Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), me qëllim: nxitjen e një konkurence sa më eficente në tregun e komunikimeve elektronike dhe përdorimin sa më të frytshëm të frekuencave në rastet e kufizimit të tyre sipas pikës 2 të nenit 65 të ligjit nr.9918 datë 19. 05. 2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” (ligji nr. 9918), i ndryshuar, Vendim i Këshillit të Ministrave Nr. 466, datë 27.2.2013 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Frekuencave”. si dhe përmbushjen me sukses të politikës së zhvillimit të sektorit të komunikimeve elektronike miratuar me VKM Nr.322, datë 5.5.2010 “Për miratimin e Dokumentit të Politikave për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”; bazuar në: kompetencat, detyrimet dhe procedurën ligjore sipas shkronjës g) dhe gj) të nenit 8, dhe nenit 68 të ligjit nr. 9918, i ndryshuar, në plotësim të kërkesave të sipërmarrësve për frekuenca, nis këshillimin publik për dhënie të drejte përdorimi në brezat e frekuencave IMT 1900-1980 MHz, 2110-2170 MHz AKEP, në mënyrë që : – të krijojë një kuptim më të qartë për impaktin që do të ketë dhënia në përdorim e këtyre brezave; – të njohë interesin për marrjen në përdorim të tyre vecanerisht pas ndryshimeve ne Planin Kombetar te Frekuencave miratuar me VKM Nr. 466, datë 27.2.2013 (numrin e kërkesave) ; – të njohë cmimin që janë të gatshëm të ofrojnë të interesuarit për një brez të caktuar ; si dhe – të mundësojë krijimin e një terreni të përshtatshëm për procedurën e dhënies së të drejtave të përdorimit të frekuencave, etj. Sipas vlerësimit të kryer nga AKEP dhe rezultateve të proceseve të këshillimit publik të kryer me palët e interesuara për këtë qëllim më parë, bazuar dhe në percaktimet e VKM Nr.479 date 06.05.2009 “Për miratimin e Planit Kombëtar të Frekuencave” ( ku brezi ne fjale perdorim kryesor kishte IMT-2000 /UMTS) disponibiliteti i frekuencave në brezat 1900-1980 MHz, 2110-2170 MHz, ishte për dhënien e 4 (katër) të drejtave për përdorimin e tyre. Me dhënien e tre Autorizimeve të mëparshëm Individual për përdorimin e frekuencave të brezit “Vodafone Albania” Sh.a., Albanian Mobile Communications Sh.a. dhe Eagle Mobile (Albtelecom sh.a.) nëpërmjet zbatimit të procedures se tenderit publik miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues të AKEP-it, ka brez disponibel frekuencash në këto breza per të drejte përdorimi. Pjesemarrësit në këtë këshillim janë të ftuar të bëjnë komentet e tyre mbi secilën nga ceshtjet, që janë trajtuar në këtë dokument. Përgjigjet e marra do të bëhen publike dhe do të jenë pjesë e një informacioni, duke ruajtur konfidencialitetin. Synimi i AKEP është implementimi i një procesi dhëniesh të drejte përdorimi objektiv dhe transparent në përfitim të konsumatoreve shqiptare dhe ekonomise shqiptare, krijimin e një tregu konkurrues në Shqipëri, si dhe përdorimin efektiv të spektrit.
