KM në versionin shumë punëtor zbulon për kë “votoi Shqipëria në 30 qershor”

J L

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook thotë se në bashkitë Vau i Dejës, Përmet, Mat, Selenicë “vijon papushim heqja e zhulit, plehrave e ferrave nga territoret, ku pas largimit të kryebashkiakëve revolucionarë, punonjësit e pastrimit nuk paguhen më si turistë politikë për të mbushur radhët e protestave antishtet në Tiranë, por janë kthyer në punën e tyre në shërbim të komuniteteve”.

Rama shton se deri tani askush s’është larguar nga puna në ish-bashkitë e djathta, përveç “ca kokave të mëdha e të pagdhendura politike që kanë ikur me dorëheqje”.

Kryeministri paralajmëron se nga administrata e bashkive të djathta do të largohet vetëm kush nuk do të dojë t’i futet punës.

“Në 30 qershor Shqipëria nuk votoi për të majtën po për të drejtën dhe unë do të bëj çmos që askujt të mos i mohohet padrejtësisht, e drejta për të treguar se e do dhe e bën si duhet punën që ka”, shkruan Rama.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Pelivan i madh je Edvino, taman çun tirone, tip bobi rrote kari

    Sa vjen e humbet zgjedhes, por njeher na thua te votojn tej se majtws e se djathtes, tani nuk t paskan votu t majtet, kurse kur te duhet PS-ja na del se t voton PS-ja.

    Ty te votojne vetem ca pleq te currufjepsur qe u ka ngel sahati dhe nuk shohin e as degjojne me, po jane mesuar me ate pak qe u ka dhene jeta e rrine ne arrest shtepie degjojne pordhalitetet e tua ne TV

  • Cudi e madhe me kete kryeminister,qe arrin te merret edhe me propagandimin e kompanive te pastrimit neper qytete,sikur kjo eshte puna e tij kryesore!
    Dhe kete e ben jo se eshte i pergjegjshem per funksionin e tij shteteror,por per te lustruar imazhin e qeverisjes se tij,qe vetem plehrat i paskan mbetur pa bere!
    Por ky kryeminister eshte sa hipokrit aq edhe mashtrues,se kur i kam shkruar une se “bashkia e Tiranes,nepermjet UKT, vjedh qytetaret me taksa te pa ligjeshme dhe kjo vjedhje u behet mijra qytetareve,pra ne miliarda leke ne muaj” ,pikerisht ky lloj kryeministri,qe merret edhe me plehrat e rruges,ndaj kesaj vjedhjeje te madhe shteterore nuk reagon fare , por me hakerrehet mua,denoncuesit me emer e mbiemer,pa piken e turpit se ” UKT nuk varet nga qeveria”!
    Ja kete lloj shteti,kete lloj qeverisjeje prj “ZULU-je” ka ndertuar ky kryeminister,qe kerkon me ngulm te hapen negociatat me Europen!
    Dhe e kerkon hapjen e negociatave pikerisht ky njeri qe nuk ka hapur NEGOCIATAT me popullin e tij duke i “burgosur” ato vetem ne kryeministri!
    Nuk besoj se do kete shtet ne bote,qe vepron me ankesat e qytetareve si ky njeri,qe nuk meriton te rrije asnje sekonde ne qeveri!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *