Protesta në Shkodër, Këshilli Bashkiak i 30 qershorit, në Bibliotekë

Leda Hysa

Ditën e sotme do të  konstituohet Këshilli Bashkiak i Shkodrës dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ai do të mblidhet jo në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi”, siç ishte parashikuar por tek biblioteka e Universitetit të Shkodrës, në një godinë tjetër.

Shkak për këtë ndryshim është bërë protesta e paralajmëruar nga dega e Partisë Demokratike në Shkodër.

Ky është ndryshimi i dytë që bëhet për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Dega e Shkodrës e ka konsideruar si provokim nga ana e kryeministrit Edi Rama, konstituimin e Këshillit Bashkiak në ambientet e universitetit, ku theksojnë se nuk do të lejojnë që aty ku 30 vite më parë u mblodhën të majtë e të djathtë për rrëzimin e regjimit komunist, sipas tyre, të vendoset një tjetër regjim.

Konstituimi i këtij këshilli ishte planifikuar që të mbahej në datën 21 gusht, një ditë pasi i përfundon me ligj mandati i kryetares aktuale, Voltana Ademi.

Por Partia Socialiste e afroi me dy ditë datën e konstituimit, vendim i cili erdhi pas tërheqjes nga marrja e detyrës të kandidatit fitues, Valdrin Pjetri.

Ky i fundit, rezultoi të kishte fshehur dënimin në Itali me burg për drogë në vitin 2003.

Me refuzimin e presidentit Meta për të dekretuar një datë zgjedhjesh të re vetëm për Bashkinë Shkodër, duke qenë se ai nuk njeh 30 qershorin, Shkodra do të vijojë që të drejtohet nga Voltana Ademi, por me një Këshill Bashkiak me shumicë socialiste.

 

l.h/ dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Per inat te”vjehrr es”,(Bashes)….

    Zoti Thano! Ka dite qe zonja Topall i,pas rrezimit prej kalit,P.D-es,te cili n e voli deri ne pa lce (me oke dhe kilogram) na pas ka zbuluar se per gjegjes per cakti min e Valdrin Pjet rit,si kandidat per Kryetar te Bashki se ne Shkoder,na paska qene Lulzi m Basha,sepse di kur,kur ishte P.D-ja ne pushtet, ky, na paskish qene i punesuar ne adm inistrate.

    A thua,a tehere,znj. Jozefi ne,nuk ishte shko drane e ne pusht et!A thua,moj Joz efine,per kandida tet e rilindjes Bas ha mbane pergje gjesi?Po Rama qe e paraqiti ne Shk oder kete far kan didati,nen kercell imat e njemije po liceve,si ne shtetr rethim,s’ka pergj egjesi?

    Zgjedhjet, ne Shkoder, me 8 a 9% te elektorat it e me nje kandi dat,pervecse nuk ishin demokratik e,na dolen te ndo tra nga virgjeria p olitike.Vetem Ti,X hozi nuk i pe. Kes aj i thone”i zoti e jep,tellalli s’e jep!

    Mihal Xhamo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *