Rama njofton me imazhe transformimin e Sarandës turistike

Edona Llukacaj

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook paraditen e së dielës, ka njoftuar se tashmë procedurat kanë përfunduar dhe në shtator do të nisë puna për transformimin e vijës bregdetare të Sarandës. Duke ndarë me ndjekësit e tij një numër imazhesh të projektit, kryeministri Rama shprehet se ky investim do të ndryshojë Sarandën, ashtu si projekti ‘Lungomare’ndryshoi Vlorën.

Postimi i kryeministrit Rama:

Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës?

Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike?

#SarandaqëDuam☀️

#ShqipëriaqëDuam??

e.ll./dita

Share This Article
6 Comments
  • A e di ky kryeminister mashtrues se pergjigjet per te gjithe shqiptaret njelloj pavaresisht se ku jetojne?
    A e di ky kryeminister delirant dhe arrogant,se kudo,brenda teritorit te Shqiperise,te gjithe njerezit duhet te trajtohen nga qeveria te pa diskriminuar e pa rracizem?
    A e di ky kryeminister hivarda,se ne Shqiperi kudo jetojne NJEREZ dhe se ata meritojne sherbimet dhe respektin e qeverise kudo njelloj e jo ca te nenes e ca te njerkes,sic ben ky mavri?
    A e di ky kryeminister,se eshte votuar si i tille vetem nga shqiptaret e jo nga turistet dhe se me pare duhet te kujdeset,qe t’u krijoje kushte normale shqiptareve pastaj turisteve?
    A e di ky kryeminister se eshte votuar si pushtetar e jo si biznesmen,qe hedh miliona vetem atje ku ka me shume interes e fitime?
    Ne se te gjitha keto i di,atehere pse ka lene per 6 vjet rresht,50 mije banoret e Yzbnerishtit ,vetem 3 km larg zyres se tij,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,biblioteke,kend sportiv,kend lojrash,lulishte etj,kur keta banore kane paguar taksa vendore me miliona leke cdo muaj?
    Ku i ka cuar milionat tona ky kryebashkiaku i tij qe e reklamon si pasqyren e qeverisjes se tij,qe ne fakt ka rezultuar nje mashtrim i madh!
    Mashtrime te gjitha,se gjithcka ky e ben vetem per reklame,se ai punon per turistet e jo per popullin!

  • Titull mashtrues si i Rames dhe i gazetes!
    Keto nuk jane imazhe te transformimit te Sarandes,por piktura,qe mund te besh me mijra te tilla ne leter,ashtu sic na mashtruan ne 90-ten kur na thane se per 6 muaj do behemi si Zvicra,por kemi 30 vjet qe jemi bere me keq se sa Iraku e Afganistani!

  • I bie qe te hyni ne det si pallati i Bashes, se ne toke nuk i behet me gje Sarandes.
    Se rregulloni nje mut bulevardi asgje nuk keni rreguluar ne Sarande. Eshte shkaterruar ne ate fare feje sa duhet rrafshuar e tera.
    Nuk i kuptoj dot turistet qe vene akoma per te pare bukurite e rralla te betonit alla shqiptarce ne Sarande.

  • U bere bajat KM, na trego dhe transformimin e Liqenit artificial te Tiranes me perkujtimoret e te vrareve ne Turqi. Hipokrit dhe frikacak.

  • Saranda u prish dhe s’behet me. Megjithate falemnderit per keto vizatimet, na tregove se si mund te ishte bere.

  • Mirë se piktori i zhgarravinave po vazhdon të ëndërrojë akoma botën e përallave të shpikur nga imagjinata dhe të konkretizuar nga retushimet e fotoshop-it, por ajo që të bën më shumë të nervozohesh është naiviteti i theksuar dhe qëndrimi prej bedeli i gazepave të Ditës.

    E si të mos ta ngresh zërin në kupë të qiellit kur konstaton me sytë e tua, se cfarë mashtrimesh ordinere vazhdojnë të publikojne ne faqet e tyre gazepat e mediave bythëshitura, të cilët në vend të merren me çështje thelbësore të punës së gazetarisë (siç janë pshm. investigimet me goditje të përqendruar), këta zvarranikë preferojnë më mirë t’u kacavirren lloqeve që bën njëri apo tjetri trap digjital në rrjetet asociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *