Rikthehen piratët, rrëmbejnë anijen gjermane dhe ekuipazhin e saj

Leda Hysa

Piratët kanë rrëmbyer tetë anëtarë ekuipazhi në anijen e mallrave gjermane në brigjet e Kamerunit.

Kompania gjermane MC-Schiffahrt bëri një njoftim në faqen zyrtare duke thënë se skuadra e emergjencave po bashkëpunon me autoritetet lokale që të lirojnë të rrëmbyerit.

Bastisja dhe rrëmbimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, 14 gusht, kur anija po ankorohej në Douala të Kamerunit.

Thuhet se anija, e njohur me emrin MarMalaita, kishte 12 anëtarë ekuipazhi në momentin e rrëmbimit.

Sipas mediave të huaja, tre prej të rrëmbyerve janë shtetas rusë, ndërsa nacionaliteti i anëtarëve të tjerë nuk dihet ende.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *