Jeni ministër, jo hanxhi z.Klosi

redaktor

Sipas mediave (në të vërtetë në disa variante) një familje spanjolle, e cila vizionte Shqipërinë, është dhunuar nga pronari i një restoranti.

Një ngjarje që nuk ka asnjë lidhje me mikpritjen tonë për të huajt, gjithsesi ende e pandriçuar deri në fund.

Tani, këtë famile spanjolle shkon e takon (me çetën e kamerave nga pas, patjetër) ministri i Turizmit.

I cili, kësisoj, një problem mes dy individësh apo një pronari dhe shoferit shqiptar të një familje turistësh, e kthen papritmas në një çështje shtetërore!

Në të cilën ai bëhet  palë.

Nëse në Spanjë, Gjermani apo gjetkë ndodh një ngjarje e tillë, pra një shtetas shqiptar dhunohet nga një vendas, me të drejtë apo padrejtësisht, nuk e takon asnjë ministër, asnjë zyrtar i lartë (dhe nuk  ka pse) veç atyre strukturave që janë të caktuara për këto punë.

Ka ndodhur që shtetasit shqiptarë janë dhunuar në vende të tjera;  edhe janë vrarë, janë braktisur, janë përzënë; rastet fatkobe të shqiptarëve janë aq të shumta, por asnjëherë një ministër, një zyrtar i lartë, një shtetar, nuk e ka parë të arsyeshme të kërkojë ndjesë në emër të një pronari, të një gardiani, të një polici.

Për më tepër, në shumë raste , pikërisht shtetarët që drejtojnë këtë vend, jo veç prej sodit, as nuk kanë protestuar, nuk e kanë ngritur zërin, nuk kanë thirrur askënd, të paktën për të ngushëlluar familjet tona që kanë pësuar humbje të rënda.

Nuk kanë kurajo, nuk kanë takat apo janë palo burra nuk e dimë.

Por dimë që shqiptarët vriten e dhunohen rrugëve të Europës dhe shteti nuk ka asnjë reagim.

Zoti Ministër i Mjedisit dhe Turizmit, ju jeni aty për të ndrequr atë që duhet ndrequr, për t’ia nisur punëve nga e mbara; jeni për të ngritur politika turistike joshëse, strategji afatgjata.

Hanxhinjtë le të kërkojnë falje, ministrat ndërtojnë politikat e shtetit.

E veç të tjerave, kërkim ndjesa juaj e shtirë në vend që të vejë vetulla, nxjerr sytë. Sepse një histori banale shoferësh e rritët me këtë “gjetje gjeniale”; amplifikuat një ngjarje ordinere; e gjitha kjo vetëm për konsum politik, për shoun e përditshën të imazhit tuaj mediatik.

Me të cilin, ju si grupim “Rama” nuk paskeni të nginjur.

Nuk ndreqen gjërat duke i kërkuar falje një familje spanjolle e as duke marrë përsipër të përfaqësoni Shqipërinë në një çështje kaq qesharake.

Nëse doni vërtet ta mbroni e përfaqësoni Shqipërinë, bëjeni atje ku duhet; atje ku Shqipërisë së varfër po i merren miliarda për shkakun tuaj.

Sherret e rrugës i gjykon drejtësia dhe si kudo në botë, edhe ky sherr do të ketë verdiktin e vet.

Nuk rregullohen hallet tona me pupacllëkun tuaj patetik në media, por duke u marrë seriozisht me Shqipërinë reale.

Hiqni more dorë nga sjellje të tilla prej aktorësh lolo, hiqni dorë nga ky “shteti me fushata” nëse doni vërtet të ndryshoni diçka në këtë vend.

Silluni njëherë si burra shteti, jo si çiliminj instagramesh.

E nëse duhet të shkoni patjetër diku, shkoni tek fëmijët e asaj gruas që u mbyt për një thes sherebel.

Por pash’ zotin, shkoni njëherë pa kamera e fotografë.

Dita

 

Share This Article
44 Comments
  • Shkrim tamam si duhet.Dhe une ashtu mendova njelloj si autori i ketij artikulli.Po ne nuk kemi shtetar dhe shtet.Ne jemi republike bananesh.Ky Klosi eshte dhe kokainoman.zKy po nuk thithi kokaine behet per tu shtruar ne spital.

    • Edi Rama si Pons Pilati. Zoti Thano !Per gj ashte vite ne pus htet Partia Sociali ste,Kryetari i saj d he Kryeministri y ne,Edi Rama, na ka reklamuar vet em suksese te pa para ndonje here ne keto tridhjete vite.Per cdo pune, une,ne cdo inagu rim,ne cdo rast e parast, pervec gje agjezave dhe bar caletave tallese p er opoziten e krer et e saj,leshonte ulerrima per suks ese imagjinare, si domos reformen ne drejtesi,qe nuk ishin pare as njehere mbi kete toke e nen kete q iell,keto vetem ne saj te meritave te ketij Skenderbeu, alias jounjor,te so tem,sipas Spirop( dj)al(l)it. Por,per mbushjen e Parla mentit dhe admi nistrates se larte dje e sot perseri, me ca si Rosher e Pje(p)tra te inkri minuar,skenderbeuci yne i lane du art si Ponc Pilati. Dshtimet jane”ba shto”te socialiste ve,dafinat, kurora te rilindisteve. Po a mund te lahet m…… me shurre? Pershendetje!

      • Z.moderator!
        Ku ta lexojme kryeartikullin e faqes se pare me repliken e Komitetit te veteraneve?
        Pse ua beni te veshtire lexuesve te thjeshte shkrimet tuaja kryesore?

    • Mendoj se eshte e vertete qe shume shqiptare neperkemben neper bote me dhe pa te drejte dhe aty ku mbeshtetje e shtetit duhet te jete prezente nepermjet ambasadave,konsullatave eshte e munguar ,por nuk ka asnje gje te keqe qe ministri dhuron nje tufe me lule nje turisteje te shokuar nga dhuna e nje idioti qe nuk perfaqeson bisnesin shqiptar.RESPEKTI nuk eshte KURRE i demshem dhe se imazhi i Shqiperise ne kete rast ka vetem permiresim dhe se fundmi te mos ngaterohet nje viktime edhe duke mbledhur sherebele me turizmin(edhe ne vendet e zhvilluare ka lypes,ke vetevrasje biles shume me teper se ne Shqiperi )Te behet kujdes te mos ngaterohet bari me dollarin.DUHET vetem LIGJI dhe drejtesia ne kete vend se per te tjerat shqiptaret e kane provuar se jane te afte .

    • SHkrim shum i mire

      Ishte e neveriteshme dhe fyese per shtetin tone , te shkoje Ministri ti kerkoje falje nje muti turist

      Turp dhe faqja e zeze , se na ul autoritetin e shtetit ,

      Ky Minister te shkoje ti kerkoje falje familjes se atyre punetoreve qe humben jeten duke punuar ne skeleri te ndertimit te nje pallati ne Tirane , apo familjes se asaj gruas qe humbi jeten per nje tufe sherebele ,etj etj raste ku vriten njerez kot fare ne Shqiperi ,
      se e merr rogen nga shqiptatet ,
      jo nga turistet

      Pastaj ku i dihet si ka qene puna , se ndoshta ata turistet mumd te mos kene paguar ,
      ndaj edhe ai i zoti i lokalit ju sul pas ,

      Edhe po ta shikoje ata shoqeruesit shqiptare te turisteve shanim me fjale shume te pista .

      Hetuesia duhet te zbardhi ngjarjen si ka qene problemi ,,

      Se ai i zoti i lokalit nuk e vinte jeten e tij ne rrezik pa arsye ,
      Dicka te keqe i. kane bere ata turistat

  • Po pash Zotin o gazeta e nerume DITA:

    MOS HARXHO FRYMEN BADIAVA DHE KOT SE KOTI O ME THIRRJE MORALI PATRIOTIK PER BEDELIN E FATOS NANOS, MINISTRIN E EDVIN DROGES, CUNIN E BILBILIT TE ENVERIT, BLENDI KLOSI,

    sepse:

    Zotit Klosi i ka rene morali me kohe poshte brekeve, qe kur bashke me Kryeministrin pijanec dhe imoral Fatos Nano hodhen ne kanal nje njeri te gjalle pasi e kishin goditur me pare me fuoristraden lluksoze “Porsche Cayenne” dhe ne vend qe t’i kishin dhene ndihmen e pare, te kishin njoftuar policine dhe ndihmen e shpejte dhe ne kete menyre t’i kishin shpetuar jeten viktimes se tyre, ja mbathen te dy nga vendi i krimit si frikacake te vertete dhe askush nga Drejtesia nuk i ka kerkuar asnjehere per kete vrasje makaber imorale dhe askush nga media jone investigative kombetare nuk e ka hapur gojen per te denoncuar krimin pushtetar qe perfundoi me vrasje me paramendim, me perjashtim te gazetes se nerume DITA qe vetem njehere publikoi kete krim makaber pushtetar pa shkaktuar asnje reagim ne Shoqerine Civile qe te kujton Kohen e Qepes shurdhmemece te Enverit.

  • “Dita”
    Je bere me keq se sa opozita e SHQUP-it,nuk le hale pa kritikuar,pamvaresisht se cfare qellimi ka fakti qe kritikoni.
    Nuk je hanxhi i thoni ministrit te turizmit.Une e di qe nuk eshte hanxhi,por dicka tjeter me duket si e pavend nga ana juaj:
    Perse i kerkoni ministrit “hanxhi”,te ndreqe ate qe eshte per te ndrequr?
    Ja ju tekstualisht i thoni:
    “Ju nuk jeni hanxhi dhe as kerkues faljesh,sa here qe behet nje dem.Ju jeni per te ndrequr ate qe duhet ndrequr,per t’ja nisur puneve nga e mbara.Jeni per te ngritur nje politike turistike joshese,strategji afat gjata,silluni si burra serioze ju dhe shefi juaj,jo si lolo instagramesh”
    Duke zberthyer cfare keni shkruar me lart,kur ministri nuk eshte hanxhi po ju pyes:
    Perse i kerkoni ministrise dhe ministrit te turizmit ambjente te mira,te pastra,ushqime te fresketa,kontroll per cmimet,per higjenen,pagesen e madhe per shezllone e tenda?
    Po keto sjellje qe demtojne rende turizmin,ate turizmin joshes qe i kerkoni ju si do e siguroje ky minister me keta huligane pronare restorantesh e hotelesh?
    Si mund te ndertosh strategji afat gjata me keta plehra qe qelbin jo keta Spanjolle,por qelbin ata qindar mijra e milione turiste,nga mbare bota qe desherojne te bejne turizem ne Shqiperi,sepse ate qe do ndertoje ministry per muaj e muaj me rradhe ja shkaterojne Brenda disa minutash keta kokedhjeret e turizmit?
    Si i quani pune jo serioze kerkesen e faljes ne kete rast,falje e cila do te beje te kunderten e efektit qe do bente mosperfillja shteterore e ambjentit turistik te vendit,mos ndeshkimi i huliganeve e gangstereve te fushes te turizmit?
    Jo more te marrosur kunder Edi Rames,bejeni cope ate,por mos mbroni te pambrojturit,mos shani dhe kritikoni punet e ndershme dhe me buke,te cilat permiresojne terenin per te ardhmen me te mire…

    • Boll ti ore samuraj i Rama hajdutit

      Nuk guxon tjetri te beje nje kritike , se te dalin keta samurajt e hajdutit Kryeminister e te versulen me akuza se po ben lojen e PD,

      I ka shperndare keta minjte , hajduti Rama ne cdo gazete e facebook dhe ,
      keta vezhgojne si roje besnike cfare thuhet kunder Rames qe keta direkt te reagojne

      I ka keta minj si policia sekrete ne median sociale

      Me parate qe ju vjedh Shqiptareve , hajduti Rama paguan gjithe kete ushtrine e spiuneve

      • Spiunllekun ua ka futur ne gjak kryekasapi qe e ktheu vendin ne nje kopsht zoologjik te rrethuar me gardh te hekurt, prandaj edhe ky sahanlepires zogolljan qe s’e ka per turp ta quaje veten Burgajeti nuk ben perjashtim nga te tjeret. Bedelat jane si puna e zagareve. Ata nuk mund ta clirojne dot vetveten nga varesia prej padronit edhe pasi ky i fundit t’i kete shtydhur si limoni dhe t’i kete flakeruar ne kosh te plehrave.

        • Bej ca shkolle o Zagar burgajeti,se pa shkolle nuk kupton asgje nga ato qe kam shkruar.
          Une vec se zbertheva per ata qe kane tru,ato “detyra” qe i kerkonin ministrit te realizoje.Nuk mbrojta askend,aq me teper qeverine…
          Per fat te mire nuk ja kam nevojen as nje soj qeverie,te majte apo te djathte,jetoj jashte Shqiperise,por me dhimset vendi im.Ndresa ju aty po,keni interesa duke shar apo levduar,sepse kerkoni me servilizmat tuaja dhe bythelepirjen tuaj te siguroni ndonje vend pune me ca pare qyli…
          Sa per sqarim,jam antizogist i thekur,jam Fanolist.Eshte kjo arsyeja qe e kam vene emrin e fshatit te tij,per tu tallur me ca injorante si puna juaj te pashkolle.Ne se do kishe pak te tille do ekuptoje nga gjuha qe perdore se nuk eshte e asaj zone…
          Ja qe dhe punen e spiunllekut ne sherbim te parties tende,nuk e ben dot se qenke injorant…

      • Ti rajmond vlonjati, shko antej nga fundi, pylli sodes apo Narta se eshte ai kanali ujrave te zeza dhe mbase zbardhesh pak. Ne mendime eshte fjala.

    • Mire more zoti Burgajeti , pooor desha te te pyes , ne se do te ishte ti , ne vendin e pronarit te lokalit turistik dhe , mbasi te hanin e te mbushnin mire b**** 5 turistet , kushdo qofte dhe te largoheshin ne menyre arrogante pa paguar , pa u sqaruar dhe pa njoftuar forcat e rendit per mosmarreveshjen , por t`i hipnin makines e te iknin me te shpejte hajdutshe .. , si do te veproje ti ??? Kujt i plasi prapanica per cfardo turisti qofte , qe vjedh dhe fyen ne kete menyre , nje pronar lokali ? Ne cilin vend do te tolerohej nje sjellje e tille ? A e sheh , se cili eshte qendrimi i shtetit tone , ne nje rast te tille , qe behet teper qesharak e pa dinjitet , duke iu lepire turisteve te huaj dhe versullet e prangos qytetarin e vet , sepse po mbron pronen e tij , qe nuk mund e nuk do ta mbroje ?! Perse i merr taksat nga qytetaret ky shtet , kur nuk i del per zot qe ta mbroje nga vjedhjet e demtimi i pa ligjshem ??? !!!

  • Ky palko minister,duke e bere mediatike aksidentin me familjen spanjolle,ne vend qe te zbute ngjarjen,beri te kunderten:E beri zyrtare dhe e amplofikoi ate!
    Kaq mjafton qe ky te shkarkohet!
    Por kush ta shkarkoje?
    Kryeministri rrezik i ka thene vete atij te shkoje!
    Se jane qeveri mashtruesish mediatike,qe vdesin te sajojne imazhe te rreme ne opinion!

  • Ministri duhet te dergoje kontrolle per rishikimine lejeve per veprimtari turizmit,merret gjthfare lloj mushakut haji makaronat ose ta rrasa kryet ne pjate.paguj paret si mai miri , e kris b**then e ik e ,os bzaj , se edhe po te jap dajak.

  • Ministri duhet te dali e te promovoje Taken by Albania
    E degjeneruan anglezet, tani ta degjenerojne dhe spanjollet.
    Copa legenash muti qe i mbajme ne kurriz.
    Drurin sa me shpejt, aq me mire

  • I nderuari Adrian!

    As deshirat e mira, as fjalet e bukura, qe thuhen, per te patur politikan, qeveritar apo lider te mirepergaditur teoriko – praktik, te ndershem e te larte moralisht, nuk mjaftojne. Asnjehere nuk do jemi te imonizuar nga batakcinjte. Prandaj, sic thonte Papa Pavli, “duhet ndertuar shteti ne ate menyre qe as lideri me i keq te mos munde te bej shume dem”. Duhen ligje e rregulla.Vathi do gardhìn qe ujku t’mos haje bagtite.

    Nga Ortuna.

  • E dashur Gazeta,”Dita”!

    U be shume mire,qe gazeta juaj botoi lajmin tragjik,per mbytjen e nje gruaje,per nje thes sherebel.Ky lajme eshte me se i vertete,shkaketoi dhimbje te madhe,por z.E.Beqiri eshte banore e qytetit te Kelcyres,nje zonje e nderuar dhe e respektuar

    Eshte nene e dy femjeve,djale e vajze,te cilet i la jetim ne moshen e rinise.La nje bashkshort shembullor,qe punon ne organet e policise,se shtetit.

    Ky lajm shume i dhimbshem,preku jo vetem Kelcyren,Permetin dhe me tej.U mbyt ne Dragot,per tu kthyer ne Kelcyre..Per kete zonje ne moshe te re,mund te shkruhet me shum…

    Por mora shkas,nga lajmi,se zonja eshte nga Memaliaj,bile te shkonte dhe Kryeministri ne Memaliaj.
    Lexuesi,qe ka shkruajtur letren,te pyeste me mire.;se viktima eshte nga Kelcyra.

    Ngushellime familjes!

    Me shume respekt për ju K.N.

    • Kryeministri nuk shkon atje ku duhet te turperohet nga varferia e njerezve,por shkon vetem atje ku ka feste,ku ka bojatisje cerdhesh,ku bizneset prodhojne mallra me vlere,me forcat e tyre ,por qe kryeministri do qew t’i pervehtesoje sikur eshte merita e qeverise se tij!
      Ai shkon tek festa e bostanit,e preshit,e kungullit etj dhe jo tek nje familje qe vdes nena e femijve nga varferia!
      Se ky palo kryeminister nuk e pranon se ne Shqiperi ka varferi,se ai ka thene qe “shqiptaret kurre nuk kane vuajtur per buken e gojes,as ne mesjete”!
      Dhe ju i kerkoni ketij sharlatani te veje e te ngushelloje keta fatkeqe,qe jane me shumice sot!

  • Shkrim i goditur.Sa mire do ishte te ngriheshin te gjithe shqipetaret per te drejtat qe po shkilen me kembe nga gjithe pushtetaret.Rama thote:Nuk jemi me te miret por me te mire se ne nuk ka!E kupton ky popull se si tallet me ta?

  • ministri kerkoi ndjese ne emer te te gjitheve ne per thyerjen e nje tabuje qe miku nuk preket me dore, mos e teproni kot me kot, tjetri vjen turist dhe me shanse behet ambasador per te tjere me pas dhe dashkemi tu themi hajd pac fat here tjeter, mire beri, nuk po fiton pike per popullin por tek te huajt qe kur vijne ketu duhet te mos tallemi me ta por ti respektojme sic e kemi tradite.

    • Ik o idiot bodrumi ik
      A e di si behet jashte qofte edhe ne Spanje?
      Nese ti iken pa paguar se nuk je kenaqur shteti kompenson vaktin.
      Keshtu ndihmohet turizmi jo me shou.
      Hajd tung
      Race budallenjsh qe ju genjejne akoma me hartime gjimnazi rilindiotet snoba t shpifur e hajdute me cizme “qytetaresh”

  • Tè huajve, u shtrojmè tapetin e kuq, u jargavitemi me pèshtirèsinè e klounit inferior, u pèrkulemi deri nè pèrçudnim vetjak.
    Tonit, shqiptarit, i nxjerrim sytè, e lèmè jetojè si nè shekullin e 14, e vrasèm pèr njè vijè uji, pèr njè “pse mè sheh”.
    E gjitha kjo, nèn siglèn e “mikpritjes shqiptare”.
    Z.Klosi, nè funksionin e tij si ministèr, e shtroi tapetin e radhès.
    Nbè konflikt banal, njè çèshtje qè diku tjetèr e zgjidh policia dhe gjykata, kètu tek ne, e marrin nè dorè daullexhinjtè provincialè.
    Z.Klosi. Lum ne qè ju kemi. Lum ne, pèr tapetet tuaja. Iu paguajmè me taksat tona, pèr tè na prezantuar çingijet e radhès.

  • Bravo,mond vlonjati,nuk e dija qe ishe kaq i zgjuar.Po ti sikur je nga llonxha a te qifja udhet.

  • O ” Dita ” , mire qe te beni kritizeren per cdo veprim te qeveris , por njekohesisht publikoni edhe ngjarjen tamam sic duhet . Nxirrni videon e spanjolleve te ndjekur nga dy makina me greqishtfoles dhe kryesorin grek te hipur ne kofanon e makines qe ecte duke thyer xhamin e perparme me grushte duke tmerruar turistet .
    Nxirreni edhe ju si gazete serioze dhe e pavarur kete Video qe po cudit gjithe mediat europiane . Pastaj te kuptojme ne se ka bere mire ministri qe takoi e u kerkoi ndjese turisteve , tamam si europian apo veproi si hanxhi !
    Te fala artikull-shkruesit !

  • Ketij gazetarit qe i ka humbur emri i qenkan shqetesuar gjitha organet per nje sjellje dinjitoze te ministrit. Pika gazetar dhe ata qe mendojne si ti! Ngelet katran nga shpirti sepse jeni fare e prishur qe ne embrion. A u dhjevshi ne breket dhe u marte purtha shalet.

  • Ne fakt, kur e pashe ne ekrane ministrin me tufen e luleve ne duar e me syte gjysme te perenduar, duke kerkuar falje, m’u duk si arlekin dhe me erdhi aq shume per te qeshur.
    Sic duket, mendova, nuk do i kish dale akoma pija nga degustimi i vererave ne Golemin hoteleshume 5 dhe 4-yjesh! Edhe pse minister i turizmit, syte i ishin mjergulluar dhe nuk pa se ne kete zone biznesmeno- deputetjane ne nje hapesire prej rrwth 1 km nuk ka asnje centimeter plazh publik!!! Dhe eshte teper e rende per xhepin e pushuesve qe vine apo kane shtepite vlera prej 10 mije lekesh ne dite per cader. Dhe ashtu gjysmeperhumbshem nga degustimi e degustimet, shetit neper vape pergjate bregdetit, duke na dhuruar skena qesharake e plot humor!!! Pak Donkishot e pak Shvejk…

  • Ku ka arrit shqiperia spanjolleve lule turqve memioriale grekeve varre po ne kush na trajton kaq mire neper bote

  • Ky Klosi eshte nje buf qe se ka shokun.bythelepires i klasit si me Nanon, Meten edhe Ramen., pa asnje kualitet lidershipi thjesht bythlepires shefash.

  • Ky njeri duhet te futet ne librin gjines qe hapi xhamin e makines vrym me dore rastii pare ne bote..ndersa per ne shqiptaret qe rrihemi ofendohemi rrugeve te botes mir na e bejne se ne skemi shtet te na mbroj…..Ky minister eshte si qofte as mish as peshk fieri po vdes nga ndotja e ajrit perdit peticione ankesa gjith fieri ky qoftja fle gjum dhe ne shpresojm nga ky qe fle akoma me maman ben shurren ne krevat

  • Ky shembull tregon se si eshte kriminalizuar shoqeria shqiptare ne duart e shtetit kriminel.
    Sot viktimat ishin te huaj, por perdite jane shqiptaret qe vuajne nga dhunimi i plazheve publike, i vendeve publike, parqeve, pyjeve, lumenjve.
    Eshte kjo llogjike krimi e te forteve qe sjell vandalizimin e vendit dhe te klases se lidhur me pushtetin qe do perfundoje ne arrogance dhe dhune.
    Kjo e shqeteson Ramut bajgen qe vendos ministrin e turizmit te kerkoje personalisht falje, pa jo se i plas menderja per dy te huaj.
    Eshte diskrimimini publik i kriminalizimit te shtetit

  • Të iki tjetri pa paguar , të mos ndaloj makinënnga frika se kishte kanabis në të, por ta marri zvarrë tjetrin duke i rrezikuar jetën,dhe nderohet nga ministri me tufe me lule kjo vetëm tek ne mund te ndodh.Atij që kërkon paratë e veta ,respekt per mallin dhe mundin e tij e fusin në birg dhe i mbyllin lokalin ndërsa atyre te tjerëve qe të bëre thumb me kanabis (prandaj nuk e ndalonin makinën ) ikin pa paguar ,i rrezikojne jetën ,këtyre birbove spanjolle i kërkojmë ndjese dhe i japim tufa me lule.Nuk e kuptoj këtë fiksimin e kryeministrit tone me trafikantët e drogës O do i bëj deputetë ,ose kryetar bashkie ose do i japi tufa me lule

  • Si TI JEPET QEZARIT CFARE ESHTE E QEZARIT !

    – Zoti Tare ka te drejte !

    Si udherrefyesi edhe shoferi ishin me llum se llumi.
    Sharjet e tyre te vetkapura ne kamera ua kalojne cdo rrugaci te shkalles se fundit.
    Anglishtja e tyre ishte mjerane.
    Ne vend te benin zjarrfikesin ata bene zjarrvenesin qe ne fillimin e konfliktit qe duhet ta kishin parandaluar.
    Nese spanjollet e hengren ushqimin dhe pasi u denden u kujtuan se ai nuk ishte i mire sepse s’ kishin ku ta conin me ata duhet detyrimisht duhet te paguanin deri ne qindarken e fundit.
    Po te kishin ankesa mund te silleshin si njerez.
    As kryeministri as ministri i Turizmit nuk jane as police, as hetues, as prokurore dhe as
    gjykates.
    Ne Evrope shkohet si Evropiane jo si sallahane, si i barabarti me te barabartin.
    Show mediatik i ministrit te Turizmit Klosi nuk e ndihmon turizmin shqiptar as imazhin e Shqiperise.
    Ai sherben me shume si shembull dhe frymezim per aventuriere turistike qe te ndjekin shembullin e turisteve spanjolle per te henger, per te piré e per te livadhisur falas… e per te marre edhe tufa me lule ministrore e banket me taksat e mundin e shqiptareve …
    Nese lokali eshte pa leje eshte faji i qeverise qe duhet te qeverise dhe jo kakarise si dhe i nepunesve te tyre jo i Mihalit.
    Detyra kryesore e qeverise eshte te mbroje te drejtat e qytetareve, votuesve dhe taksapaguesve shqiptare dhe ligjin.
    Nga videoja duket qarte qe shoferi dhe guida kane shkelur hapur ligjin duke ofenduar rrugecerisht, kercenuar me jete, plagosur dhe rrezikuar jeten e Mihalit qe u kerkonte te ndalonin makinen dhe ata vazhdonin per tre a me shume kilometer ne vend te ndalonin dhe prisnin forcat e rendit.
    Ne fund te fundit Mihali mbronte djersen dhe mundin e vet dhe familjes se vet.
    Sipas deshmitareve te pranishem ne vendin e ngjarjes ne disa televizione Mihal Kokedhima nuk kishte ushtruar dhune ndaj tyre vetem kishte kerkuar te paguanin.
    Sic e tregon qarte videoja virale e vetmja arme qe kishte Mihal Kokedhima ne doren e plagosur ishte celulari i tij.
    Perplasja e tij me nje shtylle apo tabele mund ti kushtonte edhe jeten cka do ta kthente edhe shoferin edhe guiden ne vrases.
    Ndaj policía dhe prokuroria te hetojne profesionalisht dhe te mos ndikohen nga show politiko- turistik i qeveritareve.
    Ndaj ligj dhe drejtesi te paanshme.
    Ti jepet Qezarit cfare eshte e Qezarit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *