Për të përditshmen gjermane “Bild”, e cila citon burime të shërbimeve sekrete amerikane, presidenti i Shteteve të Bashkuara ishte i informuar për aktivitetin e NSA-së mbi kancelaren gjermane prej tri vitesh
Presidenti amerikan, Barack Obama, e dinte që nga viti 2010 se celulari i kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, kontrollohej nga Agjencia Sigurisë Kombëtare (NSA). Kështu nis artikulli i botuar të dielën në “Bild am Sonntag”, gazeta më popullore në Evropë. Me një ton sfidues, bazuar mbi zemërimin e opinionit publik, “Bild” e ka ftuar Shtëpinë e Bardhë të përgënjeshtrojë këtë lajm, gjithmonë nëse është në gjendje ta bëjë. “Shtëpia e Bardhë duhet të përgënjeshtrojë, nëse mundet, informacionet që i zotëron ‘Bild am Sonntag’. Presidenti amerikan ka autorizuar qartazi përgjimet kundër kancelares. Për operacionin sekret kundër aleates ishte informuar me detaje personalisht nga kreu i NSA-së, Këeith Alexander”.
Një funksionar i NSA-së, i mbuluar nga anonimati, ka deklaruar për gazetën gjermane se Obama nuk e bllokoi operacionin e atëhershëm të agjencisë, por në të kundërt e autorizoi të vazhdojë përpara. Në vijim, Shtëpia e Bardhë i kërkoi NSA-së një dosier sekret të plotësuar me çdo të dhënë mbi kancelaren, sepse, sipas burimit në fjalë, ai nuk i besonte Angela Merkelit dhe dëshironte të dinte çdo gjë mbi të, publike, private, të tashme apo të shkuar. “Kush është në të vërtetë kjo grua?”, i kishte pyetur atëherë krerët e NSA-së presidenti amerikan.
“Bild…” shkruan se Obama ishte i irrituar për mënyrën se si Merkel menaxhonte krizën e euros, si dhe për mospjesëmarrjen e ushtrisë gjermane në misionet e aleatëve në Libi, të cilat cuan më pas në rënien dhe vdekjen e kolonel Gedafit. Presidenti pati urdhëruar që të tentohej të kontrollohej edhe telefoni, model i fundit, me të cilin shërbimet sekrete gjermane e kishin pajisur kancelaren, duke dyshuar për më të keqen dhe duke tentuar që ta mbronin atë.
Mosbesimi i Shteteve të Bashkuara ndaj Gjermanisë, të kontrolluar njësoj si armiqtë, i takon epokës së kancelarit Schroeder. Presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush, i alarmuar nga miqësia e Schroeder me Putinin dhe nga refuzimi i tij në lidhje me luftën në Irak, kërkoi ta kontrollonin. “Kush është Schroeder? Mund të kemi besim te ai?”, i kishte thënë Bush Junior spiunëve të tij. Pra i njëjti dyshim dhe e njëjta vendosmëri për të vepruar në mënyrë të paligjshme dhe pa skrupuj e treguar më pas nga Obama drejt Angela Merkel./D.Gjuzi

Ky njoftim i gazetës “bild” e rëndon akoma më shume situatën e presidentit obama! Për më tepër gazeta ne fjale e sfidon hapur duke thene se ka te dhena qe vertetojne te kunderten e atyre qe ka deklaruar deri tani obama? Nje situatë vertet e veshtire per poziten amerikane. Nje gabim i tmerrshém qe nuk do te jetë pa kosto per obamen. Jane shkelur shume parime te rendesishme te maredhenieve ndershteterore. Obama nuk do te dalë palagur nga kjo histori në të vërtetë e turpshme për lidershipin amerikan?
Skandali i Utergeit i iniciuar nga Presidenti i atehershem Nikson eshte nje vrime ne uje para ketij Mega Skandali, i quajtur Obamagate. Ne te parin qe ne fund te fundit nje president amerikan pergjonte bisedat e shtabit elektoral te kundershtarit te tij, po brenda Amerikes, ne nje hotel etj…… dhe per kete, Presidenti Nikson dha doreheqjen. Lind vetvetiu pyetja , po Presidenti Obama qe nuk ka pasur besim tek partneret dhe ortaket e tij me te rendesishem dhe strategjik te botes, duke filluar nga Kancelarja Merkel e te gjithe me rradhe, jane pergjuar bisedat ne celularet e tyre teper te sofistuara, sikur te ishin te gjithe PUTIN, a do te jape dorheqjen dhe te kerkoje te falur publike per kete akt spiunazhi i pa pare ne historine boterore der me sot. Kjo eshte ndershmeria, liria dhe demokracia qe Amerikanet bejne me partneret e tyre Perendimore, nuk e dime po te na e thote e perditeshme prestigjoze ” Bild “, po Papes ai eshte pergjuar celulari, cdo gje sot ne kete teknologji eshte e pranueshme, do zoti NSA e ndonje axhensi tjeter si moter e saj ne bote te kene perghyar bisedate Barak OBAMES. Ky do te mbahet mend si Presidenti i pare me ngjyre i Amerikes dhe po si Prisidenti i pare i saj, qe ka pergjuar te gjithe aleatet Perndimore duke i konsideruar dhe trajtuar te gjithe si Presidenti i Rusise Putin, se per telefonat e ketij te fundit ti rrije anash, se ka qene vete Shefi I KGB Ruse e eshte ne profesionin e tij.
Obama ka per detyre te jape siguri per Ameriken dhe amerikanet. ..por gjermania I ka treguar botes se cfare ka bare kur ka arritur nivele te larta zhvillimi. Amerika eshte partneri yne I vetem qe na ka pasur ne konsiderate, si ne shpaljen e shtetit tone e si ne ate te Kosoves. Zoti e bekofte AMERIKEN
raimonda emrin e paske te bukur por nga mendimi dukesh e varfer.jemi ne nje bote ku interesi mbizoteron dhe ne qofte se amerikanet kane luajtur nje gisht per ne te jesh e sigurte qe duan gjithe krahun mbrapa.boll te shikosh ambasadorin amerikan qe sillet sikur te jete mbi kryeministrin.mos valle edhe ambasadori yne atje sillet ne te njejten menyre dhe del perdite ne televizor duke dhene keshilla obames?