me dorheqjen . Lufta re klases , qe po praktikon Pd , nuk ka ndryshim nga ajo e K. Hazbiut . Zgalem

  • dokumenti i z.pjetri paraqitur ne media eshte autentik.ato te pederastit me gjyslyke jane pacavure te prodhuara ne pd ne gjuhen italiane.asnje organ drejtesie ne itali ,apo kuestura,nuk leshon dokumenta te tilla.i leshohen vetem personit qe paraqiet direkt,studios ligjore te autorizuar nga personi,ose interpolit po organeve hetimore dhe prokurorise,nepermjet ministrise se drejtesise.per partite politike as qe behet fjale.dokumenti i pederastit eshte nxjerre nga arkivat e pd,prej shish te saj privat,qe ti perdore kur do te kompromentoje njerez,ti mbaje nen presion,ti flake kur nuk i duhen,ti demaskoje kur e tradhetojne.sa jane te verteta?me sa di une,ligji parashikon qe pas x vitesh quhesh i padenuar.te shohim si do te dale z.pjetri nga drejtesia italiane dhe si do ti vleresoje ato drejtesia shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *