Aksident /Nuk mbijeton 69-vjeçari

Edona Llukacaj

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e shtunë në Lushnje.

Sipas njoftimeve të policisë, një 69-vjeçar me inicialet M.D., banues në Dushk të Lushnjes është përplasur nga një automjet, tip “Benz” në bulevardin e hyrjes veriore të qytetit.

I moshuari lëvizte me biçikletë kur u përplas nga makina.

Ai është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore por nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin S.R., banues në Dushk.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *