Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar të kthyer në makthin e marketeve në kryeqytet.
Sipas uniformave blu, i riu vidhte nën kërcënimin e armës së zjarrit marketet dhe pikat e rimbushjes telefonike.
Nga veprimet hetimore të kryera, të dokumentuara edhe me pamje filmike, dyshohet se ky shtetas, nën kërcënimin e një arme zjarri pistoletë ka kryer disa vjedhje si: një market në rrugën “Naim Frashëri”, një pike rimbushje telefonike në rrugën e Durrësit, si dhe dyshohet edhe në një pikë dhënie kredie në zonën e Zogut të Zi.
Në momentin e arrestimit, gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, një armë zjarri pistoletë me të cilën dyshohet të ketë kryer vjedhjet si dhe rrobat që kishte përdorur në realizimet e vjedhjeve bashkë me kapelet.
Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera kriminale ku ky shtetas mund të jetë i implikuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me armë”.
l.h/ dita
