Afatet e aplikimit dhe shpalljes së fituesve në universitete

Bora Basholli

Pranimet e 2019-s, maturantët do të garojnë duke rizgjedhur dhjetë preferenca të reja. Ja cilat janë katër kategoritë e kandidatëve që do lejohen të konkurojnë për kuotat e raundit të dytë

Gara për raundin e dytë

Maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk arrijnë dot të sigurojnë një të drejtë studimi në raundin e parë të pranimeve në universitete, do të kenë edhe një shans të dytë për të hyrë në garë për studimet e larta. Sipas kalendarit të aplikimit të miratuar më herët nga dikasteri i Arsimit, në raundin e dytë do të mund të aplikojnë të gjithë maturantët që nuk u regjistruan dot në fazën e parë, kjo për shkak të mbetjes në një, ose disa provime të maturës, për shkak  të mosaplikimit në kohë në portal, etj. Pjesë e garës në raundin e dytë që do të zhvillohet ndërmjet datave 2 deri në 21 shtator, do të mund të bëhen edhe kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online të raundit të parë dhe nuk janë shpallur fitues, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe kandidatët që janë çregjistruar me qëllim ndryshimin e degës së studimit, duke hyrë sërish në garë me preferenca të reja.

Procedura e aplikimit do të jetë e njëjtë sikundër ndodhi edhe në raundin e parë. Kështu, maturantët dhe kandidatët që nuk arritën të siguronin dot një të drejtë studimi do mund të përfshihen sërish në garë duke përzgjedhur dhjetë preferenca të reja gjatë plotësimit të formularit A3. Vetëm maturantët që aplikojnë për herë të parë në këtë raund të dytë do të shlyejnë tarifën prej 2, 000 lekësh për plotësimin e formularit të preferencave. Ndërsa kandidatët që kanë aplikuar në raundin e parë nuk do të shlyejnë më tarifë aplikimi. Kjo kategori do të aplikojë direkt në portalin online për renditjen e re të dhjetë preferencave.  Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar edhe kalendarin me datat e shlyerjes së tarifave të aplikimit, zgjedhjes së dhjetë preferencave të reja, shpalljes së listës së fituesve, si dhe afateve të regjistrimit për kandidatët e raundit të dytë. Ekspertët e MASR thonë se aplikimi kryhet në cilindo mjedis që ka akses interneti. Sa i takon fazës së regjistrimeve të raundit të dytë, saktësohet se fituesit do të regjistrohen në 5 faza 48-orëshe.

Procedura e regjistrimit do të jetë po e njëjta. Edhe në këtë raund kandidati që nuk është i kënaqur me degën ku është shpallur fitues mund të bëjë çregjistrimin për të hyrë sërish në garë përgjatë aplikimeve të raundit të tretë. Në rast se pas çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën e përcaktuar në kalendarin e miratuar me urdhër të titullarëve të Qendrës së Shërbimeve të Arsimit. Për programet e studimit me kuota të paplotësuara, të cilat nuk kanë aplikantë në pritje, do të rikthehen në garë aplikantët e shpallur fitues në fazat paraardhëse, të cilët nuk rezultojnë të regjistruar në programe të tjera studimi. Rikthimi në garë kryhet sipas listës së renditjes së aplikantëve për raundin e parë. Aplikantët, pavarësisht paraqitjes së ankesës, nëse janë shpallur fitues në një ose disa programe të tjera studimi, vijojnë procedurat e regjistrimit.

Nëse ankesa e tyre është pranuar, ata duhet të çregjistrohen nga programi i studimit (nëse janë regjistruar) dhe të regjistrohen në programin e studimit, në të cilin është pranuar ankimimi, në datat dhe afatet e përcaktuara për këtë raund. Nëse nuk ka çregjistrime (nuk ka kuota te lira) dhe animimet pranohen, atëherë universiteti dërgon në MASR kërkesën për rialokim kuotash.

Somarjo 1

Maturantët dhe kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën e 2 mijë lekëve, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën do mund ta shkarkoni nga portali online sipas afateve të përcaktuara.  Maturantët që kanë aplikuar në raundin e parë dhe do të riaplikojnë në raundin e dytë, nuk duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për këtë raund, por do të vijojnë me zgjedhjen e dhjetë preferencave të reja.

Somarjo 2

Periudha e regjistrimit për raundin e dytë do të zhvillohet në 5 faza 48 orëshe sipas datave të përcaktuara. Secili aplikant ndjek ecurinë e procesit të shpalljes fitues të tij në njërin, apo disa programe studimi nga ato që ka përzgjedhur në formularin e aplikimit. Kur aplikanti është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë fakultetit ku dëshiron që të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në ato programe studimi ku ishte shpallur fitues në atë fazë.

 Në raundin e dytë kanë të drejtë të aplikojnë për zgjedhjen e 10 preferencave të reja:

  • Kandidatët që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë.
  • Kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur
  • Fitues.
  • Kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen.
  • Kandidatët që janë regjistruar pas përfundimit të raundit të parë.

Kushtet e regjistrimit të fituesve

  • Aplikantët fitues duhet të regjistrohen vetëm në një program studimi, me përjashtim të nxënësve të shkëlqyer.
  • Aplikantët duhet të dorëzojnë personalisht, ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë dosjen e përcaktuara të dokumenteve si në vijim.
  • Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë).
  • Në dosje mbahet vetëm fotokopja
  • Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në QSHA.
  • Deklaratën e përcaktuar.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *