Kritikës sime të bërë në programin ‘Ilva Tare Tonight’ lidhur me emërimin në krye të ‘Albpetrolit’ të një njeriu që ka punuar për deputetin Koço Kokëdhima, kryeministri Rama iu përgjigj duke thënë në thelb se nuk është e drejtë që një i sapoemëruar të paragjykohet, se drejtuesi vlerësohet pasi të bëjë, e jo para se të bëjë gjëra, dhe në fund, duke u ndalur në rastin konkret, saktësoi: “Është e vërtetë se kreu i Albpetrolit ka punuar pranë Kokëdhimës, por po kaq e vërtetë është se edhe Mustafa Nano ka punuar pranë tij, në kohën kur shkruante për Shekullin”.
Kjo është një paralele që nuk qëndron asnjë çikë. Drejtori i ri i Albpetrolit ka administruar prona e kompani të Kokëdhimës dhe u ka shërbyer interesave financiare të tij. Ndërsa unë – nuk e kisha besuar se do vinte puna të nënvizoja një fakt kaq të qartë e kaq të kuptueshëm – nuk kam bërë të njëjtën gjë. Unë thjesht kam bërë gazetarin. Po, është e vërtetë se kur kam shkruar për ‘Shekullin’ nuk kam qenë i prirur dhe i interesuar për të gjetur yçkla në bizneset e Kokëdhimës (është i vetmi moment që e bën paralelen kryeministrore “me kuptim”), por nga kjo qasje deri tek kokëçarja për të mbrojtur e kuruar interesat financiare të “botuesit tim”, gjë që e ka bërë administratori, është në mes një distancë me mijra kilometra.
Madje, rasti im e bën më të madhe këtë distancë, pasi unë nuk kam qenë fare “pranë Kokëdhimës”, nuk kam qenë i punësuar, nuk kam qenë drejtor a kryeredaktor gazete, apo ku di unë çfarë. Unë kam shkruar artikuj e kam marrë honorare. Kaq. Ndërsa administratori i deputetit-biznesmen ka bërë krejt tjetër gjë (duke mos bërë asnjë mëkat, të kuptohemi). Madje, nëse do të viheshim për të gjetur dy profesione që ushtrohen mbi bazën e parimeve deontologjike deri dhe të kundërta, s’do bënim gabim të ndaleshim tek 1. administratori i një biznesi e 2. gazetari.
Por për kryeministrin, me sa duket, nuk është kështu. Dhe me këtë ai nxjerr në shesh një optikë të tijën për profesionin e gazetarit. Dhe kjo nuk është një shenjë e mirë në rrethanat që mass-media jonë ka nevojë ulëritëse për reforma e ndërhyrje të lloj-lloj-shme nga ana e maxhorancës së drejtuar nga Edi Rama.
Rubrika Zululand – Nga e hëna në të enjte në DITA

ME MJAFTON KJO FOTO PER TE KUPTUAR QE KETA DY BURRA KANE PROBLEME ME VETEN DHE ME AMBJENTIN PERRETH. NJE FOTO NJEMIJE FJALE. LEXONI TEX MARRS DHE DO KUPTONI DICKA ME SHUME NGA QENDRIMI I TYRE. FLM
po me po, ti dhe tex, mos ja fut kot…
Muci(Faja) deshiron te mos kete asnje paralel me nepunesin e Kocos, por ne fund te fundit te dy kane patur te njejtin status pra”nepunes”…si i behet kur vellai i kriminelit eshte deputet…??? po kur Kunati i Berishes ishte drejtori i uzines se demontimit. Edhe ai nepunes ishte…Paralelizmat e Fajes na hapen barkun per dike qe si ai, eshte larg shkelqimit te dikurshem dhe mundohet te mbaje gjalle veten me shfaqesime pa vend…
Ti ben gazetari vetem kur te pickojne. Ti je shum pragmatist dhe konjuktural dhe ideali te del gjithmone ne plan te dyte dhe pse e trajton si kryeteme, Te ty nuk dominon rracionalja po intuita e njeriut per te ruajtur statusin e kapur dhe oportuniteti i perzier me tifozllikun e me dominantit te eshte kthyer ne model kam kum. Mere bej gazetari dhe tikun emocional vere ne ekuiliber e ne raport te drejte me rracionalen, pse jo dhe me principe e ideale.
hahahahah, cfar foto :). E papame!
Nganjehere Mustafai ka nevoje te grindet me vetveten.Rama, e tha ne konteksin ,se me Kokedhimen, kane punuar shume njerez dhe kjo , nuk do te thote qe , te gjithe jane te lidhur me te per interesa te paligjeshme ,sic eshte edhe Mustafa Nano.Qetesohu Muci.
Mire thote Mustafa Nano
Ps -ja eshte kthyer ne nje dhome tregetie e mbushur me biznesmene
ndersa emerimet ne ekzekutiv jane plot me sherbetore te biznesmeneve
Besoj qe per gjysmen e argumentit ke te drejte. Por kur flet per vete… Per shume kohe ti ke qene zeri i Koco Kokedhimes, altoparlanti i tij. E tani ankohesh.
Mustafa Nano eshte ai qe i ka thene ne sy Sali Berishes.sapo mori pushtetin: Je komunist patetik i pa nderqshem; e perse nuk duhet ti thote asnje gje Edi Rames?
A e pate dje shtypin qe akuzonte ministrin e Edit,dhe i ngrihej nje pyetje;sa te kane paguar firmat grosiste te makinave te reja,ty Arben Afmetaj qe kerkon te risish takast,per makinat e vjetra? Asnje pergenjeshtrim nuk ka sot,qe do te thote qe Edi Rama duhet ta pushoje,ose te thone se jane sulur mbi eurot si shqiponja ndaj kermave.Nuk duhet t i rguhet kjo Edi Rames qe ai ministrer nuk duhet te jete me ne ate karike?
dikur Edi kishte nevoj per parate e Kocos. tashti eshte Koco qe ka nevoj nga pushteti i Rames. njera dor lan tjetren, te dyja lajn fytyren.
‘AGA’ MUSTAFA- KOHET E FUNDIT PO JA UL VEHTES PJACEN
Pake me intereson replika e aqe me teper qe ja ben kryeministrit qe eshte me se normale ne nje ‘demokraci’ normale.
Problemi qendron se duket qe kohet e fundit po meresh me cingerrima ose me mire te themi je infektuar nga ‘mikrobi’ FEVZI e sindroma e ‘aga bej’ qe pake a shume vuajme te gjithe ne shqipetaret.Te flasesh per konflikt interesi pas 22 vjetesh kur ne kete vend nuk i dihet as emri i sistemit ekonomik nuk tregon nivel ose ke ‘problem’ tjeter te trasheguar ne ‘shekuj’.Nga pikpamja ekonomike edhe Ti edhe ai qe sja di as emrin kini qene te punesuar tek nje ‘NDERMARES'(te me falesh qe nuk e quaj biznesmen se tek kjo fjale fillon lemshi e korrupsioni).Nuk ka asnje gje per te paragjykuar qe ne vendin e tij si administrator i albtelekomit mund te kishe shkuar edhe ti.NUK KA ASNJE KONFLIKT INTERESASH PERKUNDRAZI.Do ish ndryshe sikur ne kete vend te shkonte vajza apo nje i afert i Koços.Personalisht pake me intereson emri qe sja di por do me behej qefi per emrin tend bile po ta them se nuk eshte e thene qe ai qe administron albpetrolin te jete ekonomist.
Mos e ul pjacen se kemi nevoje me teper se kurre per gazetare qe na kane munguar per 22 vjet.Nga gazetarija fillon demokracija.Populli mezi pret nje gazetar investigativ te zbuloje emrat e mbiemrat e 100 politikaneve me te pasur qe kane depozituar pasurine e shqipetareve jashte.Respekt
Kuptoj se rasti në fjalë,ka pakujdesi të dyanshme!Rama ka nxituar të mbrojë vetveten duke “pickuar” me emër Mustafa Nanon i cili domosdoshmerisht ka të drejtë të pergjigjet,replikojë.Dhe e ka bërë pergjysëm sepse në “ecje” e sipër tregon dobesitë e tij,kur nuk ka qënë gazetar nenpunës i “Shekullit” ku ka shkruar dhe marrë honorare…Por nuk ka atakuar,atëherë,korrupsionet e Kokëdhimës,as atherë kur Ilir Meta,ne Berat e shau me nëne,për rrugën e shtruar keq të Uznovës,me sa di!…Nano heshtëte kur “kacafyteshin”
Bosat,njeri kryeminister tjetri miliarder që nuk paguante gazetaret,shoket,kolegët e M.Nano! Nano ka publikuar dhe në Telegraf(punuar,mos gaboj)dhe ka marrë miliona,atje,si më thonë nga xhepi i Tacit qe e sponsorizon dhe reklamat gjigande të ish ministrit hajdut Sokol Olldashi!…Pra,Nano ka parë vetem “paranë” dhe mirë ka bërë,por nuk ka parë si milionat e Shekullit,Telegraf,etj ku ka shkruar,nuk kanë shkuar tek gazetaret,korrespondentet,fotografet e bashkpunëtoret,por në xhepat e tejmbushur të botuesve!Ketu Nano ka paralele të padukshme nga Rama,ndaj pergjigja e M.Nanos duket e paplotë,por e drejtë për 60 perqindshin e saj,sipas meje!Milionat qe Kokëdhima dhe të tjere si ai që u kanë gazetareve,bashkpunëtoreve,nuk e kane shqetsuar M.Nanon të “tund” kupolat e mafjeve botuese,ndersa per vetmbrojtje tund “ajrin” e freskët të dritarehapurit kryeminister,Rama! Nuk është i drejtë “kolazhi” që kerkon ndaj Edi Ramës,pasi dhe bashkpunëtorë të Kocos,sikurse mund te quhet dhe Nano, do punojnë,sherbejnë,konform ligjeve,rregullave dhe kodit të punës e atij njerzor! Nano duhet të mbrojë kolegët e shkaterruar prej mafjes botuese që pasurinë e ka vënë perpos avantazheve ish qeverisëse,edhe duke mospaguar e vrarë gazetarët,të drejtën ligjore të honorarit dhe pages.Dhe mjafton kontrolli i shtetit të kontrollojë shkrimet në gazeta dhe “borderotë”paguese të gazetave per shkrimet e publikuar vetem 8 vjet qeveri kriminale,PD do shikojë krimin monstruoz të mospagimeve të punës.Atehere gazetat ose të shpallin falimentimin ose “bossët” botues të shlyejnë 8 vjecarin debit! Kjo është ekonomia e vertet e shtypit tonë të mjerë;dhe jo ajo që ka bërë keq,Mustafa Nano!
NANO-SHKRUESI NE KERKIM TE IDENTITETIT BALZAC-an
Per ti dhene nje kuptim prirjeve gazetareske te sapolindura te shndruara ne nje sociologji opinion formuese per publikun e gjere, duke studiuar sjelljet, qendrimet, shkrimet apo debatet publike, Honorè de Balzac-u shkroi dhe botoi në vitin 1843 nje pamflet qe i ngjante me shume nje traktati mbi komportamentin e llojit te ri te opinion-formuesve jo vetem gazetare.
Kete pamflet ai ja dedikoi botes se shumellojte te gazetarise, nje profesion qe kish filluar te pelqehej shume nga oreksi i shtuar i boseve te ekonomise e te politikes se kohes per vete influencen qe gazetat e gazetaret po fitonin ne jeten e perditeshme mbi formimin e opinionit publik francez dhe jo vetem.
Duke pershkruar mjediset agresive te gazetave te mbushura me aspirante pak a shume të ligjshem, nga një grup social i orientuar drejt ambicjeve të shfrenuara, nga një kategori e etur për te gjejtur më shumë hapësirë në menaxhimin e pushtetit, te athere quajturit ” gazetarë”, i paraqiste për herë të parë nëpermjet ketij pamfleti ironik dhe te thekshem
si kategoria me e diskutueshme ne tregun e shit-blerjes se opinioneve e krijuesve te tyre.
Klasifikimi hitherues balzakian i gazetareve, sipas llojit te tyre, duke i mbiquajtur me lloj lloj aforizmash e pseudonimesh, ishte per kohen e aq me shume eshte i nevojshem sot per te reflektuar mbi rolin e gazetareve dhe medjave ku sot punesohen, (apo marrin vetem honorare) ne ecurine e shoqerise ne pergjithesi, te politikes, te opinionit publik.
Krahasimi sa grotesk aq edhe real qe Balzaku ben ne kete pamflet mbi rolin e medias e te Nano-shkruesve te turnit duhet te jete bibla e pa kembyeshme e gazetarit modern, ” Sepse, ashtu si gruaja behet e admirueshme dhe sublime, kur do te tregoje një gënjeshtër,
e nuk shkeputet derisa te detyron ti besosh genjeshtres se saj, duke perdorur për këtë cilesite me te mira qe ka, ashtu edhe ne luften midis tyre në të cilën publiku, i trashë si burri i gruas genjeshtare, dhe media e Nano-shkruesit e paguar me honorare, dalin gjithnje fitues ata –gazetaret dhe mediat e tyre.
Deri kur…
Me firmen 2K.kane punuar shume puntor e specialist dhe te gjithe keta nuk jane te privuar per te mos drejtuar institucione dhe ndermarje publike.Ne se ju z.Nano keni vrejte konkrete per personin ne fjale po,ne te kunder kerkon te gjendesh ne pune se gjasme keni rezerva per emerimet e reja te qeverise Rama.
Zoti NANO ! Se ke nje kohe te gjate qe merresh me median; A me thua sinqerisht se cila eshte media e qytetareve dhe e publikut ne Shqiperi,ajo e shkruar apo elektronike !?Po pres pergjigje.
I dashur Z. Nano,
Uroj te gjesh Paktolus tend!
Z. Nano thote se une kam shkruar dhe marre honorere( para te barabarta me sasine e vleres se shkrimit te botuar , pra nje page per njesi te produktit.
Ai qe eshte emruar duke na pase qene i punesuar me kohe te plote tek jo gazeta biznes i Kokedhimes , por te biznesi X ka marre page per kohen qe punonte.
Kur produktet e te dyve i pelqeniun Kokedhimes ai PAGUANTE, nese jo ai prishte kontraten. Pra te dy si AI qe mustafai nuk e pelqen si Mustafai me shkrimet e tij i kane sjelle fitime.
Por Mustafai ka punuar dhe prane Berishes.
Replike e kote sa per te nxire pak rrjeshta
JO JO nuk eshte ashtu sot : SE DREJTUESI VLERESOHET PASI TE BEJ, E JO PARA SE TE BEJ GJERA. rasti i SHpetim GJikes dhe rikandidimi i tij nga kryesia e PS per B.Vlores sot rezulton nje vetevrasje per kete force te madhe politike…dhe ne qe jemi per RILINDJEN (sikurse edhe ju) nuk duam te rezultojne fatale.
‘Kur Mustafai do te gjendet ne pune’ – mund te titullohej nje skice humoristike ne rubriken ‘zululand’.
U lodh dhe Nano duke qemtuar ‘gjelpera ne kashte’ ne Zululand , kur nderkohe gjelperat jane bere hostene.
Rubrika e mesiperme sic eshte konceptuar eshte e mire dhe ‘ekspres’, per vet hapesiren qe ze, te vogel. Por…por ‘ne shishe te vockela futen parfume te shtrenjta’…dhe jo te ujuara e me etikete firmato…
Mesa duket M.Nano eshte lodhur ne udhetimin nga toske per t’u bere gege !
Nano eshte mjaft I ndjeshëm sa herë I vihen në pah limitacionet e tij (ne kete rast mungesa e llogjikes dhe etikes ne pyetjet qe ben).
E para ajo qe I beri Rames ishte nje pyetje dhe jo nje kritikë. Ishte nje pyetje idiote dhe e pavend ……. e lidhur me thashethemnajen e mediokritetin e gazetarise se Tiranes qe nuk e ka kuptuar ende se kush eshte rroli i vertete i gazetarit/medias normale ne nje vend normal demokratik. Ne asnje vend normal nuk akuzohet Kryeministri per emrin e drejtorit qe ka perzgjedhur ne nje post te caktuar, bazuar ne gosipin idiot e konspirativ te kafeve te atiranes te krijuar nga mendjet e vogla e kryesisht nga oborri I Berishes.
Se dyti pasi ashtu sic e kane permendur edhe shume te tjere ketu me siper – Nano Ben gabim kur harron se edhe ai, ashtu si Drejtori I ri I Albpetrolit kanë qenë te punesuar tek Kokedhima, njeri vetem duke marrë honorare te Majme, tjetri duke pasur ndoshta me teper pergjegjesi financiare e amdinistruese….megjithate te dy te punesuar nga I njejti PADRON.
Mua s’me intereson aspak Kokedhima- kam kritikuar ku kam mundur rrolin e tij dhe medias se tij te pakten ne fillimet e tij ..pas 1997 kur ishte prane Fatosit e pastaj Metes. ne kontekstin e gjoja biznesmeneve publikues Kokedhima nuk eshte me I keqi (as me I miri) ne ate group te shemtuar qe ja arriten te kapin median dhe manipulojne opinionin publik per aresyet e tyre thjesht financiare e te pasurimit te paligjshem.
Nuk e njoh aspak drejtorin e ri te Albpetroli, dhe do te ishte ne nderin e Nanos (Muçit) dhe gazetareve te paafte te Tiranes te na ndriconin lidhur me anet erreta/karakterin apo paaftesine e ketij individi (nese kane information te tille per te), por me duket e ulet qe te vazhdohet me “vrasje” te personalitetit te njeriut per aresye politike (si ne kohet e Berishes) apo thjesht te thashthemnajes idiote te Tiranes. Eshte turpshme qe individet te perfliten e percmohen ne baze te vendit te punes apo miqesive e armiqesive qe kane krijuar gjate karrieres se tyre. Mendoni pak pe familjen e femijet e ketij individi qe I behet linçim ne media per aresyet e mesiperme apo te shijeve e antipative te politikes dhe Analisteve shqiptar.
Ka nje dallim principial mes asaj qe thote nje person “anonim” pa teklif ne forumet online dhe asaj qe thote nje gazetar ne menyre publike, pa fakte apo burime te qarte informacioni.
Ne fund une besoj fort tek ajo qe thote Rama (jo se e thote Rama por se kjo duhet te jete vija ndarese dhe e evaluimit politik)…Çdo drejtues I zgjedhur prej tij (kryeministrit) duhet gjykuar me rezultatet dhe faktet e atyre qe do te bëjnë ne muajt e ardhshem.
Deshtimi I ketyre drejtuesve duhet gjykuar pastaj jo vetem si deshtimi I tyre individual por me teper si nje deshtimi I vete kryeministrit. Kjo eshte ideja e pergjegjesise politike se liderit dhe kerkimit te llogarise qe vjen pas.
Te nderuar bashke-komentues! Mos lini nam! Emerimi i nje administrator te Kokedhimes ne krye te Albpetrolit bie ere, duam apo nuk duam ne dashamiresit dhe votuesit e Edi Rames. Mucit nuk ka nevoje t’i kujtohen mekatet e veta se ato dihen, por ajo qe thote ai, ne fund te fundit, qendron…
O muc ndryshon beteja jote e cila ka qene me shume anti-berishiste me mbeshtetjen e Kocos e cila ka qene me shume ne ngritjen dhe promovimin e Rames (qe ne kohe te Nanos). Pastaj ndryshon edhe per faktin se Kokedhima eshte “martirizuar” ekonomikisht si biznesmen per mbeshtetjen qe i ka dhene Rames. Megjithate nuk ju njoh nga afer as ty e as Kokedhimen. Kryeministri ju njeh me mire se une……
Ish administratori i Kocos ka sjell eksperiencen e tij ne detyren e re. Gojet e liga thone qe nje nga propozimet e para te tij ishte :”Sikur t’i vonojme e te mos i paguajme tani rrogat e punetoreve”?Kur degjoi pergjigjen:” Shiko se ketu te kapin per gryke”. firmosi me nxitim borderone.
ish administratori i kocos esht nje trumcak me vese, gjysma e baxhellave neper pubet e tiranes kane foto ne FB me duart e tij ne byth. Mos na hapni barkun duke u marre me Mucin, se Rama e ka bere balte me kete delirantin e 2k dhe nja dy te tjere. Se nuk flasim, nuk do te thote qe nuk i dime gjerat. Dhe heret a vone ne fakt i marrin vesh te gjithe. Se Shqiperia eshte nje cop vend i vogel, asgje nuk fshihet
je lodh kot o Muci. e thot mir ai komentusi i pare fare. fotoja flet me mire se te gjithe ne dhe te vet te fotografuarit se kush jane ata. ky koco mua me duket komplet ne Delir. ky me mire te merrej me fene te ishte ber dervish ose prift se ketij i duket vetja sikur e ka zbritur Zoti ne tok. plus qe edhe zanati i prifitit dhe hoxhes kane para.
ne fakt botuesi cakton linjen e gazetes dhe me hir apo pahir bashkepunetoret dhe stafi i qendrojne pak a shume kesaj linje.Po s’i qendruan,hiqen nga puna.Rama,Berisha,Meta e gjer tek partia e 150-te shqiptare(po ia them emrin,partia e Kallashit me Vrime)kane interes qe shtypi te jete ne funksion te tyre.Pra,nuk eshte detyrim i Rames te beje shtyp te pavarur,eshte detyrim per interlektualet,krijuesit,gazetaret rebele dhe dashamires te lirise se informacionit qe ta bejne kete.Me kujtohet dikur qe Indro Montanelli kujtonte vitet ne drejtim te gazetes”Il Giornale”,prone e Berluskonit,sesa e veshtire ishte bashkjetesa me pronarin(botuesin)qe sugjeron perdite linjen e gazetes.Iken kohet kur Bernstein&Woodvard detyruan presidentin e Amerikes te jepte doreheqje,i vertmi rast kur media perkuli pushtetin,tashme pronare te supermediave jane grupe industriale,qe jane lidhur me interesa te forta me pushtetin.Fola kot me duket,se e di qe Muçi i di keto me mire se mua,se ka kohen e bekuar te analistit,ne emigrantet duhet te ikim ne pune.