Basha: Rama i rrezikshëm! Futi në politikë kriminelë të tmerrshëm

Bora Basholli

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar sërish për dorëheqjen e Valdrin Pjetrit nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës. Basha shkruan në rrjetin social se krahasuar me Edi Ramën, Pjetri është një kriminel i rangut të tretë.

Sipas tij, Rama ka futur në politikë dhe në zyrat e shtetit, duke i bërë deputete, kryebashkiake e zyrtare të lartë me dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës. Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!

Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #RamaIk”, shkruan Basha.

 

 

b.b/dita

Share This Article
1 Comment
  • Lulush K/mineli i pare eshte : “Sali-Berisha”:K/mineli i Dyte eshte Lulezim -Basha ,Krimineli i Trete eshte Edvin -Rama sepse mban ne administrate-shteterore gjith farefisin e Sali -Berishes dhe te Lulezim -Bashes ,kurse njerzit e vet i flak ne rruge ashtu si flaku ministrin e jashtem te SHqiperise zotin “Bushati”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *